• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gara për Bashkinë e Kolonjës, përfundon votimi, KQZ: Pjesëmarrja ishte 49.6%

by Java News
20/11/2016 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i votimit për Bashkinë e Kolonjës ka përfunduar zyrtarisht dhe tashmë pritet nisja e procesit të numërimit.

KQZ  njofton se pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 49.6%, teksa për të votuar u thirrën rreth 16 mijë qytetarë. Në KZAZ kanë mbërritur edhe kutitë e para. Po pritet mbërritja e gjithë kutive për nisjen e procesit të numërimit.capture

Gara mes dy kandidatëve, Ilia Stefo (ASHE) dhe Dritan Hajros (PAA-PD) nuk ka kaluar pa incidente. Rreth orëve të mesditës, djali i kryetares së PS-së në Barmash është goditur me sende të forta nga disa persona ende të paidentifikuar.

Më herët procesi është ndërprerë në QV 4048/1 pasi pati një përplasje mes komisionerit të PD dhe vëzhguesit të PS.

Deklarata e KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në orën 18.00 ka përfunduar procesi i votimit.

Sipas të dhënave  të përcjella nga QV-të në Qendrën e të Dhënave në KQZ, pjesëmarrja  në votimet për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Kolonjës,  rezulton si më poshtë:

(Tabela DTI)

capture

Komisioni Qendror  i Zgjedhjeve vlerëson se procesi i votimi ka qenë i qetë dhe se në asnjë nga 36 qendrat e votimit nuk ka munguar asnjë nga elementët që parashikon Kodi Zgjedhor si bazë materiale zgjedhore.

Bashkëpunimi i komisionerëve të Qendrave të Votimit me KQZ-në, duke komunikuar në kohë reale dhe korrekte për të përcjellë të gjithë dinamikën e procesit të votimit, solli informimin korrekt dhe të saktë të opinionit publik.

Aktualisht,  komisionerët e Qendrave të Votimit po dorëzojnë materialet zgjedhore nga QV-të në Komisionin e Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 73, ku ndodhet edhe Vendi i Numërimit të Votave.

KZAZ-ja ka emëruar anëtarët e grupeve të numërimit që do të numërojnë fletët e votimit dhe Administrata e KQZ-së do t’i trajnojë ata, ndaj ju bëjmë thirrje që të marrin pjesë në trajnim, sepse trajnimi i tyre është faktor kyç në mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave.

Procesi i numërimi i votave duhet të fillojë mënjherë sapo baza materiale të jetë dorëzuar nga të gjithë Qendrat e Votimit në VNV, dhe në zbatim të dispozitave të Kodit Zgjedhor, numërimi duhet të vijojë pa ndërprerje./java/a.k

Next Post
Tha se e kishin qëlluar me armë zjarri, përgjegjësi i HEC-it në Kacni u vetëplagos

Tha se e kishin qëlluar me armë zjarri, përgjegjësi i HEC-it në Kacni u vetëplagos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

September 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Shtator 2026

September 25, 2026
Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

September 25, 2026
Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

September 25, 2026
VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

September 25, 2026
Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

September 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Tri çështje thelbësore të familjeve shqiptare

September 25, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Këshilli i Sigurisë së Kombit që mblidhet për “radarin” e Gysit

September 25, 2026
Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

September 25, 2026

BE-ja “dorëzohet” për situatën në Gaza: Zgjidhja me dy shtete po rrezikohet

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com