• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka Shqipëria kapacitete për të pasur 9240 kandidatë për deputetë?

by Java News
09/05/2017 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A ka Shqipëria kapacitete për të pasur 9240 kandidatë per deputete? A është profesioni i deputetit një profesion cfarëdo që mund të bëjë kushdo, mjafton të jetë mbi 18 vjec dhe të ketë një dokument identifikimi? A mund të ketë popull më deputet-dashës sesa shqiptarët, – të cilët në sondazhe tregojnë se janë edhe më të zhgënjyerit në rajon ndaj deputetëve dhe parlamentit? Janë pyetje që nuk kanë nevojë për përgjigje. Sepse dihen përgjigjet. Janë regjistruar 2100 kandidatë për zgjedhjet e 18 qershorit 2017. Janë vetëm 15 nga 66 parti politike. Nëse të gjitha partitë do të regjistroheshin në zgjedhje atëherë do të kishim edhe 7140 kandidatë të tjerë, ose në total, 9240 kandidatë në një numër votuesish prej 1.7 milion. Në total do të kishim 1 kandidat për 183 zgjedhës.

Fiktiviteti i partive, fiktiviteti i zgjedhjeve, fiktiviteti i konkurrencave dhe fiktiviteti i shumicës së gjërave që politika ka prodhuar e prodhon, provohet më së miri në këto dy lista partie, të evidentuara nga stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike . Janë dy parti politike, MEGA dhe PAD, e para pjesë e koalicionit me PD më 2013 dhe jashtë dy koalicioneve politike më 2013, e dyta pjesë e koalicionit me PD më 2013 dhe pjesë me koalicionin e PS më 2017, e para partia e dytë e minoritetit grek në Shqipëri, e dyta partia e dytë liberale në Shqipëri, e para me kryear Kristo Kiço e seli në Sarandë, e dyta me kryetar Eduart Abazi e seli në Tiranë. Secila ka paraqitur nga 140 deputetë, – sic shihet, – nga 15 anëtarë me një mbiemër, babai, djali, vajza, xhaxhai, nipi, mbesa dhe ca kushërinj të afërt apo të largët! Tek MEGA pesë mbiemra përbëjnë më shumë se 50% të listës së kandidatëve. Tek parti të tjera, përfshirë PSD, PKSH, AAK, ADK, etj, gjenden një numër i madh familjarësh në listë. Dhe kështu, ja u bë lista dhe hajde tani të bëjmë parti e zgjedhje. Kështu mbahet partia, kështu bëjmë pluralizëm.

A janë partitë kaq familjare? A mund të jenë zgjedhjet kaq familjare? A mund të cilësohet fiktiviteti i kandidatëve standard i pranueshëm demokratik? Ka më shumë se një përgjigje. Psh, ligji ynë i detyron partitë të jenë fiktive, sepse u kërkon të vendosin kandidatë në shumë zona zgjedhore, edhe ku nuk kanë anëtarë. Se ligji ynë i detyron partitë e vogla të respektojnë formalisht kuotat gjinore dhe kështu të fusin në listë familjarët e tyre të gjinisë tjetër, në mënyrë që t’i shpëtojnë gjobës. Me një gur vrasin katër zogj: bëjnë listën, mbajnë partinë, respektojnë kuotat dhe shfaqen si parti me shtrirje kombëtare…!!!

Është koha të mendojmë jo vetëm për 18 apo 19 qershorin, por të mendojmë seriozisht edhe për një reformim tërësor të legjislacionit mbi partitë dhe zgjedhjet. Partitë kanë vlerë kur janë konkurruese, kur janë të ndryshme, kur janë prezente, kur janë aktive, kur ofrojnë vlera dhe kur jetësojnë pluralizmin e ideve dhe platformave. Përndryshe, i shndërrojmë 66 partitë në 66 fise kryetarësh dhe të miqve të tyre besnikë, sic edhe në tërësi të tilla duket se janë. Instituti i Studimeve Politike

ma.me

 

Next Post
Çështja Çame në BE, Idrizi: Erdhi ora e fitores

Idrizi: Ne zihemi për 'mustaqet e shkulura' kurse fqinjët tanë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

August 14, 2026
PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

August 14, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Gjyqi i nënës amerikane transmetohet live, Ndreca: Në Shqipëri mbyllim drejtësinë në emër të privatësisë

August 14, 2026
Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

August 14, 2026
Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

August 14, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika

August 14, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt kategorisë A! Zgjerohet në 4 korsi, ndryshon limiti i shpejtësisë

Kufizohet sot dhe nesër qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës, ja orari

August 14, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

Shqipëria, një vend që dëshpëron

August 14, 2026
Situatë kritike pas riaktivizimit të zjarrit në Abazaj të Krujës, rrezik dhe për banesat! Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Zjarri përfshin pyjet e Bulqizës, flakët afrohen drejt Kokërdhakut! Kërkohet ndërhyrje nga ajri

August 14, 2026
Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

Zjarri në Lurë/ Flakët dogjën disa hektarë pyje, nën hetim shefi i parkut dhe 2 roje mjedisi

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com