• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këmbana funebre e Kavajës nuk bie për viktimat e tragjedisë

by Lorenc Vangjeli
14/10/2019 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Çfarë ndodhi në Kavajë këtë javë, nuk është ngjarja e një qyteti të vogël province të lënë si xhep nga autostrada e re që shkon drejt jugut. Ajo është vetëm pjesa e dukshme e historive gjithmonë e më tipike shqiptare, të cilat luhen si drama për protagonistët dhe si ububu llahtare për moralistët.

Një apo disa histori paralele pasioni, një grua e vetme dhe nënë e tre fëmijëve, me bashkëshortin e dytë brenda në burg dhe burgu jashtë vendit, policë që vendosin të bëjnë ligjin me uniformë jashtë shërbimit, të shtëna automatiku e pistolete, foshnje dy vjeçare në vendin e krimit, shumë gjak, të vdekur e të plagosur: çfarë ndodhi në Kavajë është shumë më shumë se një dosje kriminale. Ajo është shumë më shumë se një hetim policor apo raportim gazetaresk. Eshtë më shumë edhe se grishja e zakontë për të nginjur kureshtjen e të ngeshmëve, për të bërë kinse puritanët të bërtasin për moral dhe skeptikët që të përsërisin dhe njëherë krizën e gjithë shoqërisë shqiptare.

Nga cila do anë të shihet kjo ngjarje, ajo është një zinxhir tipik shqiptar shkak e pasojë e sjelljes, e mendjelehtësisë ekstreme për të zgjidhur situata të rënda, e mosbesimit tek ligji, e shpërdorimit të detyrës, e epshit të pakontrolluar dhe arrogancës ditëzezë mashkullore, e cektësisë në arsyetimin për jetën dhe lehtësisë së padurueshme që i jepet vetë peshës së jetës. Tragjedia e Kavajës është identikiti i një shoqërie që ka probleme serioze me busullën e orientimit, që ligjin e pranon vetëm kur i intereson për vete dhe moralin e përmend vetëm kur e përdor për të ndëshkuar tjetrin. Përtej raportimeve të kronikës, Kavaja është një histori tragjike ku kanë gabuar të gjithë dhe duhet të paguajnë sot të gjithë. Dikush e bëri madje edhe duke i mbyllur hesapet vetjake me jetën e tij.

Gruaja që ishte në qendër të tragjedisë nuk është Maria Madalena. Dhe askush nga gjykuesit e saj që ndodhen në turmën me gurë në dorë, nuk është Jezu Krishti. Para se të goditet me gurë morali ajo grua, duhet që secili ta shohë një çast botën me sytë e saj. Secili duhet të përpiqet të dalloje edhe si e shihnin botën gjithë personazhet e kësaj tragjedie. Dhe vetëm atëherë, akuzatorët mund të jenë edhe të akuzuar.

Shpejt a vonë drejtësia do të ketë një tablo formale të asaj çfarë ndodhi, por gjykimi tjetër, ai që varet nga kushtetuta e moralit dhe kodi njerëzor i sjelljes, me të gjitha gjasat, do të duhet të shpallë fajtore krizën e gjithë shoqërisë. Kriza e shoqërisë së sotme shqiptare është një këmbanë që bie fort e fort, por nuk e lenë të dëgjohet brohorimat, sherret, dashuritë, urrejtjet, bashkimet e ndarjet e politikës për pushtet dhe në emër të pushtetit. Kavaja dha një dëshmi më shumë se ajo është këmbanë funerali. Herët a vonë, edhe skeptikët do ta dëgjojnë dhe do ta ndjejnë në lëkurë drithërimën e këtij lloj morti. Si tattoo tmerri. Këmbana të tilla, siç thonë të mençurit e kësaj bote, bien për të gjithë dhe jo për viktimat direkte të tragjedisë. /JavaNews.al

Next Post
KPK shkarkon nga detyra kreun e Prokurorisë së Përmetit, ja çfarë e ‘fundosi’

KPA përjashton nga sistemi i drejtësisë Artur Selmanin, prokurori pretendonte se fitoi 10 mijë dollarë në lloto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Makina shkrumbohet nga flakët gjatë ecjes në Librazhd, shpëton çifti që po udhëtonte me të! Ja për çfarë dyshohet

Makina shkrumbohet nga flakët gjatë ecjes në Librazhd, shpëton çifti që po udhëtonte me të! Ja për çfarë dyshohet

September 28, 2026
Balla takon Raporterin e PE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria në krye të vendeve aspirante për anëtarësim në BE

Balla takon Raporterin e PE për Shqipërinë, Andreas Schieder: Shqipëria në krye të vendeve aspirante për anëtarësim në BE

September 28, 2026
DEBATET te Ligjet për Territorialen, PS rrëzoi hartën me 100 bashki të PD! Bylykbashi: Shqyrtoni nismën tonë! Manja: S’ka kohë, duhet për zgjedhjet

DEBATET te Ligjet për Territorialen, PS rrëzoi hartën me 100 bashki të PD! Bylykbashi: Shqyrtoni nismën tonë! Manja: S’ka kohë, duhet për zgjedhjet

September 28, 2026
DETAJET/ “Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”- Ja si tentuan 2 të rinjtë të mashtronin Armand Dukën, reagimi i deputetit! Agjenti i infiltruar u prezantua si…

DETAJET/ “Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë euro”- Ja si tentuan 2 të rinjtë të mashtronin Armand Dukën, reagimi i deputetit! Agjenti i infiltruar u prezantua si…

September 28, 2026
Debate te Ligjet/ PD kërkon pezullimin e Territoriales, PS e rrëzon dhe refuzon të presë konsultimet me bashkitë për hartën e opozitës

Debate te Ligjet/ PD kërkon pezullimin e Territoriales, PS e rrëzon dhe refuzon të presë konsultimet me bashkitë për hartën e opozitës

September 28, 2026
“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

“Na kanë vjedhur 7 tituj”- Luftë mes ‘titanëve’ në Spanjë, Barcelona çon Florentino Perez në gjykatë pas akuzave, zbulohet data e seancës

September 28, 2026
Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë

Përsëri arbitra shqiptarë në Nations League, pas Juxhin Xhajës, në fushë zbret Enea Jorgji! Ja ndeshja që do gjykojë

September 28, 2026
Fundi i luftës/ Irani i vendos kushtet Trumpit për rikthimin në negociata

Irani bën ankesë në OKB për sanksionet amerikane në sektorin e aviacionit

September 28, 2026
Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

Ceremonia e çmimeve, më të mirët e Tirana International Film Festival

September 28, 2026
Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

Zjarr masiv edhe pyjet me pisha të Pogradecit, era favorizon flakët që përhapen me shpejtësi!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com