• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kumbaro për urën e Hoshtevës: Dëmi u shkaktua nga rrëshitja masive e tokës, objektin e kishim në mbikëqyrje!

by Java News
06/02/2018 14:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Kulturës dhe deputetja e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, ka folur për herë të parë publikisht për rrëzimin e Urës së Hoshtëvës tre ditë më parë. E ftuar në emisionin ‘7 pa 5’ në Vizion Plus, ajo ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes dhe çfarë thonë inxhinierët që kanë qenë në terren prej dy ditësh. Më poshtë përgjigjja e plotë e Kumbaros për këtë çështje.

“Për fat të keq ne kemi një numër të madh objektesh, ura, kisha etj, në një situatë të rënduar. Ne kemi një plan ndërhyrje në funksion të emergjencës. Vetëm në objektet e kultit kemi kryer 13 ndërhyrje në vitet e fundit, që kanë qenë në një shkallë shumë të rëndë përfshi edhe Kishën e Labovës që ndodhet në qarkun Gjirokastër. Kjo ishte një urë që ne e kemi mbajtur në mbikëqyrje përgjatë gjithë kohës. Për herë të fundit ishim aty në fillim të janarit pas reshjeve, bashkë me inxhinierët. Ishte aty edhe inxhinieri i njohur në Gjirokastër, Agron Doraci, një nga ekspertët e vjetër të trashëgimisë Kulturore. Ata konstatuan disa krisje që kishte pësuar ura nga përmbytjet e dhjetorit. Bënë gati edhe projektin, por sipas raportimit të inxhinierëve ishte e pamundur të ndërhyet në urë kur niveli i ujit është i lartë, pa folur që jemi në një terren të paaksesueshëm me mjete motorike. Aty mund të shkohet vetëm me mushka dhe me këmbë. Është rreth një orë ecje me këmbë dhe me mushka për të çuar aty qoftë edhe veglat. Kjo e bënte ndërhyrjen të vështirë dhe të rrezikshme për jetët njerëzore gjithashtu. Këtu në fakt jemi duke paguar haraçin e shumë viteve të erozionit. Para dy netësh derdhja e lumit të Zagorisë ka qenë e furishme dhe nuk kemi thjesht rënie të urës, por kemi shkarje masive të të gjithë bregut të lumit. Vazhdon ende të ketë shkarje masive të tokës rreth 80 metra, të paktën sipas raportit të fundit teknik që kanë bërë inxhinierët, të cilët kanë qenë gjatë dy ditëve të fundit në terren për të parë konkretisht se çfarë ka ndodhur. Dua të them se kemi shumë monumente që janë në një situatë ose të trashëguar ose që koha ka bërë amortizimin e vet dhe sigurisht këtu veprojmë me prioritete. Gjykuam që në vitin 2017 ishte shumë emergjente ndërhyrja në Kishën e Labovës për shembull, ashtu sikurse kemi shumë emergjente në këtë moment që flasim ndërhyrjen në Kishën e Peshkëpisë së Sipërme, e cila edhe ajo është e rrezikuar. Ashtu sikurse e gjejmë që është e domosdoshme ndërhyrja në Kishën e Mesopotamit. Numri i monumenteve që kërkon ndërhyrje është shumë i madh, por është e pamundur që të ndërhysh tek të gjitha menjëherë dhe detyrimisht do të ecim me prioritete. Për fat të keq, dhe këtë e them me shumë dhimbje, shkarja masive që ka ndodhur në bregun e lumit të Zagorisë është e pariparueshme sepse nuk është thjesht rënia e një objekti, por është një shkarje masive e tillë, që edhe nëse do të kishim pasur një ndërhyrje, të paktën nga ajo që më thonë inxhinierët, shkarja do e kishte marrë me vete urën. Ajo që ne i kemi bërë natyrës në gjithë këto vite, është një mëkat jashtëzakonisht i madh që më pas e paguajmë ne dhe brezat e ardhshëm”.

Ura e Hoshtevës, Monument Kulture i kategorisë I u shemb pas shirave të dendur të datës 3 shkurt në qarkun e Gjirokstrës. Ky monument paraqiste problematikë pasi ndër vite nga gërryerja e shtratit të lumit kishin dalë themelet e këmbëve të urës. Gjithashtu nga prurjet e shumta të përroit ishin gërryer edhe shpatullat e tij dhe ku mbështetej ura.

Next Post
Strategjia e zgjerimit/ Mogherini: Shqipëria ka zbatuar 100% politikat e jashtme, perspektivë e qartë për në BE!

Strategjia e zgjerimit/ Mogherini: Shqipëria ka zbatuar 100% politikat e jashtme, perspektivë e qartë për në BE!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

June 29, 2026
Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

June 29, 2026
Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

June 29, 2026
Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

Të vendosësh sipas ligjit kur publiku pret diçka tjetër

June 29, 2026
Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

June 29, 2026
Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

June 29, 2026
Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

Nga dhuna, te vjedhja dhe kanosja/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

June 29, 2026
Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

June 29, 2026
Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

June 29, 2026
Situata me virozat, Koçiu mbledh drejtuesit e strukturave shëndetësore: Vaksinimi, mënyra më efikase e përballimit të situatës

Nga 1 korriku rreth 900 pensionistë përfitojnë nga indeksimi i ri, Koçiu: Pensionet janë rritur mbi 70% që nga viti 2013

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In