• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Wednesday, December 11, 2019
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ilir Meta e pranoi hapur se është tallur me dekretet

Ardit Rada by Ardit Rada
30/08/2019 13:14
Meta flet për italianët nga Gjiri i Lalzit: Vetëm “Kushtetuesja” mund të më gjykojë!
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Ka një zell të papërshkrueshëm të opozitës që ta nxijnë vendin në sytë e faktori ndërkombëtar dhe arsyet janë të shpjegueshme. Në vitin 2016, Aldo Bumçi hapi siparin e sjelljes histerike kundër procesit integrues të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Bëhet fjalë për takimin në Bruksel ku ish-ministri që shëtiti tre ministri për tetë vite në kohën e Sali Berishës, votoi kundër hapjes së negociatave me gjithë dy shokë të tjerë. Tre vite më pas mbetet në sojin e opozitës që luftën e brendshme për pushtet ta transferojnë mundësisht në opinionin publik ndërkombëtar.

Sigurisht që as “Bildi” i Lulzim Bashës nuk i zgjidh dot dosjet e përgjimeve dhe as trokitjet në ambasadat e huaja për të ‘raportuar vullnetarisht’ nuk i japin dot drejtim ligjor çështjeve. Aq më tepër Martin Henze, këshilltari i Merkelit që vetë kancelarja nuke njeh fare dhe PD na e sjell në Tiranë çdo muaj si profet. Përkundrazi, që në shkurt Brukseli u tregua i qartë kur tha se opozita nuk duhet të presë më arbitër nga europa dhe se çështjet zgjidhen tek drejtësia ku po investon i gjithë perëndimi mbarë. Pra aryet e këtij zelli nuk kanë të bëjnë me një shërbim ndaj vendit, por ndaj vetes për t’u paraqitur perëndimorë të lindur, apo siç themi ne “më katolikë se Papa”.

Sot një intervistë për gazetën italiane “Il Giornale” që presidenti Ilir Meta kishte dhënë në italisht nga vila e Gjirit të Lalëzit kushedi sa kohë më parë, erdhi si lajm paralel me ngjitjen e majës së Korabit nga kreu i shtetit, i shoqëruar nga humoristë dhe njerëz pranë Berishës.

Në fakt, Meta nuk thoshte ndonjë sihariq të ri për qëndrimet e tij, apo zgjidhjen e situatës politike që preferon ta quajë krizë të thellë. Kjo mbase për faktin se intervista ishte dhënë disa javë më parë dhe u publikua pikërisht sot. Por mes rreshtave, kreu i shtetit pranon një të vërtetë të hidhur që më tepër sesa një argumentim është një bumerang që i kthehet mbrapsht. Presidentin pohoi sot hapur se loja me kaq shumë kosto ka qenë e orkestruar me vetëdije që në fillim prej tij, duke e ditur se zgjidhjen e jep vetëm Gjykatës Kushtetuese.

Ilir Meta u sqarohet italianëve se vetëm Gjykata Kushtetuese mund t’i gjykojë dekretet e ç’dekretet e tij. Pra Presidenti në mungesë të organit më të lartë që e gjykon atë, ka bërë çfarë ka dashur me vendimet e Kuvendit dhe Qeverisë, dhe për këtë ka shfrytëzuar mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Një karshillëk ky ndaj BE-SHBA që e kanë sqaruar qartë sesi dhe kur do të ngrihet Kushtetuesja dhe këtë boshllëk presidenti e ka shfrytëzuar për ta trashur çorbën që nisi opozita që prej shkurtit. Por jo vetëm kaq!

Duke qenë se 13 Tetori ka rënë për shkak të afateve ligjore, ai është përpjekur nga Gjiri i Lalzit ta mbrojë dekretin duke u shprehur se fal tij u shmang përplasja civile. E thënë ndryshe, sipas tij nga Aurel Bylykbashi qe do shkonte në gjakderdhje e deri te Lulzim Basha që do përplasej në çdo qendër votimi, u qetësuan prej dekretit të tij. Kjo, sepse paskan shpresuar që zgjedhjet do të përsëriteshin në 13 Tetor, edhe pse Basha s’ka as dëshirë e as kandidatë për këtë datë. Qëndrimi i Metës për ‘Il Giornale’ mbart në vetëvete lajmin e mirë se Presidenti do të shkarkohet seriozisht, dhe për ta ngushëlluar: Kjo do të ndodhë pas krijimit të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmi i keq dihet. Nuk do as mend e as kalem se këtë situatë e dirigjon së bashku me Sali Berishën. Herë pasi kanë drekuar personalisht në Tiranë, e herë pas i ka çuar emisarë në Korab e Lalz.

Next Post
Tiranë/Policia rrugore luftë makinave me xhama të zinj, 80 gjoba

Policia Rrugore, gjoba për 275 drejtues mjetesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Greta Thunberg lë pas Donald Trump, zgjidhet “Personi i Vitit” për revistën “Time”

Greta Thunberg lë pas Donald Trump, zgjidhet “Personi i Vitit” për revistën “Time”

December 11, 2019
Tirana i kthehet jetës normale, Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin

“Mësim edhe të shtunave”, Ministria e Arsimit përgatit udhëzimin për zëvendësimin e orëve të humbura pas tërmetit

December 11, 2019
Zbardhet takimi i Metës me ministrin e Jashtëm Italian: Duam asistencë për rindërtimin pas tërmetit

Zbardhet takimi i Metës me ministrin e Jashtëm Italian: Duam asistencë për rindërtimin pas tërmetit

December 11, 2019
Humbën djalin nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama ngushëllon familjen Preçi: Të gjithë atje do të shkojmë një ditë

Humbën djalin nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama ngushëllon familjen Preçi: Të gjithë atje do të shkojmë një ditë

December 11, 2019
E thërret gjykata në Hagë, ish-luftëtari: Askush nuk njollos dot luftën e UÇK-së

E thërret gjykata në Hagë, ish-luftëtari: Askush nuk njollos dot luftën e UÇK-së

December 11, 2019
Përpjekja e Lulit për t’u aftësuar si lider

Përse gjyqi ndaj Salianjit e Babales, nuk është politik

December 11, 2019
VIDEO/ Gazetarja preket në të pasme nga atleti në transmetim LIVE, 42-vjeçari përjashtohet përjetë nga maratonat

VIDEO/ Gazetarja preket në të pasme nga atleti në transmetim LIVE, 42-vjeçari përjashtohet përjetë nga maratonat

December 11, 2019
Ekspertët izraelitë ndihmojnë familjen e ushtarakut shqiptar që shërben në Izrael, kanë dhe një surprizë

Ekspertët izraelitë ndihmojnë familjen e ushtarakut shqiptar që shërben në Izrael, kanë dhe një surprizë

December 11, 2019
Pas takimit me Ramën, ministri i Jashtëm italian pritet nga Meta në Presidencë

Pas takimit me Ramën, ministri i Jashtëm italian pritet nga Meta në Presidencë

December 11, 2019
Ambasadorët e BE dhe SHBA i shkojnë në zyrë Kryeprokurorit të ri: Reforma në drejtësi, prioritet për Shqipërinë në rrugën drejt BE

Ambasadorët e BE dhe SHBA i shkojnë në zyrë Kryeprokurorit të ri: Reforma në drejtësi, prioritet për Shqipërinë në rrugën drejt BE

December 11, 2019

LAJMET MË TË LEXUARA

No Content Available
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2. Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • NUIS: L12428001P
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2019 JAVA NEWS - Të Gjitha Të Drejtat E Rezervuara. Desing by: Instant.al - Digital Agency

Login to your account below

Forgotten Password?

Fill the forms bellow to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In