• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gazmend Bardhi: RTSH, neutral, e dëshmon edhe OSBE; Lorenc Vangjeli: Mos harro t’ia thuash Lul Bashës!

by A R
14/10/2019 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka kaluar mes batutash, seriozitetit dhe provokimeve gazetareske epilogu befasues i intervistës së sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi, në studion e Java në RTSH. Në mes të dy analistëve Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Bardhi nuk i kurseu komplimentet për emisionin, por për më shumë, demonstroi një qëndrim të qartë të partisë së tij ndaj transmetuesit publik. Një qëndrim i rrallë dhe i ndryshëm nga zakoni i opozitave në Shqipëri që e kanë shumë të vështirë të pohojnë pozitivisht, në lumin e madh të mohimeve që bëjnë përgjithësisht.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike tha se ky partia që ai përfaqëson është e vetëdijshme dhe e konsideron RTSH-në si një televizion me qëndrim neutral në raportimin e situatës politike. Bardhi tha se ky nuk është vetëm një konstatimi i tij, por edhe një gjetje e raportit të OSBE-së, i cili e rendit RTSH-në si një media më të besueshme, madje edhe në krahasim me dy televizione të tjerë kombëtarë.

“Ne nuk e kemi akuzuar ndonjëherë televizionin shqiptar për censurë. Unë jua konfirmoj që edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR, televizioni publik ka një qasje neutrale. Këtë jua pranoj unë sepse është e shkruar e zeza mbi të bardhë. Dhe ky raport është një skanim realisti i situatës kombëtare. Komplimente dhe për emisionin tuaj, në të cilin unë kam qenë dhe herë të tjera”, tha Bardhi.

Por në këtë moment që dukej “i paqtë” në studio, provokon menjëherë analisti Lorenc Vangjeli. “Eshtë mirë t’ja tregosh një fakt të tillë edhe Lulzim Bashës. Ndoshta duhet t’ia këshilloni kryetarit të partisë tuaj që të vijë dhe të flasë në RTSH dhe në studion tonë për aksionin e tij opozitar”, tha ai.

Vangjeli iu referua kështu ftesave të përsëritura në drejtim të kryetarit të PD-së Basha që ai dhe kolegu i tij Preç Zogaj i kanë përcjellë kryetarit Basha që e ka refuzuar herë me mirësjellje, herë me heshtje praninë e tij në RTSH, e kushtëzuar gabimisht kjo për shkak të raporteve të tij personale dhe jo politike me institucionin.

Next Post
Sonte Shqipëria luan ndaj Moldavisë/ Objektiv vendi i tretë dhe kontrata e re për Rejan

Sonte Shqipëria luan ndaj Moldavisë/ Objektiv vendi i tretë dhe kontrata e re për Rejan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhunoi dhe këcënoi Eduart Kuçin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për këngëtarin Jozefin Marku dhe shokun e tij Kristjan Nikolli! Dy ende në arrati

Dhunoi Eduart Kuçin dhe postoi pamjet në rrjetet sociale, Gjykata e Apelit jep vendimin për këngëtarin Jozefin Marku!

September 29, 2026
PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

“U cenua siguria kombëtare”- PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH: Institucionet të përgjigjen

September 29, 2026
“Do t’i nxjerr mesazhet?!”- Spaho përplaset me Adriana Kalanë dhe e paralajmëron: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli?

“Do t’i nxjerr mesazhet?!”- Spaho përplaset me Adriana Kalanë dhe e paralajmëron: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli?

September 29, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

September 29, 2026
Sherrin, e kemi gjenetik

Sherrin, e kemi gjenetik

September 29, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

September 29, 2026
Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

September 29, 2026
Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

September 29, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com