• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Testohet autobusi i parë elektrik, Veliaj: Tirana është në avangardë

by Java News
26/10/2017 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas licencimit të kompanisë së parë të taksive elektrike, në rrugët e kryeqytetit ka nisur edhe testimi i autobusit të parë duke shënuar edhe një hap të rëndësishëm drejt një revolucioni të gjelbër. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar dhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, mori pjesë në testimin e autobusit të parë elektrik në linjën Kinostudio – Kombinat në bashkëpunim me kompaninë polake Solaris, që pritet të ofrojë një shërbim më të mirë për qytetarët, kosto më të ulët dhe njëkohësisht të ulë nivelin e ndotjes në kryeqytet.

Veliaj deklaroi se Tirana ndodhet në avangardë të zhvillimit dhe se përmes transportit të ri elektrik, do të renditet mes kryeqyteteve të para në Europë që ndërmarrin këtë nismë. “Ajo që po ndodh sot në tiranë është ajo që po ndodhte dje edhe në Paris, ku zyrtarët e Bashkisë po testonin dy  autobusë si po performonin në linjat e Parisit. Në vend që ta mbushim Tiranën me kabuj të tramit apo teknologji që i përkasin viteve ’70, tani që kemi vendosur të zhvillohemi, të shkojmë të kapim teknologjinë më moderne, atë që është sot më avangardë. Tirana është avangard. Më vjen mirë që ne jemi në këtë fashë të parë të qyteteve që po shkojnë drejt këtij zhvillimi”, tha Veliaj duke shtuar se ndonëse në fillim nisma të tilla ndezin debate, Bashkia e Tiranës ka treguar se ato kanë prodhuar rezultatet fantastike për kryeqytetin. “Ne sapo licencuam kompaninë e parë të taksive elektrike në Tiranë. Ne kemi disa stacione të karikimit, parkingje nëntokësore.  Të gjithë këto gjëra në thelb janë rezultat i vendimeve guximshme që kanë prodhuar debat, por në kohë të shkurtër ne ia kemi parë hajrin”, tha ai.

Bashkia e Tiranës po planifikon dhe rishikimin e legjislacionit aktual, ndërsa premtoi se në bashkëpunim dhe me qeverinë qëndrore, do të krijohen lehtësi që të nxitet përdorimi i transportit elektrik.

Kreu i Bashkisë siguroi se brenda një kohe të shkurtër i gjithë transporti publik do të revolucionarizohet duke u modernizuar me autobusë elektrik. Veliaj u kërkoi operatorëve ekzistues që të modernizojnë flotën e tyre, ndërsa paralajmëroi dhe ngritjen e një flote autobusësh nga vetë bashkia e Tiranës. “Ne do të krijojmë një kompani publike të transportin nëse nuk do të na përgjigjen kompanitë private. Ajo që do të kërkojmë është që në mënyrë graduale, nga 10-20 për qind, do të kërkojmë çdo vit, rikthimin e një pjese të flotës në autobusë elektrik. Asnjë nuk pretendon që të gjithë të ndërrohen brenda vitit, por që të shikojmë kompanitë që kanë bërë porositë, të ndihmojmë si me qeverinë polake, apo me qeveri të tjera. Me kolegët e BERZH jemi atë duke bërë planin e qytetit të gjelbër të Tiranës, ku Tirana është përzgjedhur si një nga qytete pilot. Kështu që edhe BERZH apo të tjera do të kishin interes të financonin operatorët privatë në këtë shndërrim gradual të flotës”, theksoi Veliaj, ndërsa deklaroi se në disa zona të kryeqytetit ka filluar puna për instalimin e pikave të karikimit të automjeteve elektrikë.

Përmirësimi i standardeve, i kushteve dhe i shpejtësisë së shërbimit është vetëm njëra anë e medaljes së transportit publik. Veliaj deklaroi se përmes autobusëve elektrik do të ulet dhe niveli i ndotjes në kryeqytet.

 Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi falënderoi kryebashkiakun Veliaj për ndërmarrjen e kësaj iniciative që kontribuon për një mjedis më të pastër. “Një përpjekje e cila jo vetëm realizon një pastërti të momentit, por mendon më afatgjatë për vitet dhe gjeneratat që do të vijnë”, deklaroi Klosi.

 Edhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri përgëzoi Bashkinë e Tiranës për këtë hap të rëndësishëm të hedhur në fushën e transportit publik. “Realisht dua ta përgëzoj Bashkinë e Tiranës për këtë iniciativë të guximshme, e cila patjetër ka edhe sfida brenda dhe kërkon një projekt të mirë menduar, që do të thotë që patjetër edhe qeveria shqiptare duhet të mendojë se si të incetivojë më shumë automjetet që punojnë me energji elektrike si automjete të cilat adresojnë edhe problemet e ndotjes por edhe objektivat që kemi në lidhje me efiçensën e energjisë elektrike. Është testi i parë, do kuptojmë avantazhet ekonomike pse jo me mbështetjen edhe të donatorëve, por edhe roli që do të luajë qeveria shqiptare në projektet e efiçensës së transportit, nëpërmjet transportit ekologjik nëpërmjet autobusëve me energji elektrike. Unë do të angazhohem sëbashku me kryetarin e Bashkisë për të bërë gjithçka në këtë drejtim dhe realisht dua ti them “bravo” Erionit për këtë iniciativë të parë”, theksoi Gjiknuri.

a.ç

Next Post
Kuriozitet/Si i kalojnë të vdekurit minutat e parë pas vdekjes: Të dhëna të reja

Kuriozitet/Si i kalojnë të vdekurit minutat e parë pas vdekjes: Të dhëna të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Nga Hormuzi pa taksa, te lehtësimi i sankioneve! Çfarë do të firmosin amerikanët me Teheranin?

June 12, 2026
PD kërkon rinumërim të votave, Manjani: Proces zhvarrimi, i vdekuri nuk ngjallet më

Vendimi i DASH për Berishën, Manjani: Ja pse është në favor të Edi Ramës

June 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

RTSH pa Botërorin: Një kujtesë për atë që u ndërtua dhe atë që u humb

June 12, 2026
Protestuesit, përcjellës mesazhi shprese apo zhurmues të jetës urbane?

Ish-deputeti i Ramës, në mbështetje të protestave: Frymëzuese! E ardhmja varet nga…

June 12, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të paqëndrueshme, kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në këto zona

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu, bien ndjeshëm temperaturat

June 12, 2026
Dramë në Guadalajara, Koreja e Jugut përmbys Çekinë në ndeshjen e dytë të Grupit A

Dramë në Guadalajara, Koreja e Jugut përmbys Çekinë në ndeshjen e dytë të Grupit A

June 12, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

“I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore. Marrëveshja firmoset në Europë

June 12, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Është e madhe dhe e hareshme sepse nuk ka (ende) gjë për të ndarë

June 11, 2026
Klosi: Heqja e “non gratës” për Berishën i ka mërzitur shumë demokratët, kanë zero shanse për të fituar

Klosi: Heqja e “non gratës” për Berishën i ka mërzitur shumë demokratët, kanë zero shanse për të fituar

June 11, 2026
Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In