• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ja dieta sportive e Putin: Not, peshëngritje, mëngjes me vezë thëllëze

by Java News
05/06/2017 10:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dëshironi ta bëni Vladimir Putinin të qeshë? Dhurojani atij një qen të pa trajnuar dhe një mëngjes me vezë thëllëze. Kështu të paktën thotë një profil i vitit 2014 i Putinit, i përgatitur Ben Judah, i cili kishte shpenzuar tri vite duke e hulumtuar liderin rus për librin e tij, “Fragile Empire: Hoë Russia Fell in and Out of Love ëith Vladimir Putin”, transmeton Telegrafi.

Presidenti rus së fundmi ka qarkulluar në të gjitha mediat botërore, kryesisht për shkak të një hetimi rreth kampanjës së Donald Trumpit, tensioneve rreth Sirisë dhe për reagimin e tij ndaj vendimit të SHBA-së për t’u tërhequr nga marrëveshja e Parisit.

Sidoqoftë, si është jeta e presidentit rus në shtëpinë e tij në rusi?

Kështu duket një ditë në jetën e Vladimir Putinit:

Putini zgjohet paksa vonë, ndërsa mëngjesin e ka rreth mesditës. Zakonisht ai parapëlqen të konsumoj omëletë, me disa vezë thëllëze apo lëng frutash anash. Posa ta ketë përfunduar sillën e tij, ai e konsumon kafen e “mëngjesit”!

Pastaj, është koha për stërvitje! “Neësëeek” kishte raportuar se Putini shpenzon rreth dy orë duke notuar.Pas notit, Putini shkon në palestër, ku bën ushtrime me pesha.

64 vjeçari njihet të ketë kultivuar imazh burrëror dhe atletik përgjatë viteve. Në vitin 2015, ai ishte fotografuar duke ushtruar me kryeministrin rus, Dmitry Medvedev. Siç kishte raportuar “Esquire”, kostumi i tij i palestrës kushton rreth 3,200 dollarë.

Sipas autorit Judah, Putini është paksa konservativ me zgjedhjet e tij të gardërobës, ku preferon kostume të qepura me porosi dhe kravata më të errëta. Ueb sajti “Russia Beyond the Headlines”, i cili udhëhiqet nga shteti rus, raporton se brendet e preferuara të veshjes të Putinit janë Kiton dhe Brioni.

Presidenti rus zakonisht nuk i futet punës deri në pasditen e hershme. Fillimisht, Putini ulet në tavolinën e tij për t’i lexuar të rejat e fundit.

Këto të reja përfshijnë raportimet në inteligjencë dhe punët e jashtme, e gjithashtu video nga mediet ruse dhe mediet ndërkombëtare. Përveç punës, presidenti rus nuk është një adhurues i leximit.

Herë pas here, një këshilltar i Putinit i shfaqë atij video satirike të internetit, duke e ngacmuar atë dhe qeverinë e tij. Përndryshe, ai përpiqet ta shmangë teknologjinë në punë, duke preferuar dokumente të letrës në vend të kompjuterëve.

Presidenti rus është adhurues i “jetës së natës” – por në vend se ta shpenzojë natën në klube, ai rri deri vonë duke punuar. Sipas “Newsweek”, ai është shumë më i fokusuar gjatë mbrëmjes.

Kur udhëton jashtë vendit, orari ditor i presidentit rus ndryshon edhe më shumë. Kudo që shkon, ai ndryshon gjithçka, duke filluar nga çarçafët e deri te produktet e tualetit. Gjithashtu, Putini asnjëherë nuk pranon ushqim nga mikpritësit nëse paraprakisht nuk është kontrolluar nga Kremlini.

Sipas raportimeve të ndryshme, Putini e shmangë alkoolin, përveç gjatë takimeve apo vizitave formale.Oraret e vikendeve janë më fleksibile, pasi që duhet të përshtaten me orët e mësimit të gjuhës angleze. Në ditët e diela, ai ndonjëherë lutet dhe rrëfehet.  Përndryshe, zyrtarët e afërm me presidentin rus tregojnë se jeta e tij nuk është si e një krishteri…

Putini përpiqet të gjejë kohë herë pas here edhe për ta luajtur një nga sportet e tij të preferuara: hokejin. Presidenti rus nuk parapëlqen vetëm ta përcjellë si shikues këtë sport, por edhe luan.

Putini i dashuron kafshët! Ai e mban një labrador 15 vjeç të zi, të quajtur Konni, një qen të racës Akita Inu, të quajtur Yume, dhe një qen Karakachan të quajtur Buffy.

Yume kishte shkaktuar një incident në vitin 2016, kur kishte ndërhyrë gjatë një interviste dhe u kishte lehur gazetarëve japonezë. Putini kishte reaguar duke e ushqyer atë dhe duke ua treguar gazetarëve disa truqe të Akitas, përgatiti ”Telegrafi”. (b.an)

Next Post
Nga 15 qershori nuk do të ketë tarifa shtesë ‘roaming’ në Evropë

Nga 15 qershori nuk do të ketë tarifa shtesë 'roaming' në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

Analiza e The Guardian: Cila është e vërteta pas bumit të jashtëzakonshëm të ndërtimeve në Shqipëri?

October 2, 2026
Operacion antidrogë në Qafështamë| Dëgjohen të shtëna armësh, dyshohet nga kultivuesit

Të shtënat me armë tek “Ali Demi”, shpallen në kërkim dy persona

October 2, 2026
SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

SPAK kontrolle në vilën e biznesmenit izraelit Ron Yeffet! Hetuesit zbarkojnë edhe në Ministrinë e Mbrojtjes

October 2, 2026
Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

Lagarde i jep fund spekulimeve: A do të kandidojë për presidente të Francës?

October 2, 2026
Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

Ndeshja ndaj Finlandës, Hysaj: Kemi skuadër të fortë, objektivi të kalojmë grupin

October 2, 2026
Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

Ministri Nufi takohet me Ambasadorin e ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt: Me SHBA, Shqipëria qëndron krah për krah për lirinë, sigurinë dhe paqen!

October 2, 2026
Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

Aksident zinxhir në SHBA, përplasen 69 makina në një autostradë, shkak mjegulla e dendur që kufizoi fushëpamjen e shoferëve

October 2, 2026
Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

Situatë kritike nga zjarret në Peqin, flakët përfshijnë disa fshatra, dhjetëra forca dhe dy helikopterë në terren!

October 2, 2026
Shiti të dhënat personale të 18 mijë personave në SHBA, ja me sa vite burg u dënua Shpend Sokoli nga GJKKO

Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

October 2, 2026
Kriza e emigrantëve, përfaqësuesi i qeverisë spanjolle në Ceuta jep dorëheqjen  -

Ceuta, BE lëviz drejt një goditjeje ndaj emigrantëve. Dëbime masive dhe ndalim i azilkërkuesve

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com