• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Veliaj: “Së shpejti nisim rikonstruksionin e plotë të Rrugës së Dibrës”

by Java News
08/07/2017 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e rrugës “Imer Ndregjoni”, ose siç njihet ndryshe rruga e “Oxhakut”. Investimi në këtë rrugë pritet që t’i vijë në ndihmë një numri të madh banorësh të zonës, ku dominojnë pallatet para viteve ’90, si dhe pallate të reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektoi punimet dhe theksoi se bashkia do të vijojë të punojë me ritme të shpejta edhe në dy vitet e ardhshme. Ai deklaroi se nisja e punimeve në këtë rrugë është një tjetër premtim i mbajtur.

“Sapo mbaruam një investim tek përroi në fund të Kinostudios, sot jemi në rrugën e famshme të Oxhakut, e cila u jep akses rreth 10 mijë banorëve të lagjes. Me ritmet me të cilat po ecim, ku kemi trotuare modernë, bimësi, parkim, ku kemi kanalizime të ujërave të bardha e të zeza, sjellim modernizim në këtë lagje”, tha Veliaj, ndërsa shtoi se puna do të vijojë me 120 rrugë të tjera gjatë këtij viti në gjithë Tiranën, për t’u siguruar që i gjithë qyteti ka infrastrukturën e nevojshme dhe të njëjtën cilësi, si në qendër e periferi.

Kryebashkiaku shtoi se projekti i radhës është rikonstruksioni i Rrugës së Dibrës, si një ndër akset kryesore të Tiranës. “Fillimisht, në Rrugën e Dibrës kemi nisur me fasadat, për t’u rritur vlerën dyqaneve dhe pallateve, duke zgjidhur përfundimisht degradimin që po u ndodh ndërtesa. Tani do të vijojmë me rrjetin rrugor dhe nënshtresat, për t’u siguruar që deri në fund të verës, edhe Rruga e Dibrës, por edhe rruga e Oxhakut, të përfundojnë për t’i rritur vlerën pronës, të rregullojmë trafikun dhe t’i japim më shumë estetikë e gjelbërim qytetit”, u shpreh ai.

Nisur nga situata e furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit, Veliaj u kërkoi qytetarëve që të tregohen bashkëpunues në këtë periudhë, ku e gjithë Europa përballet me thatësirë të zgjatur. Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se uji i pijshëm, ashtu sikurse edhe energjia elektrike, nuk duhet të shpërdorohet nga qytetarët. “U bëj thirrje qytetarëve që ta kursejmë ujin e pijshëm dhe të sigurohemi që një mall si uji i pijshëm, energjia elektrike, duhen trajtuar me shumë respekt. Gjërat e çmuara i vlerësojmë vetëm kur na mungojnë. Bashkia e Tiranës mund të disiplinojë pa fund, por nuk mund t’i vëmë polic çdo zorre uji. Kjo është arsyeja pse kërkojmë kulturë, civilizim, qytetari, që duke kursyer ujin e pijshëm dalim faqebardhë nga kjo thatësirë që nuk ka prekur vetëm Shqipërinë, por edhe një pjesë të Italisë, Greqisë fqinje dhe Ballkanit jugor”, deklaroi Veliaj.

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti falenderoi kryebashkiakun Veliaj për premtimet e mbajtura dhe vëmendjen që i kushton përmirësimit të infrastrukturës në çdo lagje të Tiranës. “I falenderoj nga zemra të gjithë ata që na mirëbesuan, që na dhanë mundësinë që Tirana të vazhdojë të jetë ende në punë dhe ta përkthejmë besimin me punë në çdo cep të njësisë. Faleminderit shumë të gjithë atyre që na besuan dhe Kryetarin e Bashkisë që vazhdon të na mbështesë”, tha Gjylameti.

Rruga “Imer Ndregjoni” ndodhet në territorin administrativ të Njësisë Nr. 4. Ndërhyrja parashikon lirimin e hapësirave të zëna, ndërtimin e trotuareve, ndërtimin e plotë të rrjetit të kanalizimeve, asfaltim, ndriçim, si dhe pajisjen me të gjithë sinjalistikën e nevojshme për të rritur sigurinë e qytetarëve dhe të drejtuesve të automjeteve.

Next Post
Motori përplaset me karrocën, plagoset 33-vjeçarja në Fier

Pogradec/ Motori përplaset me furgonin, drejtuesi i motorrit në gjendje të rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë

Thirrjet “Berisha në burg” në protesta, kreu i PD: Slogane mjerane të kundërshtarëve të opozitës. Mos u impresiononi!

June 27, 2026
E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

June 27, 2026
Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

June 27, 2026
Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

Tregimet e Biblës si lexim i detyrueshëm në shkolla, shpërthejnë debatet

June 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 28 Qershor 2026

June 27, 2026
Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

Ligji për financimin e partive, projektohen kufizime për afatet dhe masën e dhurimit

June 27, 2026
Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

Berisha takime në CDU dhe Bundestag: Denoncova diktaturën autokratike të Ramës

June 27, 2026
Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

Ikballe Huduti “non grata”! Ministri: Kishte kohë që kishim mbledhur informacion për të. Ndihmuan edhe partnerët!

June 27, 2026
…sepse në fund mbetet gjurma vetjake në qiell!

…sepse në fund mbetet gjurma vetjake në qiell!

June 27, 2026
Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%

Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In