• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Samiti i Triestes, për çfarë ranë dakord kryeministrat e Ballkanit

by Java News
13/07/2017 11:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme mori pjesë në Samitin e Triestes për Ballkanin Perëndimor, si etapa e radhës e Procesit të Berlinit, në vazhdën e samiteve të organizuara në Berlin (2014), Vjenë (2015) dhe Paris (2016).

Samiti u drejtua nga Kryeministri italian Paolo Gentiloni dhe morën pjesë Kancelarja gjermane Angela Merkel, Presidenti francez Emmanuel Macron, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë Federica Mogherini, Kryeministrat, Ministrat e Punëve të Jashtme dhe Ministrat e Ekonomisë të vendeve të BE-së dhe rajonit të angazhuara në Procesin e Berlinit.

Samiti shprehu mbështetjen e BE-së për vijimin e palëkundur të procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor, si përgjigja më e mirë ndaj sfidave të përbashkëta të kontinentit tonë. Gjithashtu, palët konfirmuan angazhimin e përbashkët për të afruar më tej vendet e rajonit me Bashkimin Evropian, nëpërmjet nismave të reja konkrete si “Zona Ekonomike Rajonale” dhe Traktati i Komunitetit të Transportit.

Për krijimin e “Zonës Ekonomike Rajonale” vendet e rajonit miratuan një plan masash për lehtësimin e shkëmbimit të mallrave, shërbimeve, kapitaleve dhe punës së kualifikuar. Këto hapa synojnë të bëjnë rajonin më tërheqës për investime dhe shkëmbime tregtare, duke përshpejtuar përafrimin me BE-në dhe duke sjellë rritje eknomike dhe të punësimit për qytetarët e rajonit.

Gjatë Samitit, Kryeministrat e pesë vendeve të rajonit dhe Bashkimi Evropian nënshkruan  “Traktatin e Komunitetit të Transportit”, i cili vendos mbi një bazë të re ligjore modernizimin e rrjetit infrastrukturor në rajon, duke synuar krijimin e një tregu të integruar të  transportit dhe linjëzimin me rregullat e BE-së.

Në fjalën e tij në sesionin e Ministrave të Punëve të Jashtme, Ministri Bushati theksoi kontributin e Shqipërisë për një bashkëpunim rajonal me efekte të prekshme në jetën e qytetarëve tanë.

Duke analizuar progresin e realizuar në kuadër të procesit të Berlinit dhe zhvillimet e fundit në rajon, Ministri Bushati u ndal dhe tek zhvillimet pozitive në vendin tonë, duke konfirmuar vendosmërinë për të vijuar me zbatimin e reformës në drejtësi, e cila do të ketë impakt pozitiv për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ministri shprehu besimin se këto arritje do të krijojnë terrenin e nevojshëm për marrjen vendimit të BE për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. ​ /ma.me

Next Post
Haradinaj dhe koalicioni PAN në Kosovë gjendet para testit të madh

Haradinaj dhe koalicioni PAN në Kosovë gjendet para testit të madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
Katër ditë para skadimit të afatit kushtetues për presidentin e ri të Kosovës, Kurti: Zgjedhjet janë të panevojshme

Edhe tre ditë për marrëveshjen, ose Kosova shkon sërish në zgjedhje

October 4, 2026
Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

Angelina Jolie i drejtohet botës me pamjet tronditëse: Çfarë ka mbetur nga Gaza?

October 4, 2026
Punën e armikut po e bëjmë vetë

Punën e armikut po e bëjmë vetë

October 4, 2026
FOTO/ Trafik droge me postë nga SHBA, kapen rreth 5 kilogramë e cilësisë së lartë me THC! Në pranga 20-vjeçari në Bathore, detajet e hetimit

Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi

October 4, 2026
DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

DETAJE / Viktima po çonte qumështin për të shitur, si ndodhi aksidenti në Korçë

October 4, 2026

Pse është rritur besimi në ekonomi në shtator?

October 4, 2026
Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

Nga Maldivet te Durrësi: zgjedhja surprizë e belgëve për pushimet verore

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com