• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT+ REPORTAZH/ Pas fasadës së Jalit, fshihet rrënimi i Vunoit

by Java News
04/01/2018 12:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cikli: “Antiheronjtë e “qyteteve të harruara”*

Nga Armando Meta & Javanews.al/

“Shpenzohen miliona për breçka kurse këtu fshati rrezikon të humbasë përfundimisht shtëpitë e vjetra që kanë një vlerë historike të jashtëzakonshme”.

Fshati Vuno në Jug të Shqipërisë, një nga fshatrat më të veçantë sa i përket arkitekturës dhe rrugicave që gjarpërojnë brenda tij, duket se është në prag të rrënimit. Çdo ditë nën tingujt e shurdhët të dallgëve të detit po fshihet një histori qindravjeçare. Vetëm pak kilometra poshtë fshatit ndodhet Jala, një vend tashmë mjafti i famshëm për turizmin elitar në Shqipëri, ku janë investuar miliona euro. Ndërsa edhe ata pak banorë që kanë mbetur në fshatin Vuno shikojnë me trishtim se përballë luksit në Jalë, fshati i tyre përjeton një mjerim padurues dhe po përpihet nga rrënimi. Nga 350 shtëpi që ka pasur fshati përpara viteve ‘90, tashmë kanë mbetur afro 105. Mosha mesatare e atyre që kanë mbetur dhe që vijojnë të nxjerrin tym nga oxhakët e shtëpive është mbi 65 vjeç. Të rinj nuk sheh asgjëkundi. Ndërsa mali me plehra gradualisht po mbulon të gjithë fshatin.

Niko Kolgjini, një banor i fshatit rreth të 70-ve, tregon se mrekullia e Vunoit mund të shihet e të shijohet tashmë vetëm në filmat e Dhimitër Anagnostit, një prej regjisorëve më të mëdhenj shqiptar, i cili është nga Vunoi.

“Kam punuar një jet të tërë në puset e naftës. Kam vendosur të kalojë vitet e pensionit në shtëpinë time në Vuno. Por pamja që është tani është shumë larg asaj çfarë ka përfaqësuar fshati Vuno ndër shekuj. Kudo ka shtëpi të braktisura. Plehrat gjendet në çdo hapësirë të fshatit, rrugë, shtëpi të braktisura, etj. Askush nuk vë më dorë. Edhe vetë banorët sillen sikur fshati të jetë i huaj për ta. Unë bëj çfarë mundem për t’i zbrapsur plehrat që sa vinë e po përpijnë tërë fshatin. Por mosha bën të vetën dhe çdo ditë ndjej se e kam të humbur betejën më plehrat”, shprehet ai.

Tek lëviz nëpër fshat shikon se shumë shtëpi kanë dekada që nuk hapen. Madje shikon deri edhe dryna “Shkodre” me të cilat janë mbyllur portat, dryna  të cilët janë prodhuara para viteve ’90.  Niko tek çapitet ngadal mbi gurët me të cilat janë shtruar rrugicat e fshatit na informon se mjaft ndërtsave u kanë mbetur vetëm 4 faqet e murit, pasi gjithshka që kanë pasur brenda është shembur.

“Këto faqe muri tashmë janë bërë dhe shumë të rrezikshme. Shyqyr zotit që të parët tanë kanë bërë mure të forta e cilësore kur kanë ndërtuar shtëpitë se do ishte bërë ndonjë hata. Gjithësesi koha ka bërë të vetën. Muret nga viti në vit sa vijnë e dobësohen e përbëjnë një rrezik të përhershëm. Çatitë janë rrënuar e ç’bie jashtë hyn brenda. Vunoi po përjeton vërtetë një agoni. Edhe turistët kur vinë e mbajnë frymën në Jalë. Shpenzohen miliona për breçka kurse këtu fshati rrezikon të humbasë përfundimisht shtëpitë e vjetra që kanë një vlerë historike të jashtëzakonshme. Edhe plehrat që gjenden lart e poshtë nëpër fshat në pjesën më të madhe i kemi ‘dhuarata’ nga turistët që vinë e shikojnë fshatin, bëjnë ca foto e i hedhin gjërat ku të mundin”, shprehet ai.

Tek ecën nëpër rrugët e zbrazura të Vunoit pamja vërtetë duket apokaliptike, e denjë për filma lufte me fshatra që gdhihen pas bombardimeve. Duket realisht si skena e luftës tek filmi “Gurët e shtëpisë sime’ të Anagnostit. Por ndërsa ato skena janë ekranizime, tashmë këto skena janë në jetë reale. Duket se banorët luten në Krisht e profetët bektashinj që fshatit të tyre t’i largohet mallkimi, por duket se as shenjtët s’i dëgjojnë më lutjet e tyre.

*“Ky botim u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- Soros. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit Soros”.

 

Next Post
Napoli kërkon Berishën për portën

Napoli kërkon Berishën për portën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

Fundjava sjell kaos në rrugë, bllokohet aksi Lezhë–Shëngjin nga fluksi i automjeteve

July 26, 2026
INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

INSTAT: Rriten flukset turistike, mbi 5 milionë shtetas të huaj vizituan Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit

July 26, 2026
Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

Tensionet rriten në Lindjen e Mesme, shpërthen cisterna në arterien kryesore të naftës

July 26, 2026
Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

Vlorë/ Zjarri masiv në Pyllin e Sodës vihet nën kontroll, digjen mbi 5 hektarë me pisha

July 26, 2026
“Epsteini” ynë

Dalldia e Besës

July 26, 2026
Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

Investime të qëndrueshme për të përshpejtuar tranzicionin e gjelbër

July 26, 2026
Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

July 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

Lufta në Lindjen e Mesme trondit tregun e naftës! Kina ul importet, SHBA përdor rezervat strategjike

July 26, 2026
Flakët përfshijnë Francën, Kosova shpreh gatishmërinë për të dërguar ndihmë

Flakët përfshijnë Francën, Kosova shpreh gatishmërinë për të dërguar ndihmë

July 26, 2026
Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

Rekord të ardhurash në arkën e shtetit, por miliona euro fonde mbeten pa u përdorur!

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In