• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro: Qarku i Gjirokastrës do të shënojë surpizën më të madhe në këto zgjedhje

by Java News
13/06/2017 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fitore të padiskutueshme në Përmet, në Qarkun Gjirokastër dhe gjithë Shqipërinë jo 4 me 1, por 5 me 0 për Partinë Socialiste”, kështu është shprehur kandidatja e PS-së Mirela Kumbaro gjatë takimit me socialistët e Përmetit me rastin e 26 vjetorit të PS-së. Ajo ka pohuar se gjatë kësaj fushate socialistët do të trokasin në çdo derë dhe në çdo zemër e mendje për t’u thënë shqiptarëve të vërtetën e punës së PS-së në këto 44 muaj.

Kumbaro ka kërkuar edhe njëherë votën e përmetarëve dhe gjithë shqiptarëve për Partinë Socialiste si e vetmja mënyrë për të patur një qeveri 100% socialiste me synimin e vetëm, që është ai i të ndërtuarit shtet për shqiptarët.

“Mezi pres që kjo fushatë të mbarojë me një fitore të sigurt për Përmetin, për Shqipërinë, për PS dhe ne të vazhdojmë projektet që kemi nisur, sepse ato janë vetëm në fillim. Kemi hedhur themelet e shtëpisë sonë të madhe dhe do të vazhdojmë në mandatin e dytë të gjithë bashkë të ndërtojmë shtëpinë tonë, shtetin tonë, për Shqipërinë që duam. Suksese dhe fitore të padiskutueshme në Përmet, në Qarkun Gjirokastër dhe gjithë Shqipërinë, jo 4 me 1, por 5 me 0 për PS. Deri në datën 25 do të trokasim në çdo derë dhe në çdo zemër e mendje sepse duhet t’u themi shqiptarëve të vërtetën. E vërteta jonë, e vërteta e punës së PS në këto 44 muaj nuk është gjithçka, por ama është shumëçka për t’i bindur të gjithë që në datë 25 vota duhet të jetë për PS, me një qeveri 100% socialiste, me një timonier të vetëm, që ne jo të marrim pushtetin, por të ndërtojmë shtetin për shqiptarët”. – iu drejtua kandidatja socialiste përmetarëve.

Më tej Kumbaro  theksoi se Përmeti ka treguar se po t’i japësh dorën, të jep zemrën, teksa prezantoi para qytetarëve projektin e qeverisë socialiste për këtë qytet.

“Projekti ynë i radhës për Përmetin synon ndërtimin e një panteoni të hapur me figurat e mëdha të Përmetit. Kudo panteonët mbarojnë një moment, por Përmeti ka aq shumë saqë do të jenë brezat ata që do ta pasurojnë. Përmeti ka treguar se po t’i japësh dorën, të jep zemrën. Unë pata fatin e madh që si ministre e Kulturës të ndjek nga afër projektet e investimit që ka bërë skuadra e Partisë Socialiste nën drejtimin dhe qeverisjen e kapitenit tonë Edi Rama. Përmeti që kemi është shumë më i mirë se Përmeti që kishim. Ne duam të kthejmë shkëlqimin e Përmetit që është krenaria shqiptare. Do ta bëjmë Përmetin që duam të bukur e të famshëm jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë të huajt që do të vijnë në Përmet, si një destinacion i parë në Shqipëri, për turizmin, bujqësinë, kulturën dhe historinë” –tha Kumbaro. /ma.me

Next Post
Pezullohet Sekretari i “Arsimit dhe Sporteve”, dyshohet se ndërhyri në provimet e Maturës

Pezullohet Sekretari i "Arsimit dhe Sporteve", dyshohet se ndërhyri në provimet e Maturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

AMP operacion në Sarandë/ Ndalohet nënkomisar Edmond Ruçi, akuzohet për shpërdorim detyre

May 19, 2026
Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

Faqja nacionaliste maqedonase shpërthen ndaj ambasadorit Meidani: Shko në shtëpi! Të q* fisin!

May 19, 2026
Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

Haga lëshon urdhër-arrest për ministrin izraelit, Smotrich e quan “shpallje lufte”

May 19, 2026
Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

Gjuha shqipe në RMV, aktivistja Beqiri: Baza ligjore është e qartë, mungon vullneti politik

May 19, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Raportet e Avokatit të Popullit, Zogaj: Nuk mund të lihen në sirtar, duhet një mekanizëm ligjor detyrues për institucionet

May 19, 2026
Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

Numri i bashkive të reja ‘ndan’ PS dhe PD në Durrës/ Debate në dëgjesën me qytetarët të Komisionit të Territoriales

May 19, 2026
“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

“Policia e Shtetit nevojë imediate për vetëpastrim”, eksperti Basha: Serioziteti i Hitës do sjellë pastrimin e strukturave

May 19, 2026
Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

Nga Igli Tare te “rojet” e SPAK: kur mikrofonët presin si gjyq publik

May 19, 2026
Amnistia Penale nuk prek vetëm shqiptarët, pritet të përfitojnë edhe 19 të huaj! 7 prej tyre lirohen menjëherë nga qelitë

AP kërkoi mbylljen e 5 burgjeve/ Petraj: Qelitë të mbipopulluara! Topalli: Një tualet për 18 të burgosur në Burrel

May 19, 2026
U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

U nominua nga Trump për ambasador në Shqipëri, Eric Wendt raporton të martën në Komitetin e Jashtëm

May 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In