Yukiya Amano, Drejtori i Përgjithsëm i Agjencisë Atomike me qendër në Vjenë, ka vdekur në moshën 72 vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Agjencia njoftoi publikisht lajmin e vdekjes me njoftimin e mëposhtëm:
“Sekretariati i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike shpreh keqardhjen për të informuar me trishtimin më të thellë, largimin nga jeta të Drejtorit të Përgjithshëm Yukiya Amano… Flamuri i IAEA do të ulet në gjysmë shtize”.
Kjo është një humbje e madhe, mjaft e prekshme per Agjensine Berthamore dhe 170 shtetet anetare. Amano ishte operator shume i zhdervjellet dhe i mençur për të mbajtur ekuilibrin e duhur në çeshtjet delikate të energjisë bërthamore në rang botëror. Në keta 10 vjet beri shume per rritjen e reputacionit, impaktit gjithnje e me pozitiv ndaj shteteve dhe gjithe efektivitetin e Agjensise.