• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita në qeveri/ Ministrat teknikë të Bashës rrisin tarifat e Përmbarimit

by Java News
01/08/2017 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rriten tarifat e përmbarimit gjyqësor privat. Shërbimi i shoqërive private të angazhuara në ekzekutimin e detyrueshëm të titujve ekzekutivë do të jetë më i kripur për qytetarët dhe për bizneset.

Një udhëzim i përbashkët i firmosur nga dy ministrat teknikë, ai i Drejtësisë, Gazmend Bardhi dhe e Financave, Helga Vukaj, ka ndryshuar balancat thuajse nëntëvjeçare të tarifimit të përmbaruesve privatë, shkruan “Panorama”.

Udhëzimi “Për caktimin e tarifave për shërbimet e ofruara nga shërbimi përmbarimor gjyqë- sor privat” mban nr. 385/7 dhe aktualisht ka hyrë në fuqi.

Para hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi, tarifimi i përmbaruesve privatë rregullohej nga një udhëzim i shtatorit 2009. Sipas udhëzimit të ri, skema e tarifave ofron transparencë dhe njëkohësisht eficiencë shërbimi, mbi bazat e kostos dhe përfitueshmërisë së rezultatit të pritshëm.

RRITJA

Në udhëzimin e ri është futur nocioni i tarifës fikse, e cila është është pagesa që arkëton përmbaruesi gjyqësor privat për fillimin e procedurave të ekzekutimit dhe kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale deri në ekzekutimin përfundimtar të titullit ekzekutiv. Duke krahasuar shifrat me udhëzimin e vjetër, udhëzimi i ri i firmosur nga dy ministrat teknikë shënon rritje të tarifës fikse. Për rastet kur titulli ekzekutiv përmban një detyrim monetar si kthim shume ose pagim detyrimi, rezulton një rritje e ndjeshme e tarifës, që përftohet nga ana e shoqërisë përmbaruese.

Kështu, sipas udhëzimit të vjetër, tarifa e subjektit për një vlerë padie nga 500 mijë lekë deri në 600 mijë lekë ishte 5.8 për qind e shumës. Ndërsa sipas udhëzimit të ri, tarifa përmbarimore për një vlerë padie nga 500 mijë lekë deri në 2 milionë lekë është 10 për qind e shumës. Pra, për vlerën 500 mijë lekë, kemi një rritje të detyrimit nga 5.8 në 10 për qind. Në një tjetër shembull, sipas të njëjtave të dhëna, për një vlerë padie 90 milionë lekë, sipas udhëzimit të vjetër tarifa përmbarimore ishte 2.4 për qind e shumës, ndërsa sipas udhëzimit të ri, 4 për qind e shumës.

KUSH NUK PAGUAN

Në pikën 8 të udhëzimit të firmosur nga ministri i Drejtësisë dhe ministrja e Financave theksohen kategoritë që përjashtohen nga parapagimi i tarifës fikse të shërbimit përmbarimor privat. Sipas udhëzimit, ata që nuk e paguajnë këtë tarifë janë: personat fizikë që paraqesin për ekzekutim një vendim të marrë gjatë procedimit gjyqësor, ku personi ka qenë plotësisht ose pjesërisht i çliruar nga pagesa për ndihmë juridike ose pagesa e një tarife shtetërore, për shkak të paaftësisë paguese dhe personat fizikë që paraqesin për ekzekutim një vendim të marrë gjatë procedimit penal me të cilin shlyhet një detyrim për kompensim të një dëmi të shkaktuar personit fizik në një vepër penale.

Po ashtu, përjashtohen nga pagesa palët kreditore që paraqesin për ekzekutim një vendim përfundimtar të Gjykatës Administrative, sipas legjislacionit në fuqi, “për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” dhe pala kreditore që paraqet për ekzekutim titullin ekzekutiv të “dënimit me gjobë sipas vendimit për kundërvajtjen administrative”, të nxjerrë në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi “për kundërvajtjet administrative”./a.ç

Next Post
Veliaj: Rinovim i të gjithë infrastrukturës urbane në Kombinat

Veliaj: Rinovim i të gjithë infrastrukturës urbane në Kombinat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com