• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në plazhet e Karpenit, kampingu ku nuk pranohen turistët shqiptarë…se janë zhulsa

by Java News
23/08/2017 14:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çdo vit kur rikthehem në Shqipëri, më pëlqen të shikoj dhe eksploroj gjëra të reja. Dhe gjërat e reja janë me shumicë!

Fundjavën e kaluar vendosa të eksploroja plazhet e Karpenit, shumë afër Kavajës. Gjatë drekës, në një nga plazhet e reja që është hapur këtë vit aty afër, vumë re në distancë një lokal dhe plazh të vogël të ndërtuar mbi det dhe që lidhej me një urë me dërrasa sipër nga një kodër. Vendosëm të shkonim aty pas drekës të pinim kafen dhe të bënim plazh! Rruga, si në të gjithë bregdetin e Durrësit dhe Kavajës, nuk ishte e lehtë, gurë dhe plehra për të kapërcyer. E vetmja mënyrë për të shkuar tek ai plazh/ishull është nga kampingu, por “nuk të lënë nëse je shqiptar” na tha një djalë.

Unë buzëqesha dhe vazhdova të ecja!
Nuk më pëlqen të shkel rregullat, por komenti që nëse je shqiptar nuk futesh dot aty, më bëri më të vendosur të zbuloja për çfarë bëhej fjalë. Për një moment mendova që djaloshi po bënte shaka. A ka idiotllik më të madh, në pikën e sezonit turistik, të diskriminosh mes turistëve, shqiptar apo të huaj?
Nuk është për t’u mburrur, por unë jam snobe! Kjo ka ndodhur gjatë viteve, për shkak të punës, jetës që bëj dhe profesionit që kam! Unë i përkas shtresës së mesme, aty ku jetoj, në një nga zonat më të pasura të Londrës! Por kur kthehem në Shqipëri përballem me snobizëm të përmasave irreale! Dhe këtë vit ishte radha e “Kampingut Pa Emër” të më përplaste në fytyrë harbutërinë dhe injorancën që i karakterizon.

Në fakt, përballja e parë me kampingun antishqiptar ishin dhjetra tabela “Ndalohet Hyrja” të vendosura kudo. Të dukej vetja sikur po hyje në një zonë ushtarake. Punonjësi i parë nuk arriti të më ndalonte (ndoshta iu duka si e huaj), por ndaloi pjesën tjetër të grupit që kishte mbetur pak larg meje.
Punonjësi i dytë më ndaloi pak metra më poshtë. “Këtu nuk lejohet për shqiptarët” – tha djaloshi! Buzëqesha…. ishte e vërtetë! Për një sekondë mendova t’i përgjigjesha anglisht dhe të tallesha pak me inteligjencën e këtij çunaku! “Por si e kupton ti që jam shqiptare?” – i thashë! Ndërkohë që përballë më vjen ai, të cilin e quanin… DREJTORI!

“Këtu nuk lejohet nëse nuk keni tendë, apo campervan” – tha drejtori. Ok, kjo fjali ishte më e pranueshme për veshët e mi!
“Patjetër” – i thashë, – “do largohemi, por të lutem, më jep ndonjë informacion për kampingun tuaj.”
Me këtë fjali duket se e teprova dhe po testoja durimin e drejtorit i cili ma ktheu harbutërisht: “S’kam kohë të merrem me ju! Duhet te largoheni. Çdo informacion është në website.”
Shqiptarët do mendonin, ‘u largove me bishtin në shalë’. Por jo, unë… u ktheva nga rruga sepse në fund të fundit, nuk po bëja gazetari investigative dhe mbi të gjitha, ishte vapë!

Duke ecur paralel me drejtorin, me qetësi iu përgjigja që problemi i shqiptarëve është që nuk dinë të bëjnë turizëm sepse kategorizojnë dhe ndajnë turizmin për shqiptarët dhe të huajt. Drejtori snob bëri sikur u habit që kjo frazë antishqiptare ishte përdorur prej një nga punonjësve të tij. Duke treguar edukatën e tij evropiane të huazuar nga turistët e huaj vërdallë kampingut, ia bëri të qartë para meje që kjo nuk ishte mënyra e të shprehurit dhe si me kujdes, i shkeli syrin punonjësit të tij. Ta heqim qafe këtë gocë, qenka kokëçarëse e madhe! Në fakt arsyeja pse ne u ndaluam të hyjmë në zonë, ishte që nuk kishim as tendat e kampingut dhe as campervan-in holandez.
Ah këtu ndryshon puna!

Unë kisha ardhur të eksploroja vendin, por tani doja të eksploroja drejtuesit e kampingut. Biseda e shkurtër mes ne të dyve ishte e civilizuar. Pa bërtitje, sharje dhe ofendime që zakonisht i karakterizon shqiptarët! Turistët kryesorë të kampingut, ndryshe nga çfarë e mendoja, nuk ishin holandezë, por kryesisht gjermanë dhe austriakë. Shqiptarë nuk ka në përgjithësi dhe në të vërtetë, drejtori as nuk i donte. “Janë shumë zhulsa! Të paktën të huajt pastrojnë zonën ku rrinë!” tha ai. Si grup u ndjemë pak të ofenduar! Sapo kishim bërë dush dhe kishim aromën e Versaces akoma në rrobat trendi të plazhit që kishim zgjedhur për aventurën në Karpen!

Doja t’i thosha ‘Drejtorit’ që unë, në fakt, nuk jam tipi që më pëlqen të jetoj si ‘gypsy’! Do preferoja të paguaja shumë lekë e të rrija në një dhomë hoteli “si zonjat!”, ku të më ndërrojnë çarçafët dhe të më pastrojnë dhomën dy herë në ditë. E vërtetë, ndoshta shqiptarët akoma nuk janë aq të sofistikuar sa gjermanët dhe austriakët për turizmin e kampingut, por të paktën mendimet negative për bashkatdhetarët tanë le t’i mbajmë në mendje. Apo jo ‘Drejtor’? Patjetër… /Nga Gerta Kodheli – dritare.net

Next Post
Panik në Shijak, i dehuri qëllon me armë në ajër duke terrorizuar banorët

Panik në Shijak, i dehuri qëllon me armë në ajër duke terrorizuar banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Konventa Arbërore”, përurohet Teatri Arbëresh, në San Demetrio Corone në Kalabri (FOTO)

“Konventa Arbërore”, përurohet Teatri Arbëresh, në San Demetrio Corone në Kalabri (FOTO)

April 26, 2026
I vranë brenda në makinë, kush janë viktimat e atentatit në Balldren të Lezhës (EMRAT)

I vranë brenda në makinë, kush janë viktimat e atentatit në Balldren të Lezhës (EMRAT)

April 26, 2026
Të shtënat në darkën e gazetarëve, Pallati Buckingham për vizitën e çiftit mbretëror në SHBA: Po vlerësojmë situatën

Të shtënat në darkën e gazetarëve, Pallati Buckingham për vizitën e çiftit mbretëror në SHBA: Po vlerësojmë situatën

April 26, 2026
Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë

Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë

April 26, 2026
Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet/ Motivet, arrestimet dhe pasojat në politikën amerikane

Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet/ Motivet, arrestimet dhe pasojat në politikën amerikane

April 26, 2026
Sulmi në darkën e Trump, ja momenti kur agresori neutralizohet nga agjentët e Shërbimit Sekret (VIDEO)

Sulmi në darkën e Trump, ja momenti kur agresori neutralizohet nga agjentët e Shërbimit Sekret (VIDEO)

April 26, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

April 26, 2026
Atentati ku dyshohet se janë vrarë dy persona në Lezhë, makina e bërë “shoshë” nga plumbat

Atentati ku dyshohet se janë vrarë dy persona në Lezhë, makina e bërë “shoshë” nga plumbat

April 26, 2026
“Pamë tmerr me sy”/ Flasin dëshmitarët e sulmit në darkën e Trump

“Pamë tmerr me sy”/ Flasin dëshmitarët e sulmit në darkën e Trump

April 26, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Balldren të Lezhës, vriten 2 persona

Të shtëna me armë zjarri në Balldren të Lezhës, vriten 2 persona

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In