• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Një bisedë për Valdrinin para 30 qershorit, me Ditmirin dhe Luanin

by Mero Baze
28/08/2019 22:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Para fushatës elektorale në Shkodër, kam pasur një bisedë të vështirë me dy deputetë socialistë të Shkodrës, të cilët nuk besonin se do të bëheshin zgjedhjet më 30 qershor. Ishin Ditmir Bushati dhe Luan Harusha.

Ditmir Bushati nuk besonte se do të bëheshin zgjedhje, pasi kishte drojën se mijëra demokratë do vërshonin në qendra votimi dhe do t’i bllokonin, dhe se qeveria nuk mund të fuste popullin në burg. Ishte ajo çfarë në fakt thoshte opozita.

Luan Harusha ishte pesimist se socialistët në Shkodër, ishin braktisur nga PS dhe nuk ishin të motivuar për të mbështetur kandidatin e tyre, pasi sipas Luanit, ishte i mbështetur në distancë nga njerëz të Doshit. Ishte fjala për Valdrinin.

Ditmir Bushati përpiqej t’ia hidhte poshtë rezervat ndaj kandidatit dhe e konsideronte të duhurin për PS, por fokusohej tek nevoja që PS duhet të bënte marrëveshje me PD para zgjedhjeve, ndryshe nuk kishte zgjedhje. Madje, për këtë s’më la gjë pa thënë dhe mua, që isha partizan i shkuarjes në zgjedhje me çdo çmim, duke më kujtuar që kisha marrë më qafë dhe Berishën me qëndrime të tilla dikur.

Luani ishte pesimist për 30 qershorin nga fakti që socialistët e Shkodrës ishin lënë rrugëve dhe si pyeste askush.

Ishte në fakt i pari debat që kam dëgjuar mes dy socialistëve shkodranë, që kishin arsye të ndryshme dhe përfundim të njëjtë pesimist për 30 qershorin në Shkodër.

Ishte aq pesimist debati mes tyre, sa mu krijua ideja se më shumë donin t’i mbushnin mendjen vetes, se mua, që nuk ka zgjedhje më 30 qershor. Në fund u thashë, “merreni qetë. Dhe nëse nuk ka zgjedhje më 30 qershor në Shkodër, meqë jeni kaq të frikësuar, bëhen pas dy javësh”.

Në fakt, zgjedhjet u bënë dhe nuk dështuan as për arsyet që kishte Ditmiri, “frikën” nga revolucioni i Lulit, dhe as për arsyet që kishte frikë Luani, mërzitjen e socialistëve nga braktisja e PS në qendër.

Zgjedhjet e 30 qershorit në Shkodër u futën në krizë pas 30 qershorit, kur kandidatin që mbronte Ditmiri, dhe kundërshtonte Luani, për arsye të tjera, kishte një arsye më të fortë për ta hedhur në erë procesin, se ato që mendonin ata.

Në fakt, po e rikujtoj këtë debat pasi dëgjova Ditmir Bushatin sot, që me shumë të drejtë thotë se rasti i Valdrinit derdhi pikën e fundit të ujit. Tani nëse do gjykoja si Bushati, sot duhet të thosha që kam dëgjuar Bushatin ta mbrojë Valdrinin dhe në debat jo publik, dhe duhet të mbajë përgjegjësi, ashtu siç duhet të them që Luani ka arsye të jetë dhe më i mërzitur se Ditmiri, pasi edhe ata socialistë që kishte në punë, ja hoqi sot Edi Rama.

Por është e padrejtë të them që Ditmiri mbronte një të inkriminuar, pasi as ai, as Luani, nuk e mbronin dhe kundërshtonin Valdrinin për atë që u bëri gjëmën, por për arsye të tjera.

30 qershorin nuk e hodhën në erë paranojat e tyre, por ajo që ata nuk dinin për Valdrinin, si shumë të tjerë. Dhe ajo që ata nuk dinin ishte e shkuara e Valdrinit.

Tani do të isha kurioz t’i takoja të dy përsëri dhe të më shpjegonin si dështuan në parashikimet për 30 qershorin, dhe akoma më shumë, si nuk patën fuqi të parashikonin atë që do t’u bënte Valdrini pas 30 qershorit.

Në fakt për këtë të dytën nuk kanë pikë faji, por kur dëgjoj Ditmirin që thotë dikush ka faj  për të, më shkon mendja ta bëj dhe këtë pyetje. (Tema) /l.m

Next Post
Kryeministri kanadez magjeps gruan dhe vajzën e Trump

Kryeministri kanadez magjeps gruan dhe vajzën e Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

November 2, 2026
“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

November 2, 2026
Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, këto shenja duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje

November 2, 2026
Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In