Leo Messi hyn në lojë në “operacionin Neymar”. Argjentinasi nuk dëshiron ta shohë mikun e tij duke luajtur te Real Madridi. Për këtë arsye, “La Pulga” e ka telefonuar lojtarin akoma të PSG në orët e fundit, në mënyrë që të mos angazhohet në bisedime me skuadrën e bardhë. Pra, Leo kërkon që Nyemar të kthehet te Barcelona dhe jo të ikë te rivali i përjetshëm i katalanasve. Marrëdhënia midis të dyve është e shkëlqyeshme, pasi ata kanë qenë në gjendje të formojnë bashkë me Luis Suárez “tridentin” më të frikshëm, që i dha Barcelonës shumë suksese.
Messi ruan një konsideratë të veçantë për Neymar. Marrëdhënia mes të dyve ka shkuar përtej anës sportive. Respekti dhe admirimi që ndiejnë karshi njëri-tjetrit është total dhe absolut. Neymar ka pranuar gjithmonë se është rritur si lojtar pranë kapitenit aktual të Barcelonës dhe në asnjë moment nuk është “detyruar” të jetë nën komandën e tij, kur u takuan në “Camp Nou”.
Messi bëri gjithçka të mundshme, që braziliani të mos e braktiste Barçën dy vte më parë dhe gjithmonë ka pranuar se do të dëshironte që ai të kthehej në “Camp Nou”. Ata janë miq dhe, si të tillë, Messi ka dashur të ushtrojë ndikimin e vet në zgjedhjen që do të bëjë Nyemar. Një përpjekje për ta penguar brazilianin t’i përgjigjet pozitivisht interesimit të Real Madridit. Synimi është i qartë: ta kenë yllin brazilian sërish në radhët e tyre.
Leo është më shumë sesa thjesht një kapiten te Barcelona. Opinioni dhe dëshirat e tij kanë shumë peshë në vendimet e drejtuesve. Ndonjëherë nuk ka nevojë as t’i shprehë bindjet e tij në publik, në mënyrë që Bartomeu të bëjë gjithçka është e mundur, që argjentinasi të ndihet sa më i qetë, siç u demonstrua në fund të sezonit të kaluar, kur kapiteni dhe pjesa tjetër e skuadrës kërkuan vazhdimësinë e trajnerit Valverde, përkundër mendimit të përgjithshëm për ndryshime në stol.
Në rastin e Neymar, edhe ish-bashkëlojtarë të tjerë janë shprehur pro rikthimit të tij. Dëshira e Messit për ta parë përsëri brazilianin me fanellën blaugrana është reflektuar në çdo përgjigje të lojtarëve të Valverde, kur janë pyetur për këtë çështje. Nuk është e nevojshme të testosh dëshirën e Neymar, sepse të gjithë e dinë se së bashku me Messi dhe Suarez ishte më shumë se i lumtur. Dhe lumturia është garancia më e mirë e suksesit në “Camp Nou”.
Kontaktet mes Barçës dhe PSG kanë shërbyer për të konfirmuar marrëdhënien e keqe mes klubeve. Ndjenja e drejtuesve të katalanasve është se skuadra franceze reziston që Neymar të mos kthehet në “Camp Nou”, pasi dëshiron ta shohë atë me të bardhët, kështu që nuk pranon propozime. Tifozët e PSG u shprehën në mënyrë aktive se çfarë duan, largimin e sulmuesit nga “Parce des Princes”. Presidenti Al-Khelaïfi duhet t’i japë një zgjidhje situatës. Besimi nuk zhduket në “shtëpinë e bardhë”, por ky operacion kalon përmes shitjeve të Bale, James dhe Mariano, pa përjashtuar asnjë tjetër në minutën e fundit. Si dhe nga “bekimi” i Leo Messit…/telesport.al
g.kosovari