• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Metamorfoza e krimit, të uriturit që u vranë dje ose janë sot milionerë

by Lorenc Vangjeli
08/11/2019 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Në fillim të viteve 90-të ishin plot energji. Në trup ngjanin si balerinë ose gjimnastë, por ishin thjesht të uritur e të kequshqyer. Në portret tregonin dyfishin e moshës, me shumë rrudha dhe të parruar. Mbanin flokë të gjatë që në rastin më të mirë laheshin njëherë në javë. Dhembët i kishin  të mbushur me amalgamë të zezë dhe secili ishte me plot mungesa dhëmbësh në nofulla. Të veshur të gjithë njëlloj dhe me rroba me ngjyra të errëta.

Ky ishte pak a shumë identikiti i të riut shqiptar të dalë nga komunizmi dhe që po derdhej në Perëndim. Vetëm pak kohë më parë, slogani i famshëm komunist – për ironi të fatit po e përdor 30 vjet më vonë Lulzim Basha – thoshte: “Si është rinia sot, do të jetë atdheu nesër!”. Kurrë ndonjëherë nuk kishte qenë më e shëmtuar Shqipëria se përgjatë asaj përmbysjeje të dhunshme sistemesh. Jo se kishte qenë ndonjëherë më mirë, por sepse kishte mbetur dëshpërimisht shumë mbrapa botës së qytetëruar, me të cilin shqiptarët nisën të kenë një ballafaqim dramatik.

Shqiptarët po preknin Perëndimin që e kishin parë vetëm në ekranet bardh e zi të televizorëve dhe e kishin vështirë të kuptonin se çfarë shihnin në vitrina, nuk ju përkiste. Se vajzat që qeshnin për mirësjellje në rrugë dhe minifundet e tyre nuk ishin ftesa për harbim seksual. Në Romë, në Athinë e kudo gjetkë ku derdh vala e parë e emigracionit shqiptar, por dhe në Tiranë, një pjesë e madhe e çunave nisën të vjedhin, ca për mbijetesë, ca sepse e zgjodhën si jetesë. Dhe më pas gradualisht nisën të rriten në hierarkinë e krimit: filluan si shpërndarës të vogjël droge andej dhe kontrabandë këtej. Më të guximshmit nisën të meren me trafik qëniesh njerëzore e armësh, me prostitucion dhe më pas edhe me droga të rënda.

Një pjesë e madhe e çunave me shumë emra përfunduan në burgje. Të tjerë u vranë në Perëndim apo edhe në Shqipëri, në episode të dhunshme krimi mes tyre. Prehen në varreza monumentale në vend, me bustet e tyre që bien në sy dhe me dedikime në vargje nga miqtë dhe familjarët.

Një pjesë tjetër e çunave pati fat krejt tjetër. Janë ata që zgjodhën të kthehen herët në Shqipëri. Eshtë ai brez i të uriturve të komunizmit që sot janë 50-60 vjeçarë. Kanë respektin e shoqërisë që i quan të suksesshëm. Janë të martuar lumturisht me gra pothuaj moshatare që i respektojnë si mamatë dikur. Fëmijët studiojnë në universitetet më të mira të botës dhe kanë gjithçka që vetë as nuk e ëndërronin dot në moshën e tyre. Janë të kuruar në detaj. Kujdesen për trupin, duart, këmbët dhe sidomos për fytyrën si vajza nazike. Vishen me këshilla stilistësh me ngjyra të çelura. Kanë dashuri sezonale vajza televizioni që i llastojnë si dashnore sheikësh. I çojnë në Dubai dhe Maldive, ju sponsorizojnë muzikën apo vendin e punës ose ju hapin edhe një dyqan mode. Vetë meren me ndërtim. Me tregti të madhe. Kanë flotë kamionësh, skafe, vila në periferi të Tiranës e bregdet dhe apartamente jashtë shtetit. Miq në pushtet. Në opozitë. Në drejtësi. Rrinë me ministra e ish-ministra. Me politikanë e prokurorë. Shpesh thonë dhe fjalën e fundit që në diskutimet e tyre të para. Komisionojnë. Koncesionojnë. PPPojnë.

Në identikitin e tyre nuk mungojnë unazat, vareset e rënda të floririt dhe sahatët që kushtojnë sa ka kushtuar gjithë jeta e prindërve të tyre që vdiqën të uritur. Parfumi gjithashtu. Pinë verë të mirë, parapëlqejnë crudo-t, por përgjithësisht mbajnë dietë.

Hedhin veten ose paratë e tyre në politikë dhe në media; një pjesë ndodhen edhe në politikë, edhe në media. Kanë vetëm një problem. Nuk kanë kurrë mjaftueshëm para për të blerë të shkuarën e tyre. E cila në mos njëherë, njëherë, rikthehet në forma të ndryshme. Qoftë si paralajmërim i heshtur. Qoftë në mënyrë të egër e brutale, me kërcënim prangash në rastin më të mirë dhe me kallashnikov apo tritol në rastin më të keq. Ky është rrugëtimi i një brezi që në rininë e tij të mjerë, të nisur me fasule të zjerra shumë dhe sapun Rogozhine përcaktoi sesi do të ishte atdheu nesër. Një Shqipëri shumë më e pasur se dje, por shumë më e varfër sesa meriton të jetë dhe sesa do të duhej të ishte. Për shkak të tyre. Por jo vetëm për shkak të tyre.

Next Post
FOTO/ Kjo është biondja dhe përkrahësja e PDK-së që qëlloi me pistoletë hoxhën se nuk la gruan për të

FOTO/ Kjo është biondja dhe përkrahësja e PDK-së që qëlloi me pistoletë hoxhën se nuk la gruan për të

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

Publikimi i videove intime online, gazetari jep detaje: Janë identifikuar tetë persona, dyshime për…

October 1, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe për Kodin e ri: Avokati merr fuqi hetimore, prokurorit i del “konkurrent” përballë.

October 1, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, ambasadorja e BE: “Qëllimi është afër”, Shqipëria ndër vendet pararendëse të integrimit

October 1, 2026
“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

“Elita e re” e Putinit po merr pushtetin! Kush janë veteranët që po ngjiten në majat e Rusisë

October 1, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

Bejko: “Luftë pushtetesh” për Kodin Penal, synohet t’i hiqet SPAK-ut statusi special

October 1, 2026
Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

Rama zbulon takimin me Trump dhe ironizon: Meqë s’e takova dot, u detyrova ta bëj me IA…

October 1, 2026
Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

Situatë kaotike nga protestat studentore në Francë: Mbi 440 të arrestuar dhe 76 të plagosur nga traziat

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com