• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu inaguron qendrën shëndetësore të Libofshës, përfitojnë 10 mijë banorë

by Java News
27/02/2018 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 mijë banorët e Libofshës kanë sot një qendër shëndetësore tërësisht të rikonstruktuar, falë investimit me vlerë 75 mijë euro të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, nëpërmjet projektit ‘Shëndet për të Gjithë’.
Gjatë inagurimit të qendrës shëndetësore të Libofshës merrnin pjesë Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu, ambasadori zvicerian në Tiranë z. Christoph Graf, autoritetet vendore, etj.
“Qendra e rehabilituar e Libofshës garanton sot shërbim me standarte, afër vendbanimit për 10 mijë banorët e kësaj zone. Ky është një model i qendrave shëndetësore që duam të shtrijmë në të gjithë vendin me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore në 4 vite. Model i integruar i rehabilitimit të infrastrukturës, pajisjes së mjekëve dhe infermierëve me çantat që përmbajnë pajisjet e nevojshme si dhe trajnimi i tyre”, u shpreh Ministrja Manastirliu.
Projekti tashmë i konsoliduar ‘Shëndet për të Gjithë’ ka bërë të mundur të kemi sot 6 qendra model në qarkun e Dibrës dhe Fierit.
“Përmirësojmë infrastrukturën me rikonstruksionin edhe të 12 qendra të tjera që janë në proces në zonat e thella të Dibrës dhe Fierit, por rehabilitimi i qendrave shëndetësore me këtë bashkëpunim –bashkëfinancim i Qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim– do të shtrihet së shpejti edhe në Tiranë me rehabilitimin e Qendrave Shëndetësore Sauk dhe Vorë”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ambasadori Graf garantoi vijimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për fuqizimin e kujdesit parësor.
“Infrastruktura e mirë dhe investimi në pajisje janë të nevojshme për sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, por ky është vetëm fillimi. Faktorët e tjerë për një kujdes shëndetësor cilësor janë trajnimi, njohuritë dhe motivimi i mijëra njerëzve që punojnë si profesionistë të shëndetësisë”, tha ambasadori Graf.
Tetë qendra të tjera shëndetësore janë në proces rehabilitimi në qarkun e Fierit, dy në Tiranë dhe dy në Dibër, në kuadër të projektit ‘Shëndet për të Gjithë’, në vijim të bashkëpunimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Agjencinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim. /ma.me

Next Post
Ngacmimet seksuale, studimi: Një në katër adoleshentë merr mesazhe erotike

Ngacmimet seksuale, studimi: Një në katër adoleshentë merr mesazhe erotike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

“Vijojmë rritjen e pagave”, Rama inauguron ‘Mbretëreshën Geraldinë’: Luftë çdo forme ryshfeti në shëndetësi

June 29, 2026
Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

Vidhnin banesa dhe automjete në Sarandë, goditet grupi kriminal. Arrestohen 4 persona, 1 në kërkim

June 29, 2026
Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

Mandati i përfundon në dhjetor, KLP hap nesër garën për pasuesin e Olsian Çelës

June 29, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Veliaj, baba për herë të dytë. Reagon avokati: Familjes iu shtua gëzimi i madh me një djalë!

June 29, 2026
Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

Ilir Meta ‘divorcohet’ edhe me Kujtim Cakranin! Avokati: Ka humbur besimin, s’do e mbroj më unë!

June 29, 2026
Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

Projekti në Sazan, Ibrahimaj: Po negociojmë me kompaninë për përqindjen që do të ketë shteti shqiptar

June 29, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Të shtëna me armë zjarri në Pogradec, raportohet për 1 të plagosur

June 29, 2026
FOTO/ Aksidenti i rëndë në superstradën Lezhë-Milot, 2 persona në spital, si paraqitet gjendja e tyre

Aksidentet shënojnë rritje, rreziku më i lartë nga grupmoshat më të reja

June 29, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Qershor 2026

June 29, 2026
Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In