• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nis rikonstruksioni i rrugëve në ish-Kinostudio, Veliaj: Me shumë kënde lojërash

by Java News
02/07/2017 12:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë dy viteve në vazhdim, investimet e Bashkisë së Tiranës do të shtrihen në nivel kapilar, në çdo lagje, për përmirësimin e infrastrukturës së qytetarëve. Krahas investimeve madhore, një vëmendje e veçantë po u kushtohet edhe ndërhyrjeve nëpër lagje e rrugica për ndërtimin e rrugëve, rrjetit të kanalizimeve, ndriçimit, këndet e lojërave etj,.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet që kanë nisur për rikonstruksionin e rrugëve lidhëse të lagjeve në zonën e njohur si ish-Kinostudio në Njësinë Administrative Nr. 4. Ai theksoi se falë këtij investimi do të përfitojnë rreth 300 familje, të cilat jetonin në një zonë  ku nuk ishte vënë dorë prej vitesh.

“Jemi shumë të lumtur që kemi mbaruar disa punë të mëdha në qendër të Tiranës, si sheshi “Skënderbej”, si Bulevardi i Ri, si Pazari i Ri, si Parku Olimpik, por njerëzit nuk jetojnë në shesh, njerëzit jetojnë nëpër lagjet e këtij qyteti. Kjo është një zonë që lidh Kinostudion me Repartin 3700, ku kemi rreth 80 familje në këtë zonë dhe 300 në të gjithë pellgun. Investimi do të fillojë në mënyrë kapilare, me kanalizime të ujërave të zeza, me rrjetin e ujësjellësit dhe pastaj me asfaltimin, ndriçimin dhe sinjalistikën e nevojshme për këtë komunitet”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se pas përfundimit të fazës së parë të punimeve, do të nisë menjëherë edhe faza e dytë, ku në bashkëpunim me administratorët e pallateve në fokus do të jetë rehabilitimi i të gjithë zonës. “Do të vazhdojmë në brezin tjetër, që ka të bëjë me urën tek përroi, që na lidh pastaj me lumin dhe me gjithë investimet e tjera për rehabilitimin e zonave. Kjo është një zonë që është zhvilluar jashtë mase pas viteve ’90, edhe pallatet që ekzistojnë në këtë zonë janë bërë me punë vullnetare dhe janë amortizuar”,  u shpreh ai.

Veliaj falënderoi të gjithë banorët e kësaj zone për bashkëpunimin që kanë treguar këto ditë, duke kontribuar në lirimin e hapësirave të zëna për ndërtimin e infrastrukturës për të gjithë komunitetin. “Ka qenë një nga zonat që kemi pasur më shumë bashkëpunim. Nuk na qëllon shpesh që edhe banorët të jenë të gatshëm që të ndihmojnë me pastrimin, me rregullimin dhe me tërheqjen e avllive”, deklaroi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

a.ç

Next Post
Suarezit i rrëzojnë statujën dhe e ngacmojnë me një mesazh interesant

Suarezit i rrëzojnë statujën dhe e ngacmojnë me një mesazh interesant

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Efektet: Temperaturat e larta ulin kujtesën dhe përqendrimin

Efektet: Temperaturat e larta ulin kujtesën dhe përqendrimin

July 14, 2026
VIDEO / Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit Chit Lin Maung nga Myanmari

VIDEO / Nga Azia për të punuar në Sarandë, historia e 22-vjeçarit Chit Lin Maung nga Myanmari

July 14, 2026
Paradoksi i kremit mbrojtës | Pse përdorimi i tij mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës

Paradoksi i kremit mbrojtës | Pse përdorimi i tij mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës

July 14, 2026
Afatet e paraburgimit, Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e Erion Veliajt

SPAK ‘dorëzohet’ pas 500 ditësh, lejon avokatët e huaj që të takojnë Erion Veliajn

July 14, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

100 mijë në bulevard, ose 800 mijë në kutitë e votimit

July 14, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Dështimi më i madh i qeverisë

July 14, 2026
SHBA u kthen bizneseve 81 miliardë dollarë tarifa doganore pasi Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme

SHBA u kthen bizneseve 81 miliardë dollarë tarifa doganore pasi Gjykata e Lartë i shpalli të paligjshme

July 14, 2026
Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

Investimet e huaja në rajon po krijojnë më pak vende pune për kapitalin e investuar

July 14, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Rreziku “Antifa”, eksperti: Trump kërkon të krijojë kauza populiste para zgjedhjeve

July 14, 2026
Faturat e padukshme, gabimet që bëjmë me kondicionerin gjatë verës

Faturat e padukshme, gabimet që bëjmë me kondicionerin gjatë verës

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In