Operacioni “shpërthimi i vullkanit”, beteja e përgjakshme për Tripolin u merr jetën 21 personave

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën dhe 90 tjerë janë plagosur në luftimet që kanë ndodhur në afërsi të Tripolit, ka njoftuar mbrëmë qeveria e Libisë që është njohur ndërkombëtarisht.

Më parë Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve  për armëpushim me qëllim që të evakuohen civilët, por pavarësisht thirrje luftimet kanë vazhduar, transmeton Telegrafi.

Forcat nën komandën e qeverisë në Tripoli që e kanë njohur Kombet e Bashkuara, kanë njoftuar se kanë filluar operacionin “shpërthimi i vullkanit” për ta mbrojtur vendin.

Zëdhënësi i këtyre forcave nuk ka dhënë detaje të hollësishme për operacionin, që është kundërpërgjigje ndaj ofanzivës së trupave të komanduara nga komandanti Kalif Haftar, njëherit shefi i ushtrisë nacionale të Libisë.

Siç raporton BBC, në mesin e të vrarëve është edhe një mjek i Kryqit të Kuq. Kurse luftimet më të ashpra janë zhvilluar mbrëmë në aeroportin ndërkombëtar 15 kilometra larg Tripolit, ku Kalif Haftar pretendon se e kontrollon këtë zonë që dikur e kishin forcat e qeverisë.

g.kosovari

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com