• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Letër e hapur drejtuar mamit të Zeqos dhe gjithë Zeqirëve kudo që ndodhen!

by Java News
08/07/2019 19:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denar Biba

Prej disa ditesh, njeri pas tjetrit e sot njera pas gjithe te tjereve, iu keni premtuar pasuesve tuaj (te cileve ua qaj hallin se kane mbetur te ndricohen nga ca te erresuar) se do te beni kallzim penal ndaj meje e kolegeve te tjere ne KQZ sepse, sipas jush “paskerkeshim manipuluar shifrat e pjesemarresve ne zgjedhjet per pushtetin vendor te dates 30 qershor 2019”.

Nuk eshte problemi im por i atyre gjithmone e me pak individeve qe vazhdojne t’ju besojne ende, se cfare kuptimi ka qe dilni cdo dite nje e nga nje dhe kercenoni, kur mjafton qe vetem njeri prej jush te zbrese nga maja e thanes, te ule te ndenjurat e te shkruaje dy rreshta qofte edhe sa per sy e faqe, ti vere emrin “kallzim” ne krye e ta depozitoje prane Prokurorise se Tiranes. Fundja mund ta nisni edhe me poste, nese keni turp nga koleget juriste te paraqiteni personalisht.

Me thene te drejten, une kujtoja se e kishit bere derisa degjova sot prape njeren qe, pas te njejtes fAltore, e tha serish pa iu dridhur fare syri. Epo, halli asht sa me t’plas cipa! – thone mencurisht shkodranet ne te tilla raste.

Nga ana tjeter eshte problem imi cdo perpjekje e juaja, sado patetike qofte, per te hedhur balte mbi procesin zgjedhor ne pergjithesi dhe mbi emrin tim e KQZ ne vecanti. Per te qene i sinqerte, me keni bezdisur edhe familjaret, te cilet prej ditesh presin qe ju ti ktheni fjalet ne vepra e te ikin te qete ne det, duke qene se pas kesaj do jeni ju qe do mbeteni ne te thate.

Tani dy fjale edhe me ate pjese te ndergjegjes suaj juridike qe uroj t’ju kete mbetur.

Ju e dini mire se nuk ka asnje nen te Kodit Zgjedhor qe te parashikoje dicka, cfaredolloj rregullimi, qofte edhe perciptas, mbi ndonje detyrim te anetareve dhe/ose administrates se KQZ per te dhene informacion mbi pjesemarrjen e shtetasve ne zgjedhje. Ju e dini mire gjithashtu se ky informacion jepet prej vitesh dhe qe asnjehere nuk ka qene plotesisht i sakte, por thjesht provizor, sikunder edhe eshte cilesuar publikisht. Per pasoje, nuk ka asnje ligj te shkelur nga KQZ ne lidhje me sa me siper.

Ndonese kjo qe sapo shkruajta eshte me shume se e mjaftueshme per kedo me dy pare mend, per ju dhe ata qe ju ndersejne po shpalos edhe dicka tjeter, qe pervecse te paprincipe ju ben edhe qesharake.

Sjell ne vemendje te atyre qe po me lexojne, qofshin keta edhe njerez te cilet, per shkak te qendrimeve politike te tyre nuk kane mendim te mire per mua se, ne bindjen tuaj te plote, te cilen nuk lini radhe pa e bere publike, ne date 30 qershor 2019 nuk pati proces zgjedhor. Gjithcka ndodhi – sipas jush e ca te tjereve te cileve iu mbani ison – i gjithe procesi ishte nul dhe absolutisht i pavlefshem. Pra, kjo eshte qasja juaj subjektive. Arsyeshem, nqs i qendrojme interpretimit tuaj te fakteve dhe te ligjit, edhe cdo veprim tjeter qe pason e bazohet mbi nje proces nul, eshte nul. Atehere, si na paskerka krim (veper penale), kur ngado qe ta shohesh kete histori, si nga ana e ligjit, si nga ana e interpretimit tuaj te ligjit, nuk ka asnje ligj te shkelur?

Dhe ju e dini mire kete! Sikunder dini gjithashtu se “Kallëzimi për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer … dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.” (Neni 305 “Kallezimi i Rreme” i Kodit Penal).

Kini parasysh qe konsumimi i kesaj vepre penale kerkon thjesht e vetem qe kallzuesi te dije se krimi i kallzuar nuk ekziston – dhe secili nga ju ka ore te tera regjistrimesh neper studiot tv ku shfaqet duke “argumentuar” se zgjedhje ne date 30 qershor nuk ka pasur!

Si ka mundesi qe nuk i qendroni kesaj linje e te godisni per pavlefshmeri absolute ne gjykaten administrative qofte edhe nje vendim te vetem te KQZ?! Si ka mundesi qe, te bindur se ajo cka ndodhi ne date 30 qershor ishte nje nulitet i madh, nuk beni kallzim ndaj KQZ ne lidhje me disa miliona leke prokurime qe urdheroi Kryetari i KQZ e qe nuk i anuloi asnjehere, megjithese per te Dekreti i Presidentit ishte dhe eshte i ligjshem?!

Ore, do te thote ndonje nga ju, se edhe njihemi (pika qe s’ju bie!), sa u lodhe per gjithe keto, na kishe shkruajtur ate kallzimin ndaj teje; me ate rast kishe perfituar te vije edhe ndonje etiketim pozitiv per vete (fjala vjen “Denar Biba, pikerisht sepse eshte edhe nje nga juristet me te mire ne vend, rezulton edhe dhunuesi kryesor i ligjit”😜😜😜).

E dini cfare, vazhdoni aty nga maja e thanes se, gjithkush ben ate qe di, vetem ju lutem mos me thoni kur te ndodhe qe te takohemi se nuk e kishit seriozisht; se politika keshtu e ka e brockulla te tjera. Jo, politika nuk e ka keshtu! Nuk duhet ta kete keshtu! Kjo mender me thene politika juaj po, si per te na e shpifur. Harroni ju qyqe se, duke delegjitimuar institucionet publike dhe sistemin e vetem te marrjes se pushtetit, po prisni degen ku qendroni edhe vete. Apo aq ju ben, ju keni majen e thanes…

Next Post
Fotogaleri/ Elda, deputetja simpatike e LSI që kërcënoi Kuvendin për shkarkimin e Metës

Fotogaleri/ Elda, deputetja simpatike e LSI që kërcënoi Kuvendin për shkarkimin e Metës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministri i Norvegjisë shpreh gatishmërinë e vendit të tij për të zgjeruar bashkëpunimin me Kinën

Kryeministri i Norvegjisë shpreh gatishmërinë e vendit të tij për të zgjeruar bashkëpunimin me Kinën

July 7, 2026
Berisha pas votimit për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar: Lista dinjitoze, përfaqësojnë elitën

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament për sa kohë Rama bllokon kërkesat e protestuesve

July 7, 2026
I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

July 7, 2026
Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

July 7, 2026
4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

July 7, 2026
Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

July 7, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

495 persona morën shtetësinë shqiptare, 173 e lanë gjatë 2025-ës

July 7, 2026
“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati: Do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese

July 7, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kaq njerëz i gjen te ashensori

July 7, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

Berisha del blof me postimin, i turren qytetarët: Ka noddhur në Kosovë… pleqëri të mbarë!

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In