• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

By pass-i Fier- Vlorë/ Shkelen afatet për ndërtimin e rrugëve, shteti prish kontratat

by Java News
25/04/2017 08:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka anuluar në mënyrë të njëanshme kontratat e lidhur me kompaninë italiane “Serenissima Construzioni”. Këtë e pohon për Shqiptarja.com drejtori i përgjithshëm i ARRSH, Dashamir Xhika.

Sipas tij, institucioni që ai drejton i ka dërguar një letër shoqërisë në fjalë javën e kaluar, duke e njoftuar se e quan të patolerueshme zgjatjen e mëtejshme të afateve të ndërtimit të dy nga veprave serioze infrastrukturore rrugore, tej çdo limiti të parashikuar në kontratat e nënshkruara nga dy palët. Si pasojë, ARRZH e konsideron nga ana e saj të përfunduar marrëdhënien kontraktore.

Ndërkohë, Xhika sqaron se, duke qenë që projektet po realizoheshin me financim të huaj, konkretisht të dy bankave evropiane: Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), pala shqiptare ka njoftuar njëkohësisht partnerët financues, duke lënë në dorë të tyre fjalën e fundit. Por shpresat për një ‘prapa ktheu’ duket se janë minimale.

Situata
Çfarë ka ndodhur? Në kohën kur “Serenissima” ka aplikuar dhe ka fituar tenderat për ndërtimin e by pass-eve të Fierit e të Vlorës, ajo ka qenë një kompani me një CV të pasur në vendin e saj, degë e “A4 Holding”, që menaxhon një nga autostradat më të rrahura në Itali, si dhe pronare e shoqërisë “Brescia-Padova”. Në të vërtetë, edhe vetë qeveria shqiptare u habit me çmimin çuditërisht të ulët të propozuar nga ajo për të kryer punimet.

Por nuk kishte pse të refuzonte. Kështu, ajo fitoi tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e By Pass-it të Fierit, duke nënshkruar kontratën me Autoritetin kompetent Rrugor më 18 mars 2013, gjatë qeverisë Berisha. Dhe, më pas, me qeverinë Rama, në muajin mars 2015 u nënshkrua marrëveshja mes kompanisë “Serenissima Construction International” dhe Autoritetit Kombëtar të Rrugëve edhe për ndërtimin e By pass-it të Vlorës.

Ka qenë ministri i Financave Arben Ahmetaj vjet që, për herë të parë, hodhi hijen e dyshimit për ofertat e ulta, me të cilat kompania kishte fituar tenderat përkatës. Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë ai tha se “një nga problematikat kryesore të By Pass-it të Fierit është edhe kostoja e ulët joreale e tenderimit dhe çështja kryesore ka të bëjë me kontraktorët dhe nënkontraktorët. Të dy By Pass-et janë në tryezë për bisedime intensive të qeverisë për zgjidhje”, deklaroi ministri kur u diskutua Akti Normativ për ndryshimin e buxhetit të shtetit.

Në fakt, By Pass-i i Fierit, gjatë projektimit, u vlerësua se do të kushtonte rreth 60 milionë euro, të gjitha të financuara me kredi. Por në tenderin e zhvilluar, kompania italiane “Serenissima” ofroi kryerjen e punimeve për më pak se 40 milionë euro, 20 milionë më pak se sa fondi limit.

Një shifër anomalisht e ulët.
Më pas, jo vetëm që punimet u bllokuan, në Fier e Vlorë, por dega e kompanisë sipërmarrëse në Shqipëri, “Serenissima Costruzioni Tirana”, deklaroi bilanc me humbje prej 156 milionë lekësh (më se 1.1 milionë euro) për vitin 2015, pasi pati deklaruar humbje prej 166 milionë lekësh të tjera edhe në vitin 2014.

Dy veprat
Drejtori Xhika ve në dukje se, në By Pass-in e Fierit punimet mund të përfundonin në 2-3 muaj, pasi aty pak punë ka mbetur pa u përfunduar. Por në Vlorë punimet ishin në fillimin e tyre.

Çfarë do të ndodhë tani?
“Në rast se hapet proces i ri prokurimi, kjo do ta shtynte shumë në kohë realizimin, pasi do të inspektoheshin kantieret, do të duhej kohë për të shpallur një fitues, etj, sipas ligjit, thekson kreu i ARRSH. “Por ne jemi të vendosur të zbatojmë ligjin”, shton ai.

Për më tepër, që janë krijuar edhe probleme sociale me qindra punëtorë shqiptarë të papaguar për muaj të tërë, ku, në fakt, shteti nuk ka përgjegjësi ligjore, por natyrisht nuk mund të qendrojë indiferent.

Problemet, në të vërtetë, do të qendrojnë përballë kompanisë së huaj, e cila edhe tani është goditur nga përmbarues të ndryshëm, pas gjyqeve të nisura nga nënkontraktorët shqiptarë.

Por, interesi i vendit dhe i gjithë shqiptarëve është të përfundojnë këto dy vepra shumë të rëndëishme të aksit Veri-Jug, që krijojnë një lidhje shumë më të shkurtër dhe shmangin problematikat e trafikut në dy qytete të mëdha, duke lehtësuar trafikut drejt perlave turistike të Rivierës së Jonit. Aq më tepër që paratë janë, çka zgjidh edhe problemin e vështirë të financimit.

Edhe një herë, shteti shqiptar ndodhet përballë një çasti kritik, ku është vënë në pikëpyetje aftësia e tij për të realizuar vepra serioze me financime të huaja, aq të domosdoshme për zhvillimin e vendit.

Shtypi italian: Kanë mbetur pa rroga 650 punëtorë shqiptarë
Gazeta italiane “Vicenza piu’” zbulon se kohët e fundit kompania italiane, dikur shumë prestigjioze, ka patur probleme edhe në vendin e saj. Duke shtuar se për transaksionet e saj të dyshimta është informuar tashmë edhe Prokuroria shqiptare.

“Protestat e qindra punëtorëve shqiptarë që presin të marrin pagën pasi kanë kryer punën për llogari të një gjigandi italian të infrastrukturës, ende nuk gjejnë përgjigje nga autoritetet tona”, shkruhet në artikullin e saj. Edhe kjo gazetë ve në dukje faktin se “Serenissima” i ka fituar tenderat në Shqipëri me oferta të ulta, por më pas situatat financiare janë ngatërruar si pasojë e kalimeve të pronësisë dhe aferave financiare.

Sipas “Verona piu’”, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur, duhet parë në Itali. “Serenissima i është shitur një shoqërie nga Pulja, e cila ishte më parë furnizuese e saj, LCI Srl, e urdhëruar kjo ndoshta nga gjigandi spanjoll Abertis, që ka marrë nën kontroll kompaninë-mëmë të Serenissima-s (A4 Holding). Sikurse lexohet në një mesazh dërguar Prokurorisë së Tiranës, operacioni nuk është i pastër, pasi kompania blerëse nuk ka mundësi të mbajë premtimet e asaj që ka blerë. Nga ana tjetër, edhe kjo blerje nuk është bërë publike nëpërmjet dokumentave.

Por kjo ka vënë në lëvizje kompani të tjera, të cilat, nëpërmjet avokatëve, kanë kërkuar sqarime nga autoritetet mbi blerjen e kuotave të një shoqërie të madhe nga një shumë e vogël, e cila nuk ka qenë në gjendje të respektojë detyrimet”.

“Gjërat nuk janë të qarta, por është evident fakti që në Shqipëri punimet nuk janë kryer, çka dëmton operatorët turistikë në këtë vend me zhvillim të shpejtë. Këto objekte bëjnë më të lehtë udhëtimin e turistëve drejt plazheve.
Me sa duket, kemi të bëjmë me afera të pista të eksportuara jashtë Italisë”, përfundon gazeta e Viçencës. /ma.me

Next Post
VIDEO/ Policia arrestim spektakolar të 3 trafikantëve të drogës, publikohen emrat

VIDEO/ Policia arrestim spektakolar të 3 trafikantëve të drogës, publikohen emrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Ja njeriu i kontraktuar nga investitorët për arkitekturën e peizazhit! Forca të caktuara po bëjnë çmos të bllokojnë projektin (VIDEO)

Rama: Ja njeriu i kontraktuar nga investitorët për arkitekturën e peizazhit! Forca të caktuara po bëjnë çmos të bllokojnë projektin (VIDEO)

June 4, 2026
GJKKO i kthen SPAK dosjen e Elvis Rroshit, kërkohet sqarim për ndryshimin e akuzës

GJKKO i kthen SPAK dosjen e Elvis Rroshit, kërkohet sqarim për ndryshimin e akuzës

June 4, 2026
Hita: 40 forca policie në operacionin për kapjen e autorit, plumbat e kallashnikovit çanë jelekun antiplumb

Hita: 40 forca policie në operacionin për kapjen e autorit, plumbat e kallashnikovit çanë jelekun antiplumb

June 4, 2026
Vrasja e policit në Maliq/ Kryepolici Hitaj: Po verifikohen procedurat e ndjekura nga policia, s’kam pasur dijeni për operacionin!

Vrasja e policit në Maliq/ Kryepolici Hitaj: Po verifikohen procedurat e ndjekura nga policia, s’kam pasur dijeni për operacionin!

June 4, 2026
“E paimagjinueshme si mund ta dredhë burri brenda 72 orëve”, Balla ironizon Berishën për qëndrimin ndaj protestës së Zvërnecit: U trembe…

“E paimagjinueshme si mund ta dredhë burri brenda 72 orëve”, Balla ironizon Berishën për qëndrimin ndaj protestës së Zvërnecit: U trembe…

June 4, 2026
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre alarmin: Kafazi i xhamit për të pandehurit gjatë gjyqit lejohet vetëm në raste të justifikuara sigurie

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre alarmin: Kafazi i xhamit për të pandehurit gjatë gjyqit lejohet vetëm në raste të justifikuara sigurie

June 4, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

June 4, 2026
Lajm i mirë nga spitali për policin e plagosur në operacionin në Maliq

Lajm i mirë nga spitali për policin e plagosur në operacionin në Maliq

June 4, 2026
Vuçiç thirrje Trumpit për Marrëveshjen e Uashingtonit

Vuçiç thirrje Trumpit për Marrëveshjen e Uashingtonit

June 4, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, ja çfarë do të diskutojnë liderët

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, ja çfarë do të diskutojnë liderët

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In