• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kërkoni ndjesë o të poshtër e idiotër, që fshiheni pasi titullit të opozitarit

by Mustafa Nano
25/09/2019 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano

Njeriu gabon, apo jo? Të gjithë gabojmë. Ka që përpiqen t’i fshehin ato, por ndonjëherë gabimet janë aq trashanike, sa nuk mund të fshihen. Dhe në këto rrethana, është mirë të kërkohet ndjesë.

Të kërkosh ndjesë, është alamet lehtësimi. Më besoni për këtë, pasi e kam bërë vetë disa herë. Ju e dini që e kam bërë. Dua të them se kam kërkuar falje.

Kam kërkuar falje jo duke spërdredhur gjuhën, por në kuptimin e plotë të fjalës. “Më falni!”, kam thënë. U kam thënë “më falni” edhe horrave, edhe atyre që janë qen bij qensh. Por horrat nuk hyjnë fare në këtë mes. Ndjesa nuk ka pasur të bëjë me ta.

Ndjesa ka patur të bëjë me mua. Sepse kështu është gjithnjë. Ndjesa ka të bëjë gjithnjë me personin që e kërkon, pas një gabimi. Dhe përsëris, unë jam lehtësuar pasi kam kërkuar ndjesë.

Tani vijmë te një gabim i sapo bërë. Tek lajmi që bëri rrëmujë Tiranën e Durrësin një copë herë. Unë nuk besoj se ky lajm ka qenë i planifikuar për të destabilizuar vendin.

Unë besoj se lajmi është shkruar e publikuar prej idiotësisë, dhe prej poshtërsisë, pa menduar se pasojat do të ishin ato që ishin.

Më konkretisht, lajmi se të dielën në orën 23.30 do të ndodhte një tërmet shkatërrimtar me fuqi 6 ballë ishte së pari një produkt i idiotësisë.

Sepse mjaft një kërkim 2 minutësh në internet (edhe kur interneti nuk punon mirë) për të kuptuar se tërmetet nuk mund të parashikohen. Ishte së dyti një produkt i poshtërsisë.

Gazetari i referohej një burimi, por thëniet e burimit i shtrembëronte sipas qejfit. I shtrembëronte hapur. Burimi ishte Top Channel, më saktë një intervistë që ky televizion i kishte marrë një sizmiologu grek.

Por në atë intervistë thuhej që një tërmet 6 ballësh do ndodhte në orën 23.30 të ditës së diel po aq sa thuhej se Sali Berisha do të përdhunohej nga ca demokratë të Mamurrasit e Bushatit në të njëjtën orë.

Në këtë kuptim lajmi i dhënë do kishte kuptim po aq sa do kishte kuptim edhe lajmi i përdhunimit të Sali Berishës.

Mirëpo gazetarët dhanë lajmin e parë mbi tërmetin 6 ballësh. Lajmin e dytë mbi përdhunimin e Berishës nuk e dhanë.

Këto ditë të tërmeteve ca njerëz të jepnin përshtypjen se u mërzitën që tërmeti nuk ishte më i madh, e që nuk shkaktoi viktima, dhe ata janë aq të përfshirë nga ethet politike sa truri nuk ua kap se në këtë histori rrezikojnë edhe ata të shkojnë në të sëmës. Prandaj, thirrja ime është shumë e thjeshtë: Merreni shtruar!

Ethet politike janë të kuptueshme, por bëni kujdes që ta mbani e ta keni një minimum logjike e common sense. Këto të fundit duhen, pasi shërbejnë si filtra të broçkullave e poshtërsirave që na vijnë në mendje herë pas here.

Dhe e fundit. Pse nuk kërkoni ndjesë? Ja, këtë gjë unë nuk kam për ta kuptuar. Gabimi ishte i qartë, në dritë të diellit, e morën vesh që të gjithë, madje një pjesë dhe e paguan me vuajtje e mundime rrugëve e parqeve.

Fare mirë në këto rrethana mund të thoshit: “Ju kërkojmë falje! Ju kërkojmë falje pa ‘por’ e pa ‘nëqoftëse’.

Por ata nuk e bënë. Ose e bënë si nëpër dhëmbë. Duke kërkuar alibira. Apo duke kërkuar mbrojtje ndaj qeverisë që po i persekuton. Punë idiotësh e të poshtrish. Që fshihen pas titullit të opozitarit.

Next Post
CDU/CSU pro hapjes së negociatave, Basha: 9 kushtet tregojnë dështimin e qeverisë

Negociatat, Basha sulmon Ramën: Dje hape shampanjën për herë të katërt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Delegacioni amerikan drejt Pakistanit, Donald Trump: Marrëveshja firmoset sot

Delegacioni amerikan drejt Pakistanit, Donald Trump: Marrëveshja firmoset sot

April 20, 2026
Irani i gatshëm të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve me SHBA

Irani i gatshëm të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve me SHBA

April 20, 2026
Marta Kos letër vendeve të Ballkanit Perëndimor: Rrezikohen mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes! Ja sa mund të humbasë Shqipëria

Marta Kos letër vendeve të Ballkanit Perëndimor: Rrezikohen mbi 700 mln euro nga Plani i Rritjes! Ja sa mund të humbasë Shqipëria

April 20, 2026
Përhapja e lajmit për infektim me HIV/AIDS të zyrtarëve të bashkisë Gjirokastër, vjen paralajmërimi nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën

Përhapja e lajmit për infektim me HIV/AIDS të zyrtarëve të bashkisë Gjirokastër, vjen paralajmërimi nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën

April 20, 2026
Lufta me SHBA dhe Izraelin, Irani rihap dy aeroportet kryesore civile

Lufta me SHBA dhe Izraelin, Irani rihap dy aeroportet kryesore civile

April 20, 2026
Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Kush fiton dhe kush përballet me sfida

April 20, 2026
Çfarë fuqie ka policia sekrete në Serbi?

Çfarë fuqie ka policia sekrete në Serbi?

April 20, 2026
Nafta “kërcen” në 95 dollarë/ Frika e prishjes së armëpushimit rrit sërish arin e zi

Nafta “kërcen” në 95 dollarë/ Frika e prishjes së armëpushimit rrit sërish arin e zi

April 20, 2026
“Punon për Ramën”, Salianji i përgjigjet Berishës: Nuk na duhet një parti që qan sa herë humb zgjedhjet

Berisha trembet pas takimit të Salianjit me demokratët e Kukësit, hedh Degën e PD-së në sulm: Jemi besnikë të Sali Berishës

April 20, 2026
Rrëfimi prekës i mamasë së Sokol Olldashit: Dy vjet e gjysëm s’dola nga shtëpia, nuk mund ta besoj edhe sot që ka vdekur

Rrëfimi prekës i mamasë së Sokol Olldashit: Dy vjet e gjysëm s’dola nga shtëpia, nuk mund ta besoj edhe sot që ka vdekur

April 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In