• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kori i vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja” bën Berlinin të këndojë shqip

by Java News
24/06/2017 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, një ansambël i madh me rreth 40 vajza të Liceut Artistik “Jordan Misja”, kënduan dhe promovuan vlerat kulturore, artistike, qytetare dhe europiane në Berlin. Me ftese te Dirigjentes Berlineze Sabine Wüsthoff, Kori i  Vajzave të Tiranës të Liceut Artistik, i përgatitur me nivel të lartë profesional e artistik nga Dirigjentja Ermira ALLIU, ishin një surprizë e bukur artistike për publikun e Berlinit.

Në sallën e Lindenkirche, publiku i pranishëm mirëpriti dhe duartrokiti këngët e kompozitorëve europianë si STARS,O Salutaris, Mundi Renovation si edhe këngët shqiptare të shkruara nga Simon Gjoni, Milto Vako etj.  Moment interesant ishte bashkimi i dy koreve dhe këndimi i  këngëve nën drejtimin e Ermira Alliut dhe Sabine Ëüsthoff, duke krijuar tingëllim dinamik dhe origjinal.

 Do të tingëllonin të fuqishme dhe të veçanta këngët nga Kompozitori gjerman Robert Schumann si Der Wassermann, Soldatenbraut etj.  Kënga e George Gershwin Clap Your Hands, e kënduar dhe e shoqëruar me lëvizje koreografike, do të sillte një përjetim dhe impuls të veçante tek kori madh, duke siguruar një sinkronizim perfekt dhe një tingëllimë origjinale, duke bërë që kori të ishte i shkrirë në një trupë të veçantë artistike.

 Kënga “Bie Lodra “ e kompozitorit Milto Vako (njëkohësisht themelues i korit në vitet 1960), do të sillte një përjetim shumë të veçantë sa për intonacionet, aq dhe për ritmin karakteristik të muzikës sonë kombëtare.

 Ambasadori i Shqipërisë në Berlin, z. Artur Kuko, do të shprehej i entuziazmuar duke e cilësuar korin e vajzave të Liceut Artistik të Tiranës si “Ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë”, ndërsa vlerësoi së tepërmi këtë zhvillim të ri midis Korit të vajzave të Berlinit dhe Korit të Vajzave të Liceut Artistik “Jordan Misja”.

 Në përfundim të turneut, Presidentja e Korit të Vajzave të Berlinit Nikola von Amsberg do të shprehej me vlerësim të lartë për korin e Tiranës, si kori që këndon më qartë dhe korrekt këngët gjermane, krahasuar me kore të tjera pjesëmarrëse në festivalet internacionale.

 Dirigjentja Berlineze Sabine Wüsthoff, theksoi se ky bashkëpunim dhe shkëmbim kulturor e artistik midis dy koreve, është vetëm në fillimin e Tij, duke shprehur dëshirën që ky bashkëpunim i parë artistik e historik midis dy koreve, të Tiranës dhe të Berlinit, të vijojë të jetë afatgjatë.

Next Post
Ministri i Brendshëm teknik, takim në Prokurori me Llallën

BERAT/ Demiraj takon koordinatorët e partive: Të ulen tensionet elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

July 29, 2026
Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

July 29, 2026
“5500 vende të lira pune”, Gonxhja: Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm

Gonxhja: Kush guxon të ngrejë dorë ndaj Policisë do merret prej veshësh a leckash dhe do procedohet

July 29, 2026
A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

A ka të drejtë Spiropali? Erion Braçe përgjigjet për “Partinë-Shtet”

July 29, 2026
Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

Princi Harry pëson goditje ligjore, botuesi i “Daily Mail” kërkon 34.5 milionë paund pas humbjes së gjyqit nga personazhet e famshëm

July 29, 2026
Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

Evropa Jugore në flake, Franca përballet me zjarrin sa katërfishi i Parisit, zjarrfikës të vdekur në Greqi

July 29, 2026
Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

Braçe zbardh debatet me Ramën në grupin parlamentar: Nuk jam dakord me emërimet…

July 29, 2026
La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

July 29, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

Deklarata e fortë e Braçes: Në PS ka luftë të brendshme, duan të më eliminojnë politikisht

July 29, 2026
polizia italian

Horror në Itali: Burri porosit vrasjen e ish-gruas, plani zbulohet para ekzekutimit

July 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com