• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Parregullsi të shumta në fushatën zgjedhore në Kosovë. Fare pak gra dhe shfrytëzohet imazhi i fëmijëve

by Java News
04/06/2017 18:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Demokracia në Veprim (DnV) ka vazhduar monitorimin e fushatës zgjedhore në nivel vendi me anë të 60 vëzhguesve afatgjatë, të cilët po raportojnë në baza ditore mbi mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore që po zhvillojnë subjektet politike të cilat po garojnë për zgjedhjet e përgjithshme të 11 Qershor 2017.

 

Siguria në aktivitetet e fushatës

Në bazë të raportimeve, në 4 ditët e fushatës zgjedhore, vëzhguesit afatgjatë kanë monitoruar 245 aktivitete të subjekteve politike në mbarë vendin, shumica e të cilave kanë qenë tubime publike. Polica e Kosovës është përkujdesur për 65% e këtyre aktiviteteve, në 10% ka pasur të pranishme institucione tjera të sigurisë përfshirë këtu kompani private të sigurimit, ndërsa në 25% të të gjitha aktiviteteve nuk është vërejtur prani e sigurimit.

Pjesëmarrja e qytetarëve në tubime

Pjesa më e madhe e aktiviteteve zgjedhore të monitoruara nga DnV kanë qenë takime me 50 deri në 500 pjesëmarrës, ndërsa 18 prej tyre kanë qenë tubime me mbi 1000 pjesëmarrës.

Pjesëmarrja e grave

Pjesëmarrja e grave në aktivitetet e zhvilluara në kuadër të fushatës zgjedhore ka qenë mesatarisht rreth 15%. Në baza gjinore, në aktivitetet e subjekteve politike kanë folur 810 burra (përkatësisht 79%) dhe 217 gra (përkatësisht 21%).

Përfshirja e fëmijëve në fushatë

Në 72 aktivitete të fushatës zgjedhore të pranishëm kanë qenë edhe fëmijët. Në total numri i fëmijëve që ka marrë pjesë në aktivitetet e zhvilluara në 4 ditë fushatë zgjedhore ka shkuar afërsisht në 1284 fëmijë. Vërehet përdorimi i fëmijëve në mënyrë të organizuar, të cilët bartin materialet propaganduese të subjekteve politike që po garojnë në zgjedhje.

Qasja e personave me aftësi të kufizuara

Në 46 nga 245 aktivitetet zgjedhore të monitoruara nga DnV, pjesëmarrës kanë qenë personat me aftësi të kufizuara, në total kanë marrë pjesë rreth 112 persona. Ndërsa në 52 aktivitete zgjedhore në vendin ku është mbajt aktiviteti personave me aftësi të kufizuara nuk u është siguruar qasje për pjesëmarrje.

Prania e medieve

Mediat nuk kanë qenë të pranishme në 50% të aktiviteteve zgjedhore të monitoruara në nivel vendi, ndërsa në aktivitet në të cilat kanë marr pjesë nuk janë penguar të raportojnë lirshëm.

Përdorimi i resurseve publike

Përdorimi i resurseve publike është vërejtur në 42 nga 245 aktivitetet zgjedhore të monitoruara nga DnV ku janë vënë re përdorimi i veturave zyrtare dhe pjesëmarrja e shërbyesve civilë.

Gjuha e urrejtjes

Në 17 aktivitete është raportuar që subjektet politike kanë përdorur gjuhë të urrejtjes dhe në vetëm 2 raste është raportuar që atmosfera gjatë aktivitetit zgjedhor ka qenë e tensionuar.

Shfrytëzimi i rrjeteve sociale

DnV është duke bërë monitoruar gjithashtu përdorimin e rrjetit social Facebook nga koalicionet dhe subjektet politike që nga fillimi zyrtar i fushatës zgjedhore. Në katër ditë të fushatës zgjedhore, subjektet politike që janë pjesë përbërëse e koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa) kanë bërë më së shumti postime në faqet e tyre zyrtare në Facebook përkatësisht 48 postime, pasuar nga subjektet politike që janë pjesë e koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) përkatësisht 21 postime dhe subjektit politik LVV përkatësisht 11 postime, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Horoskopi 20 Gusht 2016

Horoskopi, e hënë 5 qershor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

October 4, 2026
Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

October 4, 2026
Deputeti i PD nxjerr nga shalqiri, “surprizën”: Dhurata e qeverisë për gjithë shqiptarët

“Të kalojmë në veprime të forta”, Korreshi: Duhet ngujim në Parlament apo grevë urie

October 4, 2026
Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

October 4, 2026
Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

October 4, 2026
“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

October 4, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

October 4, 2026
Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

October 4, 2026
30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

October 4, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com