• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi takon Palmer në SHBA: “Zbatimi i reformës në drejtësi, është thelbësor për Shqipërinë”

by Java News
20/01/2017 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i pranishëm në SHBA në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump, u takua me Matthew Palmer, Drejtor për Cështjet e Europës Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, takim ku u theksua bashkëpunimi i ngushtë strategjik SHBA-Shqipëri, që do të vijojë edhe më aktiv.

Takimi mes tyre u zhvillua në ditën e parë të qëndrimit në SHBA, ku ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe deputeti Ervin Bushati ndodhen në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri, Donald Trump.

Mes zotit Palmer dhe ministrit Klosi u fol për zhvillimet më të fundit në Shqipëri. Drejtori për Cështjet Jugore dhe Qëndrore në Departamentin Amerikan të Shtetit përgëzoi arritjet e qeverisë shqiptare dhe reformat e ndërmarra prej saj në këto tre vjet, duke i vlerësuar si të duhurat në drejtim të zhvillimit të Shqipërisë dhe rrugës së saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.

Palmer vlerësoi vecanërisht miratimin e reformës në drejtësi, si më të madhen dhe më të rëndësishmen që vendi ka ndërmarrë ndonjëherë, duke nxitur zbatimin e saj. “Vijimi me zbatimin e reformës në drejtësi, është thelbësore tani për Shqipërinë”, deklaroi Palmer, duke shtuar se kjo do t’i japë një hov cilësor luftës kundër korrupsionit.

Biseda në takimin mes Palmer dhe ministrit Klosi dhe deputetit Bushati, u perqendrua edhe te zhvillimet në rajon. Palmer vlerësoi lart rolin gjithmonë e më pozitiv të Shqipërisë në rajon, si një faktor stabilizues dhe ekuilibrues në çështjet e mbartura dhe të reja në Ballkan. Po ashtu, mes tyre u fol edhe për zhvillimet e fundit mes Serbisë dhe Kosovës, ku u vecua rëndësia e rikthimit të normalitetit në marrëdhëniet mes dy vendeve.

ma.me

Klosi-SHBA-Palmer-2Klosi-SHBA-Palmer-3Klosi-SHBA-Palmer-4Klosi-SHBA-Palmer-5Klosi-SHBA-Palmer-6

Next Post
Afera e CEZ/ Juristi Karaj: KLSH dhe SHISH u urdhëruan që të mos hetonin privatizimin e OSSH-së

Romeo Karaj: Makthi i Berishës e ka emrin Nuel. Pse e takova Izet Haxhinë në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta e PD në Tiranë, Policia blindon Kryeministrinë! Mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë për monitorimin e akteve të dhunës

Protesta e PD në Tiranë, Policia blindon Kryeministrinë! Mbi 2 mijë efektivë në terren, dronë dhe agjentë civilë për monitorimin e akteve të dhunës

October 31, 2026
U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, flet për herë të parë Christa Pike pas ekzekutimit të dështuar

U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, flet për herë të parë Christa Pike pas ekzekutimit të dështuar

October 31, 2026
A mund të afrohet Kanadaja me BE-në? Debati për një partneritet të ri përtej Atlantikut

Kryeministri Carney: Kanadaja synon të bëhet ‘anëtari i parë i asociuar’ i BE-së deri në qershor 2027

October 31, 2026
Demokratët e Shkodrës nisen për protestën në Tiranë, deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

Demokratët e Shkodrës nisen për protestën në Tiranë, deputeti i PD: Studentët kërkojnë rotacion politik

October 31, 2026
Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë

Rubio do të organizojë një takim me ministrat e jashtëm të Australisë, Indisë dhe Japonisë

October 31, 2026
“Ka një mision për të përmbushur”- Pse s’e jep dorëheqjen kryeministri? Zv/ministri Qefalia: Ka premtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

“Ka një mision për të përmbushur”- Pse s’e jep dorëheqjen kryeministri? Zv/ministri Qefalia: Ka premtuar anëtarësimin e Shqipërisë në BE!

October 31, 2026
Burham i hapur për kërkim falje zyrtare për skllavërinë, por përjashton dëmshpërblimet

Burham i hapur për kërkim falje zyrtare për skllavërinë, por përjashton dëmshpërblimet

October 31, 2026
Bajerni në alarm, tekniku Vincent Kompany pëson kolaps gjatë stërvitjes! Dërgohet menjëherë në spital, zbulohen detajet e para

“Nuk na lejohet të flasim me të për futboll!”- Gjendja shëndetësore e Kompany, trajneri zëvendësues i Bayernit: E kam të ndaluar që…

October 31, 2026
Investimi në Zvërnec nën hetim nga SPAK, kontrolle në disa subjekte në Vlorë e Tiranë

SPAK-u duhet të veprojë vetë

October 31, 2026
Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

Kriza politike në Poloni, presidenti bën thirrje për konsultime midis partive për të zgjidhur bllokimin

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In