• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kryebashkiaku Veliaj: Sheshi ‘Skëndërbej’ hapet për publikun më 10 qershor

by Java News
15/05/2017 13:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sheshi Skënderbej do të hapet për të gjithë qytetarët më 10 qershor. Lajmi u dha nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili sëbashku me Kryeministrin Edi Rama vizituan ambientet çlodhëse dhe rekreative të këndit të lojërave në Parkun e Madh të Liqenit ku bashkëbiseduan me prindër e gjyshër të cilët janë frekuentues të këtij ambienti.

“Sheshi ka dalë shumë bukur, këtë javë do testojmë shatërvanët, të shikojmë sa mirë funksionojnë. Kemi mbjellë shumë pemë rreth e rrotull, do ketë një pjesë me hije me pemë, një pjesë e kemi bërë vetëm me ullinj, një pjesë e kemi bërë vetëm me pemë frutore, portokalle, limon, fiq. Vend fantastik nëse keni biçikletë, patina, është e pjerrët po të hipësh në majë”, tha Veliaj. Edhe kryeministri Rama vlerëosi realizimin e këtij projekti duke e cilësuar fanstastik.

Gjithashtu, Veliaj prezantoi punën që është bërë në këtë zonë, që e cilësoi “një punë si të qëroje oriz” për të hequr pikat e zeza që kishin zaptuar zonën. “Nga lejet që janë dhënë në Farkë janë fut disa pallate si pykë, ato nuk i zhbëjmë dot, aty jetojnë njerëz kështu që ka një çikë devijim nga plani fillestar. Por masterplani ka dalë mirë. Dje kur dolëm për vrap nga ora 7 pasdite, nuk bëje dot vrap aq shumë njerëz kishte. Kemi ende disa shpronësime, ndërtime pa leje që janë legalizuar në kohën e tyre. Derdheshin gjithë gropat septike në liqen. Kështu që ka filluar procesi i zhvendosjes. Por ka qenë realisht si të qërosh oriz, gjithë pikat e zeza rreth liqenit. Sidomos pjesa e Farkës ka qenë një katastrofë”, u shpreh Veliaj .

Kreu i Bashkisë deklaroi se falë ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës janë ndërtuar një sërë ambientesh të ndryshme për të gjitha grupmoshat, duke e shndërruar Parkun e Madh të Liqenit në një nga hapësirat më të frekuentuara në kryeqytet. “Këtu është ndarë me kënde, për mosha deri në 3 vjeç ka ambiente ato kodrinat e vogla, ndërkohë që pjesa e adoleshentëve dhe e më të rriturve vazhdon në drejtim të kishës ku është fusha e basketbollit, scateboard etj. Ngaqë ka pas shumë sukses, ka një fluks të paimagjinueshëm sidomos pasdite. Kështu që do të përfundojmë edhe pistën e vrapit. Po bëjmë edhe shtigjet e biçikletave që mos të ndërhyjmë me ata që bëjnë vrap. Ndërkohë që fusha lart kryesisht janë për ekipe të organizuara. Shkollat e mesme përdorin fushat e basketbollit dhe të volejbollit”, tha Veliaj.

Duke folur për rritjen e hapësirave të gjelbra në kryeqytet, Veliaj deklaroi se po punohet me ritme të shpejta që brenda 2030 të mbillen 2 milionë pemë, në kuadër të projektit për Pyllin Orbital.

ma.me

Next Post
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset 63-vjeçari në Korçë

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset 63-vjeçari në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tani i Madh, Topi i Madh

Tani i Madh, Topi i Madh

September 23, 2026
Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

Sa kushton karikimi i makinës? – Kostot, nga 1530-4554 lekë për të përshkuar 1,000 km rrugë

September 23, 2026
Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

Nga Tirana në kufi me Greqinë, transportojnë refugjatë drejt BE-së. Dy të arrestuar në Sarandë

September 23, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

September 23, 2026
Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

Vlora Hyseni nuk është rasti i parë. Altin Dumani hetoi edhe ish shefin e SHISH, Fatos Klosin

September 23, 2026
Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO/ Blushi sulmon hapurt Kurtin: Ka nxitur racizmin mes shqiptarëve! Thotë se jemi dardanë dhe…

September 23, 2026
Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

Kurti takohet me Kaja Kallas: UÇK-ja lindi si përgjigje ndaj spastrimit etnik nga Serbia

September 23, 2026
Mjekësia, e preferuara/ Më të mirët e gjimnazeve kanë fituar në degët e shëndetësisë

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

September 23, 2026
Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

Detajet e rezervës së naftës: Shqipëria krijon asetin strategjik për rastet e krizave

September 23, 2026
“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

“Paqja” e Trump në Gaza një spektakël turpi”, fjalimi i fundit i Macron në OKB: Zgjidhja me dy shtete

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com