• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Manastirliu: Brenda vitit finalizojmë projektin për rehabilitimin dhe zgjerimin e Pediatrisë

by Java News
04/05/2017 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Krijohen për herë të parë në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ambiente të posaçme për konsultat dhe një spital ditor, duke shmangur kaosin dhe fluksin e pacientëve në pavionet e spitalit të fëmijëve. Ogerta Manastirliu, ministër i Shëndetësisë, gjatë inagurimit të ambienteve të reja të Pediatrisë, u shpreh:
“Finalizojmë sot këtë projekt që ndan shërbimin spitalor nga shërbimi ambulator, duke i krijuar kushte më të mira mjekëve por edhe pacientëve, të cilët vijnë për konsulta apo për të marrë shërbime ditore pranë Pediatrisë së QSUT-së”.
Deri dje, këto ambiente ishin tërësisht të amortizuara dhe përdoreshin për depozitimin e materialeve që dilnin jashtë përdorimit, ndërkohë që kaosi që krijohej në pavione ku merrej shërbimi, ishte tepër i madh, për shkak të fluksit të vizitave ambulatore. Sot, ambientet e rehabilituara ofrojnë mundësinë e kryerjes së konsultave për katër specialitete të Pediatrisë: Nefrologji; Kirurgji infantile; Gastrologji dhe Endokrinologji.
“Është një lajm shumë i mirë. Ishte diçka shumë e nevojshme për shfryrjen e fluksit në pavione”, u shpreh Prof.Ass Dritan Alushani, shef i shërbimit të Kirurgjisë Infantile.
“Ka shmangur shumë konfuzionin që ndodhte për vizitat. Tani po ndahen mirë urgjencat nga planifikimet dhe vizitat te specialistët. Kjo është dicka e mirë jo vetëm për mjekun që punon i qetë, por edhe për njerëzit që kanë oraret e tyre të vizitës dhe marrin shërbimin në kohë”, tha Prof.Ass Diamand Shtiza, nefrolog pediatrik.
Një tjetër risi e këtij investimi, është ngritja e spitalit ditor Gaucher, që do të shërbejë për 24 pacientë që vuajnë nga kjo sëmundje e rrallë, e cila prek mëlçinë, shpretkën dhe palcën e kockës. Atyre ju duhet të marrin terapinë 2 herë në muaj dhe deri dje -edhe pse një pjesë janë pacientë të rritur- ju duhej të vendoseshin në dhoma në pavione me fëmijë për të marrë terapinë e nevojshme. Tanimë ky spital ditor i ngritur enkas për ta, do ta lehtësojë ndjeshëm marrjen e terapisë në kushte optimale.
“Të sëmurët do të ndihen më komodë në privacinë e tyre por edhe ne na jepet mundësia për një trajtim më të mirë të pacientëve, duke i patur të gjitha gjërat të sistemuara, me data base, me çdo gjë të nevojshme për një trajtim më të mirë shkencor”, u shpreh Prof. Paskal Cullufi, shefi i shërbimit të Pediatrisë së Specialiteteve.
Në këto ambiente të rehabilituata do të marrin shërbim/konsulta rreth 50-60 fëmijë/ditë. 
Ndërkohë, një tjetër investim i rëndësishëm për Pediatrinë është plotësimi i Reanimacionit me aparaturat e nevojshme, në kuadër të projektit me JICA (Japan International Cooperation Agency) Falë këtij bashkëpunimi, Pediatrisë i janë shtuar 7 monitorë pacienti, shtrate operatore, inkubatorë pacienti, krevatë pacienti, 4 pompa infuzioni, si dhe brenda këtij muaji, do të shtohet edhe grafia dixhitale dhe eko.
“Janë vërtet aparatura shumë të mira, të teknologjisë së fundit, shumë të rëndësishme për pavijonin e fëmijëve të sëmurë rëndë”, u shpreh Prof. Ermira Kola, shefe e shërbimit të Reanimacionit Pediatrik.
Ministrja e Shëndetësisë falenderoi Agjencinë Japoneze JICA, të cilët -siç u shpreh ajo- gjithmonë janë gjendur afër shërbimeve të Pediatrisë, duke i mbështetur me aparatura të fjalës së fundit. “Këto aparatura janë shumë të nevojshme për fëmijët që trajtohen në shërbimin e terapisë intensive, që është një shërbim delikat, pasi flasim për fëmijë që janë në kushtet e rrezikut për jetën. Flasim për inkubatorë dhe monitorë të fjalës së fundit të teknologjisë, të cilët plotësojnë mini-flotën e aparaturave që ka shërbimi i reanimacionit, ndërkohë që ekoja dhe grafia që pritet të vijnë në kuadër të këtij projekti, do të rinovojnë tërësisht aparaturat diagnostikuese por edhe terapi-mbajtëse për pacientët e vegjël, pasi për Qeverinë Shqiptare, për ne si Ministri Shëndetësie, fëmijët janë të parët” – tha Manastirliu.
Të gjitha këto janë ndërhyrje të domosdoshme në funksion të një shërbimi më cilësor për fëmijët.
“Por jemi ambiciozë për të realizuar një ndërhyrje që do t’i ndryshojë krejtësisht pamje Pediatrisë këtu në QSUT, investimi madhor në kuadër të projektit me Bankën Botërore, që do të rehabilitojë dhe zgjerojë Pediatrinë. Falë kësaj ndërhyrje, që presim ta finalizojmë si projekt brenda vitit, do të kemi edhe një reanimacion totalisht të ri, me standarde europiane”, tha ministrja e Shëndetësisë.
Next Post
Mediat serbe me argumentat e çadrës: Qeveria e Ramës blen zgjedhjet me paratë e drogës

Mediat serbe me argumentat e çadrës: Qeveria e Ramës blen zgjedhjet me paratë e drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Zhvillime të reja në PD, çfarë pritet të ndodhë sot në orën 19:00?

May 27, 2026
Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

Holanda vendos kushte të reja për rrugën e Malit të Zi drejt BE-së

May 27, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Debat për garën e Berishës në PD/ Mustafaj: Demokratët duhej të votonin kundër! Caca: Proces formal, partia po gënjen veten me shifra

May 27, 2026
Meka dhe Arnautët

Meka dhe Arnautët

May 27, 2026
Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Gjuha qesh dhe bën ironi

May 27, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Takimi me Ramën dhe integrimi, qeveria gjermane: Anëtarësimi i Shqipërisë, në bazë të meritës

May 27, 2026
Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

May 27, 2026
Flota e makinave elektrike e KE-së, kthehet në burim pakënaqësie. Udhëtimet Bruksel–Strasburg zgjasin mbi pesë orë

Flota e makinave elektrike e KE-së, kthehet në burim pakënaqësie. Udhëtimet Bruksel–Strasburg zgjasin mbi pesë orë

May 27, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni ‘godet’ Brukselin: Mjaft me burokraci, duam zhvillim!

May 27, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

As afganë dhe as talebanë, por vetëm shqiptarë të qeverisur keq!

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In