• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kush është adoleshentja që humbi jetën pas operacionit, familjarët: Faji i mjekes kirurge (FOTO)

by Java News
10/07/2017 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 18-vjeçare nga Elbasani që iu nënshrua një ndërhyrje kirurgjikale dy ditë më parë ka ndërruar jetë. Menjëherë pas këtij rasit familjarët e saj akuzuan mjeken që e operoi për mjekim të pakujdesshëm.

Dy ditë më parë vajza që shihni në foto, Ketjona Ibrahimi nga qytetet i Grmashit shkoi me këmbët e veta në sallën e operacionit, por fill pas tij ajo ndërroi jetë pas disa komplikacionesh.

Familjarët hodhën akuza të forta mbi mjeken kirurge që e operoi në Elbasan, ndërsa një i afërm i Ketjonës i kontaktuar nga BalkanWeb thotë se ende nuk e kanë marrë vesh nga se vuante kushërira e tij.

Sipas tij, më 8 korrik rreth orës 3 të natës e reja është zgjuar me dhimbje të forta barku, të vjella dhe gjakderdhje.

Të alarmuar i janë drejtuar spitalit të Gramshit, por duke qenë se gjendja e të resë paraqitej e rëndë, ajo është dërguar me urgjencë në Elbasan.

“Atje nuk na dhanë shpjegime, i bënë vetëm qetësues dhe analizat, pastaj e futën me urgjencë në operacion. Rreth orës 7 të mëngjesit morëm vesh lajmin e hidhur”,- u shpreh ai.

Për të zbuluar shkaqet e vdekjes, grupi hetimor i ngritur për këtë rast po presin ekspertizën mjeko-ligjore.

Policia ka nisur procedim penal për këtë të fundit, ndërsa ka nisur hetimet për ngjarjen.

DEKLARATA E POLICISË

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për proçedim penal në gjendje të lirë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” në ngarkim të shtetases J.K., 43 vjeçe, banuese në Elbasan. Ajo duke qenë me profesion mjeke kirurge në spitalin e Elbasanit, në datë 8 korrik 2017, kreu një ndërhyrje kirurgjikale tek pacientja K.I.. Pacientja K.I, ndërroi jetë pak pas operacionit.

Sipas kallëzimeve të familjarëve dyshohet se 18 vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm.

Grupi hetimor po kryen veprime të mëtejshme në bashkëpunim me ekspertët mjeko–ligjorë për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm” parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.

a.ç

 

 

 

Next Post
FOTOT/ Veliaj: “Investimet, Kinostudio një pol i ri i Tiranës”

FOTOT/ Veliaj: “Investimet, Kinostudio një pol i ri i Tiranës"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacioni i Kuvendit në Madrid, Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

Delegacioni i Kuvendit në Madrid, Spanja rikonfirmon mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në BE

June 24, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Pse organizatorët u distancuan nga Goxhaj ndërsa protestuesit e mbështesin?

June 24, 2026
Mbahet forumi i Davosit veror me temë “Inovacioni në shkallë”

Mbahet forumi i Davosit veror me temë “Inovacioni në shkallë”

June 24, 2026
Largohet flamuri i LGBT-së në protestë/ Reagon kryeministri Rama: Kjo nuk është Shqipëria që po ndërtojmë për në BE

Rama i nxjerr videon gazetarit: Kur del nga kuvlia e Bufit dhe shtiresh si flamingo në një teatër maskash

June 24, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestën e sotme para Kryeministrisë

“Ka tentativa për destabilizimin e Shqipërisë”, deputetja: Protestat po përdoren për thirrje kundër shtetit

June 24, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Do të ishte ndryshe sikur lopët të shiteshin me metër katror

June 24, 2026
Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti

Corriere della Sera: Tavolara Bay, resorti i miliarderëve në Sardenjë, çfarë fshihet pas klauzolës për ndihmë nga shteti

June 24, 2026
Lamallari në selinë e Europol në Hagë: Shqipëria, partner i besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar

Lamallari në selinë e Europol në Hagë: Shqipëria, partner i besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar

June 24, 2026
“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, debat mes Boçit dhe Isait: Më 21 janar protestohej dhe vritej!

“Në shesh mbledh më shumë pelikani sesa bufi”, debat mes Boçit dhe Isait: Më 21 janar protestohej dhe vritej!

June 24, 2026
RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

RCC dhe OSBE kërkojnë bashkëpunim më të ngushtë për sigurinë në Ballkan

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In