• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KUKES/ Kodheli e Gjici, me veteranët e familjet e dëshmorëve

by Java News
12/05/2017 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mimi Kodheli, kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit së bashku me kandidatin tjetër të PS Kukës, Safet Gjici vendosën ta fillonin fushatën zgjedhore me një takim me veteranët e LANÇL dhe familjet e dëshmorëve në Kukës. “Ne kërkojmë ta pastrojnë Shqipërinë për ta pasur ata të dëlirë ashtu siç të parët na e lanë, ashtu siç shumëkush prej jush që është akoma këtu ka dashur që të jetë. Bashkë me Safetin menduam që ishte e drejtë që ne ta fillonim këtë fushatë zgjedhore të 18 qershorit në takimin e parë më ju. Ju jeni akoma shtylla më e qëndrueshme e shoqërisë. Me themelet më të forta”, ka deklaruar Kodheli në startin e kësaj fushate.

Kryesuesja e listës së kandidatëve për deputetë ka premtuar një investim të fortë tek varrezat e dëshmorëve, si një shenjë respekti dhe detyrimi ndaj të rënëve për liri. Për veteranët, ajo shpreh se Kukësi është vërtet një qytet me probleme ekonomike por bukuritë e rralla dhe pasuritë natyrore që ky qark ka, duhet të shfrytëzohen dhe të ringrejnë industrinë, pasi është në traditën e kësaj zone. “Kukësi ka akoma shumë nevojë për shumëçka. Është një qark i varfër që jeton kryesisht me të ardhurat e emigracionit që në një kohë që është një qark që ka bukuri të rralla dhe për pasojë turizmi është diçcka që duhet të zhvillohet menjëherë. Është një qark që ka pasuri nëntokësore dhe për pasojë duhet të ringrihen industritë e nxjerrjes dhe përpunimit të minerareve”, nënvizoi Kodheli. E cila ka vënë theksin dhe tek shfrytëzimi i turizmit, një aset i rëndësishëm për këtë zonë me bukuri të rralla natyrore dhe që shqiptarët dhe të huajt duhet ta njohin . Në lidhje me situatën aktuale të vendit Kodheli u shpreh se PS ka ofruar politikisht të gjitha opsionet e mundshme për të pasur një garë të denjë dhe demokratike në këto zgjedhje. Kodheli nuk la pa përmendur edhe Vetting-un si një proces të nevojshëm të cilit do t’i shkohet deri në fund, me çdo çmim demokratik, pavarësisht pengesave. Teksa ka bërë thirrje për qytetarët e qarkut të Kukësit që të votojnë alternativën e rilindjes së këtij vendi, rilindjes së dinjitetit të shqiptarëve, Kodheli nënvizoi se duke punuar bashkarisht, të majtë dhe të djathtë pa dallim, vendi do të përparojë drejt anëtarësimit në Evropë. Nga ana tjetër, Safet Gjici u shpreh se veteranët dhe dëshmorët i kanë dhënë vendit shumë dhe madje u shpreh si borxhlinj ndaj tyre. Kandidati Gjici vuri në pah varrezat e dëshmorëve në Kukës, të lënë në harresë nga Bashkia dhe pushtetet e tjera për shumë vite, të cilat do të ishin prioritet që në muajt e parë të mandatit tjetër qeverisës të PS. “Sëbashku me ministren sot në qeveri dhe nesër në qeveri ne do të zgjidhim shumë halle dhe probleme që keni”, ka nënvizuar Gjici.

Ai nuk la pa përmendur edhe faktin që kur ishte prefekt i Kukësit, qeveria shqiptare dhe Edi Rama investuan 42 milionë euro dukë rregulluar kështu një sërë rrugësh si dhe sheshin kryesor në Kukës. “Do e ngrejmë zërin dhe do mbrojmë interesin tuaj por dhe të të gjithë qytetarëve të qarkut të Kukësit, Kukës, Has, Tropojë. Unë besoj se sëbashku me ministren do të zgjidhim shumë probleme përsa i përket infrastrukturës, përsa i përket bujqësisë, përsa i përket dhe punëve të tjera që në fakt kemi bërë shumë gjëra për qarkun e Kukësit. Kemi çfarë të themi për këto investime. ju e dini shumë mirë që unë isha perfekt qeveria shqiptare solli 42 milionë euro në qarkun e Kukësit investime. Rruga e Shkavecit , rruga e Valbonës, por sheshi që bënë për Kukësin që ne dalim sot dhe shëtisim dhe është një shesh i mrekullueshëm”, deklaroi Gjici. /ma.me

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U përjashtua apo jo Spiropali? Deputetja e PS: S’ka vendim, kur të ketë një të tillë do bëhet publik

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë! Nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

November 26, 2026
Spiropali thirrje opozitës: Të shohë përtej penxhereve e hekurave, të na bashkohet në Komisionin e Posaçëm

Kallëzimi në SPAK/ Spiropali: E di kush e ka bërë, por nuk më stepin dot!

November 26, 2026
Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

Sponsorizimin po e “varrosin” me gjobën e aprovimit paraprak!

November 26, 2026
Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

Nuk e paragjykoj partinë e re, por…

November 26, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

November 26, 2026
“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

“Më monitoronin në kafet që dilja”, Spiropali: Ka deputetë të trembur nga vetja…

November 26, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Protesta e 28 Nëntorit, Çupi: As shqiptari më i keq nuk e dëmton vendin në Ditën e Flamurit!

November 26, 2026
Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

Dhunoi barbarisht gruan: Gjykata e la në arrest shtëpie, i dënuari sfidon duke punuar në lokal

November 26, 2026
Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

Donald Trump “ul gjakrat” me senatorin e Michigan: El-Sayed është djalë i zgjuar

November 26, 2026
Marrëdhëniet Rama-Vuçiç tashmë të zbehura? Spiropali: Shqipëria partneri më i besuar në rajon

“Unë ‘kryepuçistja’”, Spiropali shpërthen në kritika: Shqipëria është kthyer në parti-shtet

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In