• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ofertat turistike në objektet e kultit, Kumbaro inspekton kishën në Mesopotam dhe xhaminë në Rusan

by Java News
14/03/2018 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Faza e tretë e punimeve restauruese në kishën e “Shën Kollit” në Mesopotam do të fillojë gjatë muajit gusht, ndërsa  punimet restauruese në xhaminë e Gjin Aleksit në Rusan Delvinë po ecin sipas të gjitha parashikimeve ku së shpejti vizitorët vendas e të huaj do të mund të shijojnë vlerat e veçanta kulturore që ajo ka transmetuar përmes shekujve deri në ditët e sotme.

Këto dy objekte  kulti  me status monument kulture, u inspektuan nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro gjatë fundjavës gjatë një vizite pune në qarkun e Vlorës, nga ku tha se “trashëgimia kulturore, ka një potencial të jashtëzakonshëm, për t’u bërë motor zhvillimi turistik dhe për të prodhuar ekonomi duke ruajtur në të njëjtën kohë pasuritë kulturore”.

Kumbaro theksoi se këto objekte kulti që po restaurohen janë ofertat e reja turistike të programit, “Rrugët e Besimit”  nga jugu në veri.

“Xhamia e “Gjin Aleksit” është vetëm një nga ofertat e reja turistike në programin “Rrugët e besimit”, ku nga Veriu në Jug, po ofrojmë vendet e kultit më tipike dhe përfaqësuese, jo vetëm të kulturës dhe artit, por edhe të bashkëjetesës fetare si një origjinalitet shqiptar”,  u shpreh ministrja Kumbaro pasi pa nga afër punimet në këtë objekt tejet të veçantë të trashëgimisë sonë kulturore, që mendohet se është ndërtuar në vitet 1600 mbi rrënojat e një manastiri me stil bizantin.

Ndërsa në Finiq, Kumbaro pa nga afër ecurinë e punimeve restauruese e konsoliduese në kishën e “Shën Kollit” në Mespotam,  një ndër kishat më të mëdha dhe më të vjetra të periudhës bizantine që ruan vlera të rralla. Muret e jashtme të saj janë të ndërtuar nga gurë gëlqerorë të mëdhenj, ndërsa dallohet për zbukurimet dhe mozaikët me motive shtazore gjithashtu dhe për zbukurimet me tulla të mureve të jashtëm.

Gjatë inspektimeve, ministrja Kumbaro shoqërohej edhe nga ministri i Infrastukturës dhe Energjisë  Damian Gjiknuri. /ma.me

Next Post
Flet Merkel: Nacionalistët në Parlament, pa ndikim në politikën e jashtme të Gjermanisë

Angela Markel, për herë të katërt zgjidhet kancelare e Gjermanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron

Sërish polemika për Messin, FIFA sqaron rregullin: Ja pse gjesti i tij nuk ndëshkohet si rasti i Almiron

June 21, 2026
Protesta, Tabaku: Loja ka mbaruar! Shqipëria është lodhur nga korrupsioni dhe arroganca

Protesta, Tabaku: Loja ka mbaruar! Shqipëria është lodhur nga korrupsioni dhe arroganca

June 21, 2026
Ministrja gjermane i përgjigjet Trump: SHBA nuk shkon në Hënë pa Europën!

Ministrja gjermane i përgjigjet Trump: SHBA nuk shkon në Hënë pa Europën!

June 21, 2026
“Zvërneci është investimi më i madh që ka parë ndonjëherë Shqipëria”, Balla: Vota përcakton qeverisjen

“Zvërneci është investimi më i madh që ka parë ndonjëherë Shqipëria”, Balla: Vota përcakton qeverisjen

June 21, 2026
Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Ky akt nuk i nderon shqiptarët

Ambasadorja e Izraelit në Tiranë reagon pas heqjes së flamurit nga protestuesit: Ky akt nuk i nderon shqiptarët

June 21, 2026
Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti

Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti

June 21, 2026
“Sinjal alarmi”, Komuniteti Hebraik Shqiptar reagon pas heqjes së flamurit izraelit nga protestuesit në Tiranë

“Sinjal alarmi”, Komuniteti Hebraik Shqiptar reagon pas heqjes së flamurit izraelit nga protestuesit në Tiranë

June 21, 2026
Heqja e flamurit nga godina e Ambasadës së Izraelit, Koçiu: Akt i papranueshëm

Heqja e flamurit nga godina e Ambasadës së Izraelit, Koçiu: Akt i papranueshëm

June 21, 2026
Bisedimet SHBA–Iran ndryshojnë drejtim, nga programi bërthamor te konflikti në Liban

Bisedimet SHBA–Iran ndryshojnë drejtim, nga programi bërthamor te konflikti në Liban

June 21, 2026
I dënuar me 4 vite burg nga GJKKO / Policia nxjerr videon e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”

I dënuar me 4 vite burg nga GJKKO / Policia nxjerr videon e operacionin “Fast” për kapjen e “Vis Korçarit”

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In