Shoqata Kombëtare e Gjyqtareve të Republikës së Shqipërisë ka paditur në Gjykatën Administrative, Këshillin e Ministrave për vendimin që u heq të drejtën për të pasur, pasaportat diplomatike.
Kjo shoqata ka autorizuar, Florian Kalanë, gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Engert Pëllumbit, gjyqtar pranë Gjykatës së Fierit për të ndjekur çështjen kundër këshillit të Ministrave.
Në objektin e padisë së Shoqatës së Gjyqtarëve thuhet se: “Është konstatuar cenimi i statusit të gjyqtarit nëpërmjet heqjes së pasaportës së shërbimit me VKM nr.389 datë 12.06.2019, “për kriteret për lëshimin e pasaportës diplomatikë dhe asaj të shërbimit” si një e drejtë e fituar që “nuk mund të ulet”, në kundërshtim me nenin 22 të Ligjit nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë”.