• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

Lleshaj: Protestat, unë do të zgjidhja vetëm 5-6 policë për të mbrojtur institucionet

by A R
25/05/2019 12:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Që prej 16 Shkurtit opozita tashmë jashtë parlamentit, ka realizuar plot 11 protesta ku shumë pak prej tyre nuk kanë shënuar akte të dhunshme.

Për të komentuar situatën politike dhe paralajmërimet e kampit opozitar, në panelin e emisionit “Java në RTSH” ishte i ftuar ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj.

Përballë analistëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Lleshaj solli detaje të panjohura nga puna e policisë si dhe bëri publik qëndrimin e tij politik në lidhje me protestat e vazhdueshme.

“Çështja e vetme që jam marrë si ministër gjatë këtyre protestave është strategjia 1,1,0 që do të thotë reago një çast më mbrapa atij që ke përballë, reago një nivel më poshtë në nivel të dhunës nga ai që ke përballë dhe zero viktima. E kam formuluar kështu për t’u mbajtur mend më thjesht. Është e vetmja shkresë ose ndër të vetmet shkresa që i kam dërguar policisë. Është një udhëzim i ministrit të Brendshëm”, theksoi Lleshaj në “Java” në RTSH.

Ministri u shpreh se aktet e dhunës në protestat e opozitës janë të organizuara dhe se nën hetim ndodhen qindra persona.

Ai u shpreh se në këto protesta, janë shënuar së paku 37 efektivë të policisë të lënduar.

“Preokupimi im bazë sidomos në këtë stinë skizofrenike të një proteste të paarsyeshme dhe të përballjes së policisë me sfida të jashtëzakonshme dhe të precedentë në historinë e re të shtetit shqiptar. Policia në këtë situatë kërkon mbështetje politike dhe njerëzore. Unë jam zëdhënësi i policisë në këtë situatë për ta përfaqësuar dhe për të qenë zëri i tyre dhe për të garantuar mbështetjen e nevojshme për këtë situatë stresi jo të vogël” – u shpreh ai.

Ndërkohë, analisti Lorenc Vangjeli tha se ka qarkulluar një informacion sipas të cilit në mbrojtje të institucioneve mund të vendoseshin vetëm 5-6 policë. Vangjeli tha se ish-kryeministri Berisha nuk u përgjigj kur u pyet nga ai vetë nëse mund t’i përmbanin aktet e dhunës në një situatë hipitetioe të tillë.

“Në çdo protestë ju angazhoni mbi 1 mijë trupa policore. Ka pasur një njoftim sipas të cilit është diskutuar opsioni për të bërë të kundërtën. Pra sikur rreth Kryeministrisë të ishin vetëm 5 apo 6 policë dhe ata pak efektivë të gardës që bëjnë shërbimin e përditshëm. I pyetur nëse mund ta menaxhonte situatën para godinës, ish-kryeministri Berisha nuk dha nëj përgjigje. Ju a do të ishit dakord me një skenar të tillë hipotetik?” – pyeti analisti Lorenc Vangjeli.

“Sikur unë të kisha patur kompetenca operacionale mbi policinë, unë do të kisha bërë këtë që ju aludoni. Nuk do të kisha lënë njerëz në godinat kushtetuese të Shqipërisë. Godinat duhet t’i mbrojë kushtetuta dhe ligji. Kjo që po ndodh është e paprecedentë pasi në asnjë vend të botës nuk tenton njeri të hyjë në institucionet e shtetit” – tha ministri Sandër Lleshaj për emisionin “Java”.

Ai shtoi se nëse në tubime do të angazhohej një numër kaq i vogël efektivësh, puna për policinë do të niste të nesërmen e protestës.

Ndërkohë analisti Preç Zogaj konstatoi se përdorimi i gazit lotsjellës nuk ka qenë në këto përmasa më parë. Ai shtroi pyetjen nëse hedhja e gazit është pjesë e një vendimi të natyrës politike që synon të shmangë kontaktin e forcave të rendit me protestuesit.

Lidhur me këtë, ministri Lleshaj tha se ky hap ka sjell ndryshim sesi policia ka menaxhuar protestat.

“Kjo është një ndarje e madhe nga tradita e protestave në Shqipëri ku janë shënuar edhe viktima. Sepse më parë përgjigja e Policisë dhe Gardës ka qenë me pushkë” – tha Lleshaj.

“Është e vërtetë që nuk janë shënuar viktima, por ka një pretendim të kritikëve tuaj dhe opozitës që e konsiderojnë përdorimin e gazit si një reagim shpropocional pasi preken edhe civilë që nuk kanë lidhje me tubimet” – tha Zogaj.

Por për herë të parë, Lleshaj u kërkoi falje qytetarëve që nuk kanë qenë pjesë e protestës dhe që janë të prekur nga gazi lotsjellës. Por sipas tij, kjo ka ndodhur pasi opozita e ka zhvendosur protestën e dhunshme në vende ku nuk ka njoftuar më parë. Kështu, ai mori se shembull zhvendosjen e protestave nga Kryeministria në drejtim të Kuvendit, Drejtorisë së Policisë etj.

“U kërkoj ndjesë në emër të policisë së shtetit, por edhe drejtuesve të protestës që e kanë spostuar protestën atje ku ligji nuk e lejon” – tha ministri Lleshaj në studion e emisionit “Java në RTSH”.

Next Post
Deputetja e PS: Protestat po e delegjitimojnë opozitën

Protesta/ Leja e policisë nga ora 19.00 deri 21.00, gati rreth 1700 punonjës policie

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump përshëndet fitoren e AfD-së në Gjermani -

Tensione gjeopolitike në Gjermani, ekstremi i AfD bën thirrje për ndërprerjen e mbështetjes ndaj Ukrainës!

October 7, 2026
NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

NYT: Në kulmin e fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, këshilltarët e Trump ndihmuan një qeveri pro-ruse në Bosnje!

October 7, 2026
Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

Merrte prona me qira për baza droge, shqiptari kapet me 2,4 kg kokainë në Itali! Ja si e zbuluan karabinierët!

October 7, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Tani Berisha mund të marrë më qafë dhe LaCivitën

October 7, 2026
Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

Komisioni për të Drejtat e Njeriut miraton ndryshimet ligjore për pasuritë e sekuestruara dhe ndërtimet pa leje! Qefalia: Vendimmarrje transparente

October 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Na e ndani, është apo jo elektorale reforma territoriale?

October 7, 2026
Real është “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sërish fitoren madrilenëve në La Liga

E bujshme nga Spanja: Mbappé nuk ndihet mirë, mund të largohet nga Reali i Madridit!

October 7, 2026
Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

Ministri Demo mesazh studentëve të rinj të Akademisë së Sigurisë: Policia që duam të kemi nesër, fillon nga Akademia që ndërtojmë sot!

October 7, 2026
Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

Virusi misterioz i murtajës, Rusia përgënjeshtron zyrtarisht raportimet për rastin e dytë në Siberi!

October 7, 2026
LaCivita, Shqipërinë e Madhe apo Shqipërinë madhështore?

“Nuk punon për mua!”- Berisha e prezantoi në fushatë si “njeriun e Trump”, Presidenti amerikan distancohet nga LaCivita! Loboi dhe vizën 6 mln USD

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com