• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kufiri detar Shqipëri- Greqi, historiani publikon hartën e komisionit të vitit 1925

by Java News
01/02/2018 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani dhe ish-kreu i arkivës në Ministrinë e Brendshëm Kastriot Dervishi ka publikuar të dhëna të cilat flasin për caktimin e kufijve të Shqipërisë. Sipas tij edhe pse kufiri zyrtar u mbyll me 1925-1926 vonesat për caktimet lidheshin me Luftën e Parë botërore. Po ashtu Dervishi ka publikuar një nga hartat e komisionit ndërkombëtar të kufijve.

Postimi i plotë:

Historia e caktimit të kufijve të Shqipërisë në vitet 1925-1926

Pavarësisht se Shqipëria u njoh shtet i pavarur me vendimin e fuqive të mëdha të datës 29 korrik 1913, kufiri zyrtar i saj u mbyll në vitet 1925-1926. Vonesa e caktimit të kufijve lidhet pikësëpari me Luftën e Parë Botërore dhe çështje të veçanta si paqartësitë për Vermoshin apo manastirin e Shën Naumit. Në situatën e sotme, kur diskutohet çështja e kufirit detar me Greqinë, shihen se bëhen paralelizma të pavenda midis dy rasteve. Krijohet një përshtypje sikur Shqipëria ishte një shtet me kufij dhe Shën Naumi e fali për një tekë. Sigurimi i kufijve të Shqipërisë ishte ndër punët më pozitive të diplomacisë shqiptare të viteve 1925-1926, e cila në kushte shumë të padobishme, mori prej fuqive të mëdha maksimumin e kërkesave të saj. Për Shën Naumin mund të thuhet:

-Është objekt krishterimi sllav i ndërtuar nga Naumi në vitin 905, i cili vdiq dhe u varros këtu pas 5 vjetësh.

-U pushtua nga armata e parë e ushtrisë serbe më 25 tetor 1912 dhe u posedua vazhdimisht nga Serbia apo Jugosllavia deri në vitin 1941 (përjashto një periudhë të Luftës së Parë Botërore kur u pushtua nga Bullgaria).

-Në vitet 1941-1944 u zotërua nga qeveritë shqiptare të periudhës së fashizmit dhe kohës së pranisë së ushtrisë gjermane. E vetmja qeveri shqiptare që e posedoi manastirin dhe që e dorëzoi te Jugosllavia, ishte ajo e Enver Hoxhës në dhjetor 1944.

Pala shqiptare hyri në bisedime duke trajtuar bashkarisht si Vermoshin ashtu edhe Shën Naumit, në kundërshtim me kërkesën jugosllave. Shqipëria e dobët vetëm mund të bisedonte e të bënte çfarë kishte mundësi. Kjo u bë e mundur pasi njëra nga fuqitë, Franca, sugjeroi që palët të bisedonin së pari për mosmarrëveshjet, e pastaj fuqitë të vendosnin për caktimin përfundimtar të kufijve. Shqipëria caktoi si delegat një prej personaliteteve më të shquara të saj, Mehdi Frashërin. Në informacionin e datës 25.5.1925 drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme, Mehdi Frashëri, përcakton se pikat kryesore të bisedimeve ishin katër:

Lundrimi mbi Bunë, tregtia e shtetasve shqiptarë në Gjakovë, Vermoshi, Shën Naumi.

Propozimi i parë shqiptar kishte qenë jo vetëm marrja e Shën Naumit, por edhe zonës ekonomike përqark tij, por ky propozim nuk ishte pranuar nga fuqitë e mëdha. Shqipërisë i lihej vetëm Shën Naumi, pa asnjë territor tjetër.

Pasi Jugosllavia deklaroi se nuk do ta lironte kurrë manastirin, fuqitë këshilluan dy qevertë të hynin në rrugën e “bisedimeve miqësore”, para se ato të vendosnin. Fillimisht u bisedua në Tiranë, por nuk u arrit në asnjë përfundim. Jugosllavët propozuan shkëmbim territorial sipas së cilit duke lënë Shën Naumin, Shqipëria merrte fshatin Peshkëpi e siguronte rrugën kombëtare Pogradec-Korçë, por Mehdi Frashëri deklaroi se do ia paraqiste qeverisë shqiptare një tezë të tillë.

Kjo ishte katërfishi i sipërfaqes së Shën Naumit. Frashëri theksonte se çështja e manastirit ishte morale për qeverinë pasi çështja ekonomike e strategjike ishin humbur tashmë. Kundrejt këtij propozimi, qeveria jugosllave hoqi dorë edhe nga Vermoshi. Propozimet u miratuan nga Asambleja Kushtetuese më 18 korrik 1925.

Protokolli përfundimtar i kufirit midis Shqipërisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene u nënshkrua më 26.7.1926 në Firence nga komisioni ndërkombëtar i kufijve: gjeneral Pietro Gazera (kryetar), nënkoloneli britanik A.B.Clough, koloneli francez J.A.Ordini. Marrëveshjes iu lidhën 10 anekse që kishin të bënin me të dhënat për ndërtimin e shenjave kufitare, përshkrimi i shenjave kufitare, përshkrim i përgjithshëm i kufirit,përshkrimi i shenjave kufitare, harta e kufirit, protokolli mbi lundrimin në liqenin e Shkodrës dhe lumin Buna, protokolli për lehtësimin e komunikimit të popullsisë së krahinave të Gucisë e Podgoricës me krahinat e Vermoshit e liqenit të Hotit, protokolli për lehtësimin e pelegrinazhit të popullsisë shqiptare në manastirin e Shën Naumit dhe deklarata të përfaqësuesve të dy qeverive, përkatësisht Iljaz Vrioni dhe gjeneral M.Jovanoviç.

Kufiri shqiptaro-grek

Protokolli përfundimtar i kufirit shqiptaro-grek u nënshkrua më 27.1.1925 në Firence nga komisioni ndërkombëtari kufijve: gjeneral Pietro Gazera (kryetar), nënkoloneli britanik F.Giles, koloneli francez J.A.Ordini. Bazë për këtë protokoll ishin caktimi i vijës kufitare në marrëveshjen e Londrës në vitin 1913; vendimi i qeverive britanike, italiane, franceze e japoneze i 9 nëntorit 1921; vendimet e konferencës së ambasadorëve në datat 1 shkurt dhe 10 nëntor 1922; vendimi i konferencës së ambasadorëve më 27 korrik 1923.

Marrëveshjes iu lidhën 5 anekse që kishin të bënin me të dhënat për ndërtimin e shenjave kufitare, përshkrimi i shenjave kufitare, përshkrim i përgjithshëm i kufirit, 7 fletë të hartës së kufirit dhe deklarata të përfaqësuesve të dy qeverive.

Të nënshkruarit e qeverive përkatëse, d.m.th. të asaj shqiptar përfaqësuar nga Mehdi Frashëri dhe asaj greke nga nënkolonel Avramides nënshkruan deklaratat e aneksit 5. Delegati shqiptar u shpreh dakord me protokollin përfundimtar. Ndërsa për përfaqësuesin tjetër gjenden këto fjalë:

“Delegati grek deklaratën mbi një çështje të tillë e konsideron si të panevojshme, meqenëse qeveria greke në kohën oportune ia ka bërë të njohur vërejtjet e saj konferencës së ambasadorëve dhe pastaj iu nënshtrua vendimeve të konferencës”.

Deklarimi i përfaqësuesit grek ishte në vazhdim të qëndrimit të qeverisë greke e cila nuk e kishte njohur kufirin me Shqipërinë. Greqia ishte detyruar nga fuqitë të ishte pjesë e nënshkrimit të aneksit të protokollit.

Bashkëlidhur, një nga hartat e komisionit ndërkombëtar të kufijve

Next Post
Dhuna në Dibër, ‘burg pa afat’ për nën- kryetarin e Bashkisë, Ernolt Cani

Dhuna në Dibër, 'burg pa afat' për nën- kryetarin e Bashkisë, Ernolt Cani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

Helmimi i studentëve të policisë, Prokuroria ende në pritje të përgjigjes nga AKU

May 15, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përplasja me armë në Bushat në 2024-ën, SPAK merr të pandehur tre anëtarë të grupit “Bajri”

May 15, 2026
“Hapni Ngushticën e Hormuzit”, Kina: Lufta me Iranin nuk duhej të kishte ndodhur

“Hapni Ngushticën e Hormuzit”, Kina: Lufta me Iranin nuk duhej të kishte ndodhur

May 15, 2026
Finalja e madhe e Eurovision, zbulohet renditja e pjesëmarrësve, ja kur do të performojë Alis

Finalja e madhe e Eurovision, zbulohet renditja e pjesëmarrësve, ja kur do të performojë Alis

May 15, 2026
Ilaç që ngjall të vdekurit? Kjo është e vërteta e deklaratës së Donald Trump

Ilaç që ngjall të vdekurit? Kjo është e vërteta e deklaratës së Donald Trump

May 15, 2026
Përvjetor i dhimbshëm në Gaza, nga dëbimi i 1948-ës te katastrofa e sotme

Përvjetor i dhimbshëm në Gaza, nga dëbimi i 1948-ës te katastrofa e sotme

May 15, 2026
Skandal në Gjermani, pediatri akuzohet për 130 raste abuzimi seksual ndaj fëmijëve

Skandal në Gjermani, pediatri akuzohet për 130 raste abuzimi seksual ndaj fëmijëve

May 15, 2026
Siguria e Europës në fokus, Rama në panelin kryesor ndërkombëtar në Estoni

Siguria e Europës në fokus, Rama në panelin kryesor ndërkombëtar në Estoni

May 15, 2026
Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

Kuba në kolaps energjetik, Trump fut në lojë CIA-n dhe ofertën milionëshe

May 15, 2026
Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

Fillimet në SHBA, Harry Bajraktari: Pronën e parë e bleva në ’97-ën, ishin 60 banesa në Bronx

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In