• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kritiku i Putin gjendet i vdekur në Londër, një javë pas helmimit të ish-spiunit rus Skripal

by Java News
13/03/2018 19:33
with boris berezovsky

with boris berezovsky

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hetuesit britanik të anti-terrorit janë duke hetuar vdekjen misterioze të një tjetër rusi, kësaj herë në Londër. Bëhet fjalë për Nikolai Glushkov, miku i një oligarku të njohur rus edhe ky i vdekur në Londër, i cili njihej si kritik i presidenti rus Putin.

Një 68-vjeçar rus është gjetur i vdekur në rrethana të pashpjegueshme në Londër, ndërkohë që vdekja e tij po hetohet nga hetuesit britanik të anti-terrorit. Media thotë se bëhet fjalë për Nikolai Glushkov, një mik i një oligarku të njohur anti-Putin, Boris Berezovski, i cili u gjet i varur në Londër në 2013-ën.

Vdekja e rusit të mërguar ndodh një javë pas sulmit me gaz nervor ndaj një agjenti të dyfishtë, Sergei Skripal, ngjarje që ka çuar në nivelet më të ulëta marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës.

Sipas policisë britanike vdekja e disidentit rus, po trajtohet si e “pashpjegueshme” ndërkohë që anti-terrori është përfshirë në hetimin e vdekjes, shkruan TCH.

68-vjeçari rus Nikolai Glushkov ishte dënuar me burg në mungesë në Rusi për akuzat e shpërdorimit të 87 milionë sterlinave në kohen kur ai ka drejtuar linjën ajrore ruse, Aeroflot.

Policia britanike ka vendosur të hetoj 14 raste vdekjesh të shtetasve rus, pas sulmit me gaz nervor ndaj një ish-agjenti të dyfishtë përpara disa ditësh në qytetin anglez të Salisburit.

Ndërkohë të martën në mesnatë skadon afati i vendosur nga kryeministrja britanike Theresa May për përgjigjen ruse në lidhje me praninë e një agjenti nervor ruse në sulmin e ndodhur në territorin britanik.

Kryeministrja britanike pritet të flasë sot me presidentin amerikan Donald Trump në lidhje me këtë çështje, e cila ka çuar marrëdhëniet britaniko-ruse në pikën më të ulët dhe të rrezikshme për shumë kohë.

Theresa May pritet të flasë të mërkurën në parlamentin britanik për përgjigjen e eventuale britanike në rast se Moska nuk jep shpjegim të mjaftueshme për ngjarjen, të cilin ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e ka cilësuar një “gjepur”.

a.ç

Next Post
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

Sikur Shqipëria e Kosova zhurmën e lobimit rus ta bënin për turizmin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

Tragjedi në sport, 17-vjeçarja humb jetën pasi u godit në kokë gjatë ndeshjes

October 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Haxhiu: Ja pse Shqipëria duhet të shkojë në zgjedhje…, por Rama të mos japë dorëheqjen!

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In