• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shpërthimi në Manchester, 22 të vdekur nga sulmi terrorist, policia: U krye nga një kamikaz

by Java News
23/05/2017 07:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën nga dy shpërthime të dyshuara si sulme terroriste në afërsi të një salle koncertesh në Manchester.

Koncerti ishte duke u zhvilluar në ambientet e “Manchester Arena” dhe po performonte këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande.

Policia është mobilizuar së bashku me ambulancat dhe ekipet e ndihmës së shpejtë, duke iu ardhur në ndihmë të lënduarve, por bilanci i kësaj ngjarje është tragjik.

Gjithashtu dy helikopterë monitoruan zonën ku ndodhi shpërthimi, ndërsa policia ka bërë thirrje që të shmanget zona afër “Manchester Arena”.

Dëshimtarë pranë vendit të ngjarjes kanë deklaruar se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa dyshohet se bombat kanë qenë të ndërtuara me gozhdë dhe përbërës të tjerë metalikë me synim që të shkaktonin sa më shumë viktima.

Policia e Mançesterit: Ishte sulm kamikaz

Shefi i policisë së Mançesterit, Ian Hopkins ka konfirmuar pistën e terrorizmit në shpërthimin që ndodhi mbrëmjen e së hënës në një sallë koncertesh.

“Personi që sulmoi “Manchester Arena” ka vdekur në vendin e ngjarjes menjëherë pasi ka aktivizuar eksplozivin”, ka deklaruar Hopkins, i cituar nga BBC.

Zyrtari i lartë ka shtuar se hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse personi ka vepruar i vetëm apo ka patur bashkëpunëtorë.

Ndërkohë, kryeministrja britanike Theresa May ka publikuar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti për familjet e viktimave.

“Ngjarja po hetohet si një sulm i tmerrshëm terrorist”, ka deklaruar May në një komunikatë të shpërndarë nga Downing Street.

Ndërkohë, fushata elektorale në mbarë Britaninë e Madhe është ndërprerë për shkak të sulmit; ndërsa është paralajmëruar një mbledhje e qeverisë dhe Komitetit të emergjencës Cobra, me kërkesë të kryeministres.

Ndërkohë, në vijim të raportimeve BBC bën me dije se numri i viktimave ka shkuar në 22 të vdekur dhe 59 të plagosur, mes të cilëve edhe fëmijë.

Dëshmitarja: Shpërthimi u dëgjua deri në 4 blloqe larg
Një banore e vendit ku ka ndodhur shpërthimi ka rrëfyer se shpërthimi ka qenë i fuqishëm dhe është dëgjuar në banesën e saj 4 blloqe larg vendit ku po mbahej koncerti.

Një tjetër vajzë e cila ishte prezente në koncert tregon se janë dëgjuar dy zhurma të mëdha dhe pastaj të gjithë ishin në gjendje të lartë paniku.

Reagon Ariana Grande: Jam zemërthyer
Pas shpërthimeve reagon edhe këngëtarja amerikane Ariana Grande, e cila po performonte në momentet e shpërthimeve në “Manchester Arena”

Në një status në Twitter Grande shkruan se i është thyer zemra dhe se nuk ka fjalë të shprehet.

grande

Ora 03:00 Reagon Ariana Grande: Jam zemërthyer

Pas shpërthimeve reagon edhe këngëtarja amerikane Ariana Grande, e cila po performonte në momentet e shpërthimeve në “Manchester Arena”

Në një status në Twitter Grande shkruan se i është thyer zemra dhe se nuk ka fjalë të shprehet./a.ç/b.an

grande

Britani, Dy shpërthime në afërsi të koncertit të Ariana Grande në Manchester

Britani, Dy shpërthime në afërsi të koncertit të Ariana Grande në Manchester

 

Next Post
“Je shumë i droguar për të qenë kryeministër”, ja si i përgjigjet Rama komentuesit

'Nuk ka drejtësi po nuk u fut Saliu dhe Luli brenda', ja si i përgjigjet Rama komentuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

150 vullnetarë për pastrimin e bregdetit në Porto Palermo, Rama: Shembull i bukur i kujdesit për mjedisin

July 26, 2026
Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Qëlloi me armë zjarri duke kërcënuar disa persona, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

July 26, 2026
Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

Gazmend Bardhi akuzon Ramën për “Paketën e Maleve”: As Diella e tij nuk e beson më

July 26, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Një administratë me dhembshuri për qytetarin, mision i (pa)mundur?

July 26, 2026
Shqipëria, një tjetër hap drejt integrimit! Nga nëntori, vendi bëhet pjesë e sistemit të pagesave të shpejta

Shqipëria, një tjetër hap drejt integrimit! Nga nëntori, vendi bëhet pjesë e sistemit të pagesave të shpejta

July 26, 2026
Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

Pistë maratone buzë liqenit të Ohrit, 550 atletë nga mbi 30 vende marrin pjesë në garën ndërkombëtare të Pogradecit

July 26, 2026
“Diçka nuk është në rregull”, shpërthejnë akuzat që dueli Joshua-Prenga ishte e kurdisur

“Diçka nuk është në rregull”, shpërthejnë akuzat që dueli Joshua-Prenga ishte e kurdisur

July 26, 2026
Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit

Ura, mes historisë dhe Kohës së Mbretit

July 26, 2026
E rëndë në Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

E rëndë në Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti

July 26, 2026
“Iku për të lypur!”/ Apeli i nënës nga Elbasani: Më ndihmoni të gjej djalin, i zhdukur prej 2 javësh

“Iku për të lypur!”/ Apeli i nënës nga Elbasani: Më ndihmoni të gjej djalin, i zhdukur prej 2 javësh

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In