• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas sheshit Skënderbej, Veliaj ndez pemën e festave edhe tek Pazari i Ri

by Java News
07/12/2017 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas sheshit “Skënderbej” mbrëmë, sot ishte radha e Pazarit të Ri të ndriçohej nga dritat e festave të fundvitit. Me shtypjen e butonit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj solli simbolikisht festat edhe në një nga hapësirat më të frekuentuara nga qytetarët e Tiranës dhe turistët e huaj. Veliaj uroi muajin e festave dhe theksoi se këtë vit, Tirana, falë investimeve të bashkisë dhe të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, do të ketë dy qendra ku do të festojë

“Për herë të parë kemi dy vende ku do të festojmë festat e fundvitit, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri. Kemi sheshin “Skënderbej”, që vjen si një hapësirë më e madhe kombëtare, por për herë të parë jemi këtu në Pazarin e Ri. Shikoni sa gjëra të bukura bëjmë kur punojmë, kur jemi bashkë, kur kemi mendje të bëjmë gjëra të bukura, jo të shajmë njëri-tjetrin, jo të pengojmë njëri-tjetrin, jo të merremi ky është i partisë time, ky është i partisë tjetër”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se projekti i ardhshëm që do realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit do të jetë transformimi i Piramidës. “Sot kam një lajm tjetër të mirë që na erdhi nga Amerika. Sapo kemi siguruar edhe financimin, që ashtu siç punuam me Fondin Amerikan për të bërë pazarin e ri, ashtu edhe investimi tjetër do të jetë tek Piramida, për ta transformuar atë në qendrën më të madhe të kulturës në të gjithë Ballkanin, kushtuar të rinjve që duan të shprehen përmes artit, kulturës, librit, filmit, teatrit. Më vjen mirë që në fakt suksesin e Pazarit të Ri do ta transferojmë për ta bërë edhe një vatër tjetër. Nëse do të vazhdojmë kështu çdo vit, me nga një projekt komunitar siç ishte Pazari i Ri, besoj se Tirana e ka më të mirën përpara”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë shtoi se festat janë jo vetëm një moment gëzimi, por edhe një moment solidariteti, ku secili mund të ndihmojë dikë që është në nevojë. “Ky është vendi që pompon energjinë, gjakun, ekonominë, tregtinë e Tiranës dhe do të doja shumë që të kishim hapësirë për solidaritet. Unë e di që ky ka qenë një vit më i mirë se vitet e tjera për Tiranën, por prapë nuk është çdo gjë perfekt, prapë ka njerëz nevojtarë, që ndoshta nuk e përballojnë dot gjelin e Vitit të Ri, që kanë nevojë për një vakt, për ndihmë, ka të moshuar që ndoshta i kanë fëmijët në emigracion dhe ndjehen të harruar, ka njerëz me aftësi të kufizuar që kanë nevojë për më shumë përkrahje, më shumë mbështetje në stinën e festave”, u shpreh Veliaj.

 Ai ftoi qytetarët që në këto ditës festash të konsumojnë produkte vendi, të cilat garantojnë jo vetëm cilësi, por njëkohësisht ndihmojnë edhe në rritjen e ekonomisë lokale. “Ju lutem konsumoni produkte vendi, janë me po të njëjtën cilësi si ato që na vijnë nga jashtë. Nëse paratë që kemi i shpenzojmë për produkte shqiptare, leku mbetet këtu, sigurisht të gjithë mund të jetojnë më mirë, paraja ngelet në Shqipëri, në Tiranë. Kur blejmë mallra importi, paratë i çojmë për të pasuruar dikë tjetër. Kur të bëni zgjedhje mendoni që të ndihmojmë një patriotin tonë, që me ato para mund të ushqejë fëmijën e tij e t’i çojë në shkollë dhe të rriten”, tha Veliaj, teksa dha lajmin e mirë se për të tretin vit rresht do të hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk.

 Veç ushqimeve, pijeve e dhuratave, Pazari i Ri ka ofruar sot edhe një koncert me këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, të cilët me këngët e tyre sollën një atmosferë vërtet të gëzueshme për të gjithë të pranishmit.

a.ç

Next Post
Zhdukja e avokatit Muço, dalin detaje horror nga hetimet e italianëve

Zhdukja e avokatit, prokurorët italianë letër-porosi kolegëve shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipërisë i duhen 1.2 miliardë dollarë ushqime për sezonin turistik të këtij viti

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët: Duhet të jemi më…

June 25, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“S’ka më shtigje dialogu”, Manjani për protestuesit: Po sillen si Basha! Dështimi i Ramës po na duket lule…

June 25, 2026
Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

Statistikat e turizmit, fluksi i hyrjeve në Shqipëri rritet me 12,2% gjatë muajit maj 2026

June 25, 2026
Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

Amnistia Fiskale, administrata tatimore njofton subjektet e përjashtuara dhe procedurën e ankimimit

June 25, 2026
Rama reagon pas rezolutës së PE: Flamingot e kishin fitoren në xhep, amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Rama, përgjigje kritikëve me vargjet e Fishtës: Shikojeni se kush do t’ju shpëtojë nga unë…

June 25, 2026
A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

A do t’ia hapë dyert Lëvizja Bashkë, Marjana Koçekut? Ja çfarë thotë deputeti Redi Muçi

June 25, 2026
Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

Cate Blanchett sfidon AI, lançon platformën për mbrojtjen e identitetit të artistëve

June 25, 2026
“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

“Mos gënje mi goc!”, përplasje e fortë mes aktivistit dhe Sara Milas për protestën: Çfarë busulle do humbasë Rama?!

June 25, 2026
Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

Pas arrestimit të efektivit në Durrës, kontrolle “blic” edhe në Burgun e Fierit

June 25, 2026
Berisha dënon grisjen e flamurit të Izraelit në ambasadë: Akt kriminal ekstremist dhe antisemit

Berisha reagon pasi Rama ndryshoi profilin në Facebook: Komentet vijojnë “Jepe dorëheqjen!”…

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In