• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Murgu” i Artan Fugës

by Java News
23/12/2016 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

murgu-artan-fuga-21

Nga Ben Andoni

Ardhja e romanit “Murgu” të Artan Fugës duket se është sfumuar disi në dukje nga prurja e madhe e librave por edhe e kaotizmit të përshfaqjes sonë të botimeve. Megjithatë, çdo libër ka fatin e vet, kurse “Murgu” sjellë nga Papirus sapo ka filluar të rrugëtojë me të gjithë veçantitë e tij. Ku më e para gjë lidhet me atë që autori nuk është shkrimtar mirëfilli. Mbase, këtu është edhe sfida e bukur e shumë personazheve që e kanë filluar letërsinë nga fusha të tjera. Në rastin e Fugës, kjo nuk mund të merret 100% sepse ai ka bërë edhe sprova të tjera letrare. Mbase jo të gjinive korale si romani.fuga

Tek “Murgu” e përsërisim kemi një përpjekje të bukur nga ana e Artan Fugës për të hedhur dritë në identitetin tonë. Hapësira e gjerë e kulturës e ndihmon të rrokë një problematikë të gjerë shumëplanëshe edhe pse dokumentacioni ynë historik nuk i shkon shumë përpjekjes dhe shumë deklamimeve për vijimësinë tonë. Në libër përplasen teza të ndryshme, por edhe përballje të mendimeve të autorit për zhvillimet tona në harqe kohore shumë të mëdha, por edhe disi të largëta. Në fakt, pjesët më të interesante janë ato ku autori shtjellon moralin, religjionin, problemet ekonomike, gjininë, vdekjen etj. Kjo e fundit mund të quhet risi dhe duhet vlerësuar për faktin sepse vjen me thellësi nga një autor që është i botës së filozofisë. Ai, vetë, nuk e pranon që letërsia shqiptare nuk është marrë me këtë kategori, paçka se përmendja e saj dhe trajtimi janë krejt të cekët deri më tashmë. Mu për faktin se çfarë ndodh pas vdekjes së trupit, kemi pasqyrimin e tij dhe atë që ai ka dëshirë të theksojë. “Letërsia shqiptare është marrë me vdekjen. Nuk mendoj si ju se nuk është marrë.  Si nuk është marrë!!! Me pavdekësinë e shpirtit nuk është marrë. Këtu është prurja. Unë kam guxuar të them për herë të parë në shqip se pavdekësia e shpirtit është një fakt i provueshëm nga arsyeja, nga etika, nga metafizika, pra nga njohja racionale e botës. Nuk është mistikë e thjeshtë. Mjafton të lexojmë neoplatonianët që unë iu kam bërë qilizëm duke i studiuar. Publiku shqiptar sipas anketave të mia e ka problem të madh ankthin se çfarë ka pas vdekjes së trupit”.

Duhet thënë se mungon disi kthimi në regjistër të plotë letrar të lëndës historiko-filozofike, por në vetvete romani të kërshëron, sepse autori e shbalancon menjëherë pjesën gati eseistike, me shtjellat e dy linjave të romanit, që duhet thënë se janë të këndshme. Dy vjedhje paralele dhe dy personazhe që duket se ndjekin njëri-tjetrin përmes historisë. Më shumë sesa rizbulim identiteti, siç ka qejf ta quajë, duket një përshkrim erudit i këtij autori të aerealit tonë. Duhet lavdëruar për mundimin e jashtëzakonshëm për të përgatitur lëndën, që ka hedhur në roman dhe afrimin e kësaj lënde për të bërë sinteza. Nga ana tjetër të duket interesant fakti sesi trajtohet problemi metafizik, por që ai e ndërthur këndshëm me kohën e sotme. Erudicioni e bën që të hedhë vazhdimisht ide por edhe t’i njëjtësojë në dinamikën e romanit të tij. Diku të kujton se zbulimi i letrës është shumë më tepër sesa zbulim, pasi i jep udhë kreditimit të sotëm. Por, temat i lënë vendin njëra-tjetrës dhe ti librin mund ta lexosh në disa nivele.

Edhe pse autori nuk e pranon: etnologu Tristan Bardhi, një intelektual bashkëkohor, është personazhi kryesor, ku ngërthehet boshti i romanit. Kjo qendër e romanit është e vendosur kaq mirë saqë edhe historia e murgut mesjetar Martin de Chassagne duket se rrotullohet pas tij. I gjithë peizazhi i sotëm social shqiptar jepet përmes pak penelatave, marrëdhënieve me njerëzit e tij, por edhe futjen e policisë, e cila heton një vjedhje ndodhur në shtëpinë e Tristanit, e që merr kohë pafund, duke na përballur me të gjithë kalbëzimin pafund të shtetit të sotëm.

Me këto dy personazhe tejet misionarë në punën e tyre dhe përkorjen e tyre morale, duket se del përballë e keqja dhe projeksioni i asaj që autori ngre për mjedisin që e rrethon. Janë pikërisht këto dy personazhe, që edhe të ndijnë të zbulojnë njëri-tjetrin. Ata justifikojnë njëri-tjetrin, por edhe na shpjegojnë periudha të tëra kohore, ku konceptet bazë nuk vinë në formë shablloni, por që hedhin dritë seicila në kohën e vet mbi epokat ku kanë jetuar, mbi paranë, pushtetin, pavdekësinë e shpirtit, seksin, historinë dhe gjithçka.

Duket se narracioni i kujdesshëm filozofik dhe shpjegimi historik e marrin lexuesin, sidomos atë të kultivuar që ta rimendojë kulturën dhe gjykimin e tij për botën që e rrethon. Ajo lehtëson njerëzit që kanë dilema për shpirtin në teoritë e ndryshme që paraqesin kohërat dhe individët e shquar dhe që janë sjellë të përpunuar nga z.Fuga. Romani, siç u tha më sipër, lexohet në disa regjistra dhe përmban shumë punë përgatitore të autorit, e cila e ka zbukuruar shumë pjesën eseistike. Pjesa të themi e linjës aktive të romanit duket disi në hije prej rrekjes për të nxjerrë përpara këtë problematikë. Anipse autori nuk e pranon. Në një intervistë të shkurtër për “Milosao”, ai ka hedhur disi dritë për krijimin e tij…

“Romani është një thirrje për rikthim në identitetin tonë të vërtetë europian duke rizbuluar vlerat e së kaluarës sonë iliro-arbnore, me ndikime nga bota heleniko-romake dhe që përmban perla të cilat mund të krenohemi përpara të gjithë Europës, por që fatkeqësisht, i kemi keqtrajtuar, mohuar, braktisur. Romani me personazh kryesor mua më sjell të përzjera në stomak. Nuk është “ushqim” për mua.  Transpersonazhi, transintriga, kalimi i identiteteve në një lloj transubstancializimi, – kjo është teknika estetike e atij romani. Mos harroni se ka romane, pra rrëfime romaneske që në traditë dhe sot kanë në thelb aspektin e aksionit, të hetimit, të natyrës fantastiko-shkencore, sikurse ka edhe romane me natyrë filozofike, historike, etike, etj”, shprehet autori, duke bërë një sintezë të gjithë veprës së tij. Romani i tij tregon një qasje ndryshe të problemit identitar, por edhe një rrekje në përmbajtje, që e ndihmon letërsinë shqiptare të shekullit XXI të pasurohet me atribute.

Titulli: Murgu

Autor: Artan Fuga

Gjinia: Roman

Botues:Papirus

Faqe: 457

Çmimi: 1.350Lek

 

Next Post
Egjipti tërheq rezolutën në OKB kundër kolonive izraelite në Gaza

OKB voton rezolutën: Stop kolonive izraelite në Bregun Perëndimor

Comments 1

  1. Krist says:
    10 years ago

    Ben,me pelqen shume.Gjithnje,me kembe ne toke,pergezimet e mija.Me nxite te shpejtoj marrjen dhe leximin e vepres se Fuges,te cilin e simpatizoj,per vigjilencen e tij ne kapjen dhe trajtimin me profesionalizem te problemeve akute te shoqerise shqiptare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
Diplomohen 67 oficerë të rinj nga Akademia e FA, Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

Diplomohen 67 oficerë të rinj nga Akademia e FA, Rama: Kemi forcat më të mirëpaguara të rajonit

July 22, 2026
‘Respektuam ligjin’, Burgjet japin detaje për nënën dhe foshnjën 11-muajshe në Pojskë

‘Respektuam ligjin’, Burgjet japin detaje për nënën dhe foshnjën 11-muajshe në Pojskë

July 22, 2026
I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit

I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit

July 22, 2026
Enigma e Flamingove: Kush i hartoi “5 pikat” që lexohen çdo ditë?!

Enigma e Flamingove: Kush i hartoi “5 pikat” që lexohen çdo ditë?!

July 22, 2026
Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

July 22, 2026
Dita e 53-të e protestës para Kryeministrisë: Nesër të gjithë para Kuvendit

Dita e 53-të e protestës para Kryeministrisë: Nesër të gjithë para Kuvendit

July 22, 2026
Dalin pamjet/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

Dalin pamjet/ Momenti kur betonierja përplaset me makinën dhe bie nga mbikalimi i TEG-ut

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In