• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Në QSUT, 2.5 milion euro për pajisjet mjekësore të teknologjisë së lartë

by Java News
11/04/2017 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pajisje unikale diagnostikuese e teknologjisë së re, e vetmja e këtij lloji në Shqipëri, është instaluar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Pajisja SPECT CT do të ndryshojë tërësisht mënyrën e egzaminimit të tumoreve që në stade të hershme, duke rritur maksimalisht saktësinë e diagnozës për pacientët që vuajnë nga sëmundjet tumorale. Kjo pajisje do të përdoret edhe për diagnostikimin e një grup sëmundjesh në shërbimin e Urologjisë, Neurologjisë, Kardiologjisë, Endokrinologjisë etj. Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë, pa nga afër investimin e ri në këtë Qendër, e shoqëruar nga drejtori I Prgjithshëm i QSUT-së z, Enkelejd Joti si dhe profesorët, shefat e shërbimeve të Neurologjisë, Urologjisë, Kardiologjisë, Nefrologjisë, Interne, etj. 

“Mbetet një ndër prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë shqiptare fuqizimi i spitaleve tona me pajisje të teknologjisë së lartë, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë të shërbimeve mjekësore. Në fakt, vetëm për QSUT-në në këto katër vite janë investuar rreth 2.5 milionë euro në pajisje mjekësore dhe sot i shtohet gjithë flotës së pajisjeve bio-mjekësore kjo aparaturë e re, aparatura e Spect-CT, e cila është një aparaturë unikale, e teknologjisë së lartë, jo vetëm në spitalet tona publike, por dhe në ato private. Pra është e vetmja aparaturë sot në Shqipëri e cila, ndihmon në diagnostikimin e hershëm por gjithashtu dhe në ndjekjen e pacientëve mbas diagnostikimit”- u shpreh  Manastirliu. 

Pajisja SPEC-CT është pajisje diagnostikuese hibride, e cila perdor kombinimin e lëndëve radioactive(quantet gama) dhe rrezatimin X për të marrë imazhet e organeve. Ndryshe nga diagnositikimet e deritanishme statike, kjo pajisje kryen një diagnostikim dinamik të organeve, cka do të thotë që rrit cilësinë e diagnostikimit të tumoreve që në stadet e para, e për rrjedhojë, eficienca e trajtimit të sëmundjeve tumorale është më e lartë. Kjo pajisje përdoret në Urologji, Neurologji, Kardiologji, Endokrinologji dhe një ndihmesë të veçantë jep në Onkologjik, me kryerjen e egzaminimit “all body”, ku arrin të fraksionojë dhe stadifikojë diagnostikën e tumoreve dhe jep nje infromacion të saktë për trajtimin radioterapeutik të kryer. SPECT CT ka kushtuar 73.8 milion lekë është mundësuar falë bashkëpunimit të projekteve të QSUT me Agjensinë Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. Kjo pajisje do ti shërbejë rreth 1500 pacientëve në vit, për diagnostikimin e saktë të sëmundjeve.

ma.me

Next Post
Gjendet i mbytur në ujërat e Semanit burri që po peshkonte

Gjendet i mbytur në ujërat e Semanit burri që po peshkonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

Profesorë apo aktivistë politikë?

October 19, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Plasin 3-shat” këtë javë! Meri Shehu zbulon shenjat më të favorizuara të horoskopit

October 19, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

“Largoni fëmijët nga dhuna ekstreme!”, Karamuço: Turp ta nisin jetën me një vepër penale

October 19, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

October 19, 2026
Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

Papa Leo i kërkon Zelenskyyt të bashkëpunojë me Rusinë për ndihmën për Oleshky

October 19, 2026
Dy fjalë për Adi Krastën

Makthi i Albin Kurtit nga tabela në Morinë

October 19, 2026
Ministrja Kushi nxjerr udhëzimin për uljen e numrit të nxënësve në klasa

“Distancohuni nga dhuna, po përdoren minorenët!”, Evis Kushi thirrje studentëve dhe prindërve

October 19, 2026
Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com