• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Tifozja e ‘çmendur’ shqiptare, del nudo për të mbështetur ekipin e zemrës

by Java News
12/11/2017 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tifoze e zjarrtë e skuadrës së Interit është edhe modelja 29-vjeçare me origjinë shqiptare, Blerina Shaho, e cila që në fëmijëri ka nisur të ndjekë ndeshjet e zikaltërve duke u kthyer në një prej mbështetëseve më joshëse të këtij klubi. Gjatë një interviste ekskluzive për “Panorama Sport”, tifozja bukuroshe, e cila ka ndezur mediat falë disa fotove nudo me ngjyrat e skuadrës së zemrës, ka thënë:
Si ka lindur pasioni i zjarrtë për Interin?
Pasioni për skuadrën italiane të Interit ka lindur pikërisht nga ngjyra blu në vitin 1996, që në moshën 8-vjeçare. Më pas, duke ndjekur sfi dat e kësaj skuadre, më ka hyrë edhe më tepër në zemër duke u bërë një pjesë e pandashme e imja. Së fundmi kam bërë edhe një tatuazh me stemën e kësaj skuadre.
Cili është idhulli juaj në këtë ekip?
Lojtari im i preferuar i të gjitha kohërave është pa dyshim Marko Materaci, prej të cilit jam frymëzuar për të bërë edhe tatuazhe. Nisa të bëja tatuazhe kur Materaci kishte 23 në total, por tani duhet të ketë edhe më tepër. Megjithatë, shpresoj që të mos bëj edhe unë aq shumë sa ai, ndonëse deri më tani kam bërë nëntë prej tyre, nga të cilët tre i dedikohen skuadrës sime të zemrës, Interi. Ndërsa sa i përket skuadrës aktuale, i preferuari është Ivan Perisiç
Si erdhi ideja për të pozuar nudo me ngjyrat e zikaltërve?
Më ka frymëzuar modelja e njohur amerikane, Kajli Xhener, e cila kishte pozuar edhe vetë, por me një ngjyrë blu më të errët. Nga ai moment mendova që edhe unë duhet ta bëja diçka të tillë, por pa dyshim me ngjyrat e skuadrës sime të zemrës, Interi. Në këtë mënyrë, vendosa që të pozoj “nudo” me këtë ngjyrë, duke qenë se është edhe e preferuara ime.
Ç’mendim keni për ikonën e Interit, Vanda Nara?
Nëse do më duhej të fl isja për Mauro Ikardin, do të thosha që është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe mjaft i rëndësishëm për skuadrën, por Vanda Nara nuk më duket aq tifoze e zjarrtë për këtë ekip. Sipas mendimit tim, ajo është një bashkëshorte mjaft e mirë, por jo më shumë se kaq. Nuk mendoj se mund të quhet një tifoze e çmendur e kësaj skuadre.
A do pozonit sërish nudo nëse Inter arrin tripletën?
Patjetër që po. Jam një përfaqësuese e mirëfi lltë e ngjyrave të kësaj skuadre, si dhe klubit të “Inter Club Albania” dhe jam ndjekëse e rregullt e ndeshjeve të Interit. Nëse do ndodhte diçka e tillë, do të pozoja sërish “nudo” me ngjyrën e skuadrës. Madje, si gjëja më e çmendur që do të mendoja të bëja si tifoze e zjarrtë e kësaj skuadre, do ishte pa dyshim të pozoja “nudo”, por kësaj radhe në ambientet e stadiumit “Giuseppe Meazza”./panoramasport

a.ç

Next Post
Aksidentohet në punë, humb jetën shqiptari në Greqi

Aksidentohet në punë, humb jetën shqiptari në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

Debate për ndarjen e re territoriale, opozita: Nuk kemi kohë! Mazniku: Afatet i përcakton ligji

June 24, 2026
Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

Qytetarja nga Kosova e njohur për foto dhe aktivitete me zyrtarë iranianë, i bashkohet protestës kundër Ramës: Duam Kurtin!

June 24, 2026
“Ai ishte shumë ofendues”, Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trump

“Ai ishte shumë ofendues”, Le Pen mbështet Melonin në përplasjen me Trump

June 24, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin”, deklarata e Rutte ndez përplasje politike në Romë

June 24, 2026
Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, zbardhen detajet e takimit në Kryeministri

Rama pret ambasadorin e ri të Turqisë, zbardhen detajet e takimit në Kryeministri

June 24, 2026
Protestat për Zvërnecin/ Rama i përgjigjet zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme iraniane: Nuk keni pikën e turpit!

Përfundon “Poli i Dijes” në Korçë, Rama: Hapet kapitull i ri për arsimin dhe të rinjtë

June 24, 2026
Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidimin për President nëse ma kërkon opozita e bashkuar

Haradinaj: Do ta shqyrtoja kandidimin për President nëse ma kërkon opozita e bashkuar

June 24, 2026
Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

June 24, 2026
Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

June 24, 2026
LDK-ja jep sinjal për marrëveshje me Vetëvendosjen, Haziri tregon formulën për zgjedhjen e presidentit!

LDK-ja jep sinjal për marrëveshje me Vetëvendosjen, Haziri tregon formulën për zgjedhjen e presidentit!

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In