• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bushati fton amerikanët: Më shumë prezencë në Ballkanin Perëndimor!

by Java News
29/11/2017 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në një aktivitet të organizuar nga Qendra për Analizat Politike Evropiane (CEPA) me temë “Këndvështrimi i Shqipërisë mbi Sigurinë Rajonale, Energjinë dhe Atlanticizmin në Ballkanin Perëndimor”.
I ftuar në këtë panel të moderuar nga Janusz Bugajski dhe Peter Doran, në prani të një audiencë analistësh dhe diplomatësh në Uashington, Ministri Bushati paraqiti një panoramë të sfidave të sigurisë me të cilat po përballen sot shoqëritë tona dhe në veçanti Ballkani Perëndimor.
Ministri Bushati vlerësoi se Ballkani Perëndimor përbën një rajon kompleks sa i takon sfidave të sigurisë duke renditur një sërë elementësh që kërkojnë vëmendje të shtuar dhe bashkëpunim më të rritur jo vetëm mes vendeve të rajonit, por edhe nga ana e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Kjo vëmendje e shtuar,  theksoi Ministri Bushati, bëhet edhe më e domosdoshme po të merret në konsideratë se rajoni ynë, i cili ende nuk është i shëruar nga reminishencat nacionaliste të së kaluarës, është lehtësisht i ekspozueshëm dhe i kanosur nga influenca e aktorëve të tretë, por edhe nga terrorizmi,radikalizmi dhe luftëtaret e huaj të angazhuar në konfliktin në Siri.
Duke u ndalur te projektet madhore energjitike si GazësjellësiTrans-Adriatik dhe perspektiva për zgjerimin e tij përgjatë Shqipërisë, Malit të Zi, Kroacisë në projektin e Gazësjellësit Adriatiko-Jonian, ai shtoi rëndësinë strategjike të rajonit tonë karshi Bashkimit Evropian në sfidën e saj për diversifikimin e burimeve energjitike dhe uljen e varësisë.
Duke u ndalur në rolin e Shqipërisë në rajon, Minsitri Bushati theksoi se Shqipëria ka një interes strategjik afatgjatë për të kontribuar në paqe dhe stabilitetin e rajonit dhe në këtë kontekst ka përdorur të gjitha platformat ndërkombëtare për të promovuar këtë pozicion. Më konkretisht ai iu referua mbështetjes që i ka dhënë Shqipëria procesit të integrimit euroatlantik të vendeve aspirantë për anëtarësim në NATO nga Ballkani Perëndimor, duke nënvizuar se kjo përqasje është materializuar edhe në bashkëpunimin rajonal, ku rishtazi Shqipëria, Mali i Zi dhe Kroacia si tre vende tashmë aleate në NATO përgjatë Adriatikut po punojnë në një platformë trepalëshe për të ofruar kontribut të shtuar jo vetëm në platformat e sigurisë rajonale por edhe për të promovuar interkonektivitetin dhe zhvillimin shoqëror në Ballkanin Perëndimor.
Ministri Bushati zhvilloi një takim edhe me kongresmenin nga Florida Matt Gaetz me të cilin diskutoii mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri the​ rajon. Nga ana e tij, Kongresmeni Gaetz u shpreh se “ju keni një mandat të qartë për të qeverisur dhe keni mbështetjen tonë të plotë për reformat shtet-konsoliduese që keni ndërmarrë. SHBA-të janë veçanërisht të interesuar për reformat në fushën e shtetit ligjor dhe potencialin që këto reforma mund të çlirojnë për ekonominë shqiptare”. Po ashtu, kongresmeni theksoi interesin që SHBA-të kanë për reformën në sektorin energjetik ne Shqipëri.
Next Post
Tragjedia në Klos, si u mbyt në lum 44-vjeçari ditën e fejesës së vajzës

Përmbytjet/ Bashkia e Fierit publikon masat e marra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoferi i dehur përplas këmbësorët, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Manhattan

Shoferi i dehur përplas këmbësorët, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Manhattan

May 16, 2026
“The Times”: Shqipëria, destinacioni i mundësive në Mesdhe

“The Times”: Shqipëria, destinacioni i mundësive në Mesdhe

May 16, 2026
Mineralet e rralla, beteja e radhës

Mineralet e rralla, beteja e radhës

May 16, 2026
Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës

Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës

May 16, 2026
35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit

35-vjetori i Grevës së BSPSH, Berisha: Sindikatat u bënë mburoja më e fuqishme e pluralizmit

May 16, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi rrit çmimet e karburanteve, nafta do të shitet 202 lekë për litër, benzina 188 lekë

May 16, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Nga Albin Kurti te Sami Lushtaku. Historia e një gjuhe që prodhoi dhunë

May 16, 2026
Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

Zvicra hap dosjet sekrete të “Engjëllit të Vdekjes”

May 16, 2026
Mbahet sot Samiti i Ballkanit Perëndimor, çështjet “e nxehta” që do të diskutohen

BE lëvron 200 milionë euro për rajonin, zbulohet shifra që përfiton Shqipëria

May 16, 2026
Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

Shtetet europiane marrëveshje për dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra të vendeve të treta

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In