• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Njihuni me detaje të planit të policisë për zgjedhjet e 30 qershorit

by Java News
19/06/2019 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda, e ftuarnë Report TV, tha se Policia e Shtetit ka hartuar një plan mjaft profesional operacional për tu zbatuar në terren ditën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Por jo vetëm. Ndërhyrja e tyre do të jetë edhe për mbrojtjen e KZAZ-ve që këto ditë të fundit po sulmohen nga zyrtarë të bashkive të drejtuara nga PD dhe LSI si dhe militantë të tyre.

E ftuar në studion e lajmeve, zëvendësministrja Voda dha detaje mbi këta plan, aq sa mund të bëhen publike, për shkak se masat nuk raportohen publikisht deri para zbatimit në terren.

“Duke parë se çfarë po ndodh, shtrohet pyetja se ç’mund të ndodhë datën e zgjedhjeve? Unë siguroj që pavarësisht burimeve njerëzore që ka policia, ka arritur deri më sot me sukses të bëjë mbulimin e territorit. Edhe nëse ndodh situatë e rënduar, policia ka një plan operacional. kemi profesionistë dhe njerëz të zotë që kanë punuar me vite. Plani operacional ekskluzivisht zbatohet në terren dhe nuk mund të japë detaje. Është bërë plan për ndarjen e tyre në zona të nxehta. do të ketë efektivë policie edhe të departamenteve të tjera që do të angazhohen për ruajtjen e KZAZ-ve. Në Polici ka disa departamente që kanë në varësi oficerë policie, kemi edhe departamentin e Kufirit dhe Migracionit, forcat Operacionale, departamentin e krimit, dhe të gjithë do të jenë me masa dhe detyra të përcaktuara për të menaxhuar këtë situatë”, tha zv.ministrja në Report Tv.

Sa i përket situatës në Kukës ku policia e rendit zhvendosi materialet zgjedhore për t’i çuar në një tjetër vend, ende të pamësuar publikisht, zv.ministrja e Brendshme tha se kjo nuk është tërheqje por një strategji e fortë e Policisë së Shtetit për të mos pasur viktima.

“Në protesta kanë qenë turma shumë të mëdha dhe të dhunshme. Strategjia e policisë së shtetit, është zero viktima. Jo gjithçka mund të arrihet me forcë. Policia ulet me palët për të qetësuar gjakrat, për ti thirrur logjikës. Këto janë mënyra strategjike të policisë për të qetësuar situatën, për t’i dhënë kohë policisë për të kaluar në një plan tjetër, por ndoshta edhe për t’i thirrur logjikës së ftohtë të palët tjetër. Viktima mund t’i duhet PD-së e cila është pa kauzë, ose me një kauzë që po shkon drejt dështimit”, tha zëvendësministrja e Brendshme e ftuar në Report Tv.

Atë se çfarë ka ndodhur në KZAZ-të në disa bashki të drejtuara nga PD dhe LSI, ku situatat më të nxehta ishin në Shkodër, Tropojë, Burrel, Kamzë, dhe Kukës, zv.ministrja tha se është një plan i shëmtuar i kryebashkiakëve të PD-së në mbyllje të mandatit të tyre.

“Përpjekje të shëmtuara të kryetarëve të bashkive që u mbaron mandati. që po vënë mekanizmat për t’i shfrytëzuar në mënyrën më të dëmshme për Shqipërinë. është e vërtetë që gjithë barra bie mbi policinë e Shtetit. Policia do të vazhdojë me gjithë forcën e saj të ruajë këto KZAZ”, u shpreh Voda.

Duke sjellë në vëmendje reagimet që bënë ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, dhe kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari, zv.ministrja e Brendshme tha se i bashkohet thirrjes së vetë demokratëve, për t’i bërë apel qytetarëve që të distancohen nga dhuna.

“Do të doja që demokratët e ndershëm të dëgjojnë thirrjet e logjikshme të asaj pjese të ndershme të PD-së që po i dënon vetë këto sulme. Lutem të distancohen nga këto akte dhune”, theksoi zëvendësministrja e Brendshme e ftuar në Report Tv./l.m

Next Post
Presidenca: Kujdes, Meta po ju mban shënim emrin!

Zhdekretimi i Metës solli kaos, militantët e opozitës u vendosin zjarrin materialeve zgjedhore në Burrel dhe Klos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

September 28, 2026
Apeli i GJKKO padit Ministrinë e Financave në ‘Administrative’ për bllokimin e pagave të gushtit

Partitë në Kosovë ende pa një marrëveshje për presidentin e ri, ndërsa afati po shkon drejt fundit!

September 28, 2026
Maksiprocesi ndaj Manchester City, solisti i grupit ‘Oasis’ zbulon sanksionet ndaj klubit anglez!

Maksiprocesi ndaj Manchester City, solisti i grupit ‘Oasis’ zbulon sanksionet ndaj klubit anglez!

September 28, 2026
SpaceX teston ‘Starship’ në fluturimin e 14-të, synimi historik që të hyjë për herë të parë në orbitë

SpaceX teston ‘Starship’ në fluturimin e 14-të, synimi historik që të hyjë për herë të parë në orbitë

September 28, 2026
“U bëra bulimik”- Sylvester Stallone rrëfen betejën me fizikun: Përdora steroide për “Rocky III”

“U bëra bulimik”- Sylvester Stallone rrëfen betejën me fizikun: Përdora steroide për “Rocky III”

September 28, 2026
Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

Gjermania mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve nga Amerika

September 28, 2026
“Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur!

“Specialja kriminalizoi procesin!”- Analisti kosovar paralajmëron: Pa ikur Kurti nga pushteti, beteja në Hagë është e humbur!

September 28, 2026
Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

Arrihen konsensuse pozitive në raundin e 8-të të konsultimeve Kinë-SHBA mbi ekonominë dhe tregtinë

September 28, 2026
GJKKO nuk bën asnjë hap pas, mbyll grupin në Whatsapp të gazetarëve që nuk u akredituan!

Avokatët bojkotojnë edhe masat e sigurisë, Rregullorja censuruese përçan gjyqtarët e GJKKO! Njëra palë kundër kryetarit Erion Bani: Duhet dialog!

September 28, 2026
Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarr masiv në kodrat me ullishta në Kreshpan të Fierit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com