• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Këmbana funebre e Kavajës nuk bie për viktimat e tragjedisë

by Lorenc Vangjeli
14/10/2019 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Çfarë ndodhi në Kavajë këtë javë, nuk është ngjarja e një qyteti të vogël province të lënë si xhep nga autostrada e re që shkon drejt jugut. Ajo është vetëm pjesa e dukshme e historive gjithmonë e më tipike shqiptare, të cilat luhen si drama për protagonistët dhe si ububu llahtare për moralistët.

Një apo disa histori paralele pasioni, një grua e vetme dhe nënë e tre fëmijëve, me bashkëshortin e dytë brenda në burg dhe burgu jashtë vendit, policë që vendosin të bëjnë ligjin me uniformë jashtë shërbimit, të shtëna automatiku e pistolete, foshnje dy vjeçare në vendin e krimit, shumë gjak, të vdekur e të plagosur: çfarë ndodhi në Kavajë është shumë më shumë se një dosje kriminale. Ajo është shumë më shumë se një hetim policor apo raportim gazetaresk. Eshtë më shumë edhe se grishja e zakontë për të nginjur kureshtjen e të ngeshmëve, për të bërë kinse puritanët të bërtasin për moral dhe skeptikët që të përsërisin dhe njëherë krizën e gjithë shoqërisë shqiptare.

Nga cila do anë të shihet kjo ngjarje, ajo është një zinxhir tipik shqiptar shkak e pasojë e sjelljes, e mendjelehtësisë ekstreme për të zgjidhur situata të rënda, e mosbesimit tek ligji, e shpërdorimit të detyrës, e epshit të pakontrolluar dhe arrogancës ditëzezë mashkullore, e cektësisë në arsyetimin për jetën dhe lehtësisë së padurueshme që i jepet vetë peshës së jetës. Tragjedia e Kavajës është identikiti i një shoqërie që ka probleme serioze me busullën e orientimit, që ligjin e pranon vetëm kur i intereson për vete dhe moralin e përmend vetëm kur e përdor për të ndëshkuar tjetrin. Përtej raportimeve të kronikës, Kavaja është një histori tragjike ku kanë gabuar të gjithë dhe duhet të paguajnë sot të gjithë. Dikush e bëri madje edhe duke i mbyllur hesapet vetjake me jetën e tij.

Gruaja që ishte në qendër të tragjedisë nuk është Maria Madalena. Dhe askush nga gjykuesit e saj që ndodhen në turmën me gurë në dorë, nuk është Jezu Krishti. Para se të goditet me gurë morali ajo grua, duhet që secili ta shohë një çast botën me sytë e saj. Secili duhet të përpiqet të dalloje edhe si e shihnin botën gjithë personazhet e kësaj tragjedie. Dhe vetëm atëherë, akuzatorët mund të jenë edhe të akuzuar.

Shpejt a vonë drejtësia do të ketë një tablo formale të asaj çfarë ndodhi, por gjykimi tjetër, ai që varet nga kushtetuta e moralit dhe kodi njerëzor i sjelljes, me të gjitha gjasat, do të duhet të shpallë fajtore krizën e gjithë shoqërisë. Kriza e shoqërisë së sotme shqiptare është një këmbanë që bie fort e fort, por nuk e lenë të dëgjohet brohorimat, sherret, dashuritë, urrejtjet, bashkimet e ndarjet e politikës për pushtet dhe në emër të pushtetit. Kavaja dha një dëshmi më shumë se ajo është këmbanë funerali. Herët a vonë, edhe skeptikët do ta dëgjojnë dhe do ta ndjejnë në lëkurë drithërimën e këtij lloj morti. Si tattoo tmerri. Këmbana të tilla, siç thonë të mençurit e kësaj bote, bien për të gjithë dhe jo për viktimat direkte të tragjedisë. /JavaNews.al

Next Post
KPK shkarkon nga detyra kreun e Prokurorisë së Përmetit, ja çfarë e ‘fundosi’

KPA përjashton nga sistemi i drejtësisë Artur Selmanin, prokurori pretendonte se fitoi 10 mijë dollarë në lloto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

April 7, 2026
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund të përdoret si peng

April 7, 2026
Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

Rregulla të reja për “Sekretin Shtetëror”, ja si do të administrohen dhe deklasifikohen dosjet sekrete

April 7, 2026
Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

Nisin dëgjesat publike për reformën territoriale, Mazniku: Synojmë një proces të shëndetshëm

April 7, 2026

Mëdyshjet e BE-së ndaj Shqipërisë dhe mëdyshjet e opozitës për të qenë me BE-në

April 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

April 7, 2026
Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

Amnesty International kritika Trump: Deklaratat e tij po përshkallëzojnë tensionet

April 7, 2026
Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

Takime “sa për sy e faqe”, partitë politike në Kosovë ende larg marrëveshjes për presidentin

April 7, 2026
7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

7 Prilli i vitit 1939 na kujton se asgjë nuk harrohet…

April 7, 2026
Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In