• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

FOTOT+ REPORTAZH/ Në mbretërinë e djeshme të sheqerit, që sot athëton nën gërmadha

by Java News
15/08/2017 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cikli: “Antiheronjtë e “qyteteve të harruara”*

Nga Armando Meta & Javanews.al/

Një gjigand i gjunjëzuar. Kështu mund të vlerësohet sot ish Kombinati “8 Nëntori” në Maliq, që dikur zhurmonte nga puna, Në këtë kombinat prodhohej sheqeri, niseshteja, alkooli… ndërsa sot është një strehë e braktisur, ku fshihet lavdia e dikurshme. Ata që kanë punuar në këtë kombinat që sot është rrënojë, sa herë kalojnë në këto anë, kanë nostalgji për vitet e kaluara në korridore dhe fabrika të cilat duket se janë ende brenda godinës, duke përjetuar ndryshkjen nga koha. Dikur një qytet që ëmbëlsonte Shqipërinë, sot një vend që athëton vetveten.

Maliqi, ky qytet në juglindje të vendit, në Qarkun e Korçës, është krijuar vonë. Zanafillën e krijimit e ka në nëntor të vitit 1951, kur u inaugurua edhe fabrika e sheqerit, që mori emrin “8 Nëntori”. Me kalimin e viteve ai mori formë e zhvillim. Krahas fabrikës së sheqerit dhe aksesorëve të saj për prodhimin e niseshtesë, alkoolit dhe bërsive të panxharit për bujqësinë, u ndërtuan ndërmarrje shërbimesh, tregtare dhe komunale; u ndërtua shkolla e mesme, qendra shëndetësore, kinoklubi, shtëpia e kulturës, estrada dhe teatri amator, klubi sportiv etj. Duhet thënë se Maliqi ka nxjerrë shumë talente në art dhe në sport.

Sot, ky qytet me rreth 6 mijë banorë, i cili ndodhet 13 km larg qytetit Korçës, nuk i ka më ato fabrika për të cilat u krijua. Ata që kanë punuar aty, jetojnë me ëndrrën se një ditë do të bëhet më mirë… dhe kanë shpresë për një rihapje të mundshme të fabrikës, siç edhe është folur kohët e fundit; dhe sa herë hapen fjalë që kombinati do të vendoset në punë, ata më shumë se gjithçka, duan ta besojnë.

Premtimi qe shkrihet si…sheqeri

“Na kanë thënë që do hapet përsëri, por s’po shohim gjë. Dikur ishte i gjithë populli në punë, ndërsa sot, i gjithë populli në kafene”- shprehet një nga banorët teksa na sheh duke bërë fotografi në këto gërmadha. Të rinjtë preferojnë të ikin larg, ndërsa ish Kombinati, simboli i qytetit, është kthyer në një grumbull gërmadhash dhe simbol të papunësisë… Ndaj një fjalë e vetme banorëve u zgjon shpresën se, pavarësisht pamundësisë për të punuar në një “kohë të dytë” aty, ky kombinat do të fillojë të punojë përsëri ashtu si dikur.

Në fakt, po të futesh në kombinat shikon këtë madhështi dhe brengën që sjell më pas braktisja e tij. Gjithçka rreth kësaj rrangalle të përzihet me të kuqen e murrëtyer të tullave. Në këto kohë, ndoshta ky vend mund të shërbejë vetëm për artistët e artit kontemporan, që duan të hapin ekspozita dhe t’i kthejnë këto gërmadha në atraksion turistik.

Maliqi i shtëpive me tulla dhe çati me tjegulla, sot mbahet nga emigrimi dhe ajo pak bujqësi dhe blegtori… Qyteti e ka të rrënjosur shumë të shkuarën, ndërsa për të ardhmen pak flitet. Dhe njerëzit në Maliq e kanë fituar të drejtën që të jetojnë me të shkuarën, sepse aty janë pikat e tyre të referimit, ndërsa e ardhmja për ta duket se është larg, shumë larg. Duket se qyteti i Kombinatit të Sheqerit që ëmbëlsonte shqiptarët në kohën e hidhur të diktaturës, sot është thjesht një hidhësi e botës së çuditshme shqiptare.

Si u popullua Maliqi?

Pas bonifikimit të kënetës, Maliqi u popullua nga banorë të krahinave përreth si dhe nga shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Menjëherë pas bonifikimit u nis ndërtimi i Kombinatit të Sheqerit, një vepër madhore për ekonominë e Shqipërisë, një kombinat i cili ishte ndër më të mëdhenjtë në gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kështu nga mesi i viteve ’50 u vendos në punë kombinati i sheqerit që punësoi më shumë se gjysmën e popullsisë së asaj kohe. Kombinati i sheqerit në Maliq ishte ndërmarrja e parë e madhe e industrisë ushqimore shqiptare dhe një nga veprat e mëdha të planit të parë 5-vjeçar, që përfundoi në vitin 1951. Më 1960 u bë rikonstruksioni i parë duke rritur aftësinë prodhuese të sheqerit 30 për qind, atë të tharjes së bërsive 50 për qind dhe të TEC 50 për qind. Njëkohësisht u ngritën fabrika e alkoolit, ajo e majasë së bukës dhe e gazit karbonik ushqimor. Më 1967 Kombinatit të Sheqerit iu shtua edhe fabrika e nishestesë dhe e glukozës. Më 1979 u bë përsëri një rikonstruksion i fabrikës së sheqerit, duke rritur aftësinë përpunuese ditore 3,7 herë në krahasim me atë të vitin 1951.

Rikthimi në kënetë

Të 1250 hektarët e fituara nga tharja e kënetës së Maliqit, çdo vit në kohë reshjesh të mëdha, kthehen përsëri si dikur, në kënetë. Uji mbulon sipërfaqe të konsiderueshme tokash të mbjella duke sjellë dëme për të gjithë fermerët. Ara të mbjella me grurë apo të bëra gati për kulturat e tjera mbulohen me ujë dhe lirohen vonë në pranverë, kur e bën të pamundur mbjelljen e kulturave bujqësore. Nga katër hidrovorë, asnjë nuk punon. Çdo vit për shkak të reshjeve të shumta, lumi i Devollit çan argjinaturat dhe përmbyt një sipërfaqe toke prej 5000 ha në Fushën e Maliqit. Kjo dukuri e përsëritur ka pasur si shkak mos thellimin e mjaftueshëm të shtratit të lumit Devoll në kohën e bonifikimit të Kënetës së Maliqit.

*“Ky botim u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- Soros. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit Soros”.

 

Next Post
‘Kryeministri u kthye nga emigracioni dhe mori haber se çfarë ndodh në Shqipëri’

Vasili bën thirrje për Pakt Kombëtar për Ekonominë: Investimet e huaja në nivelin më të ulët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

“Parlamenti organizatë kriminale”- Berisha akuzon PS për Territorialen, paralajmëron edhe dërgimin në Kushtetuese: Po mbledhim firmat për referendum!

October 9, 2026
Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

Operacion i madh kundër karteleve të drogës nga “Europol”, 50 të arrestuar në Ballkan! Droga kalonte me kamionë, sekuestrime nga Spanja në Turqi

October 9, 2026
Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

Protesta e dhunshme para Parlamentit, Policia arreston 3 persona, 6 të tjerë procedohen penalisht!

October 9, 2026
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë

October 9, 2026
“Mora drejtësinë që meritoja”, KPA e riktheu në detyrë, reagon prokurorja Antoneta Sevdari

Vettingu e shkarkoi, pas fitores në Strasburg rikthehet në sistem! Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme

October 9, 2026
Propozimi i PD-së së Berishës për hartën Territoriale: 95 bashki në total, të shtohen 34 njësi vendore

Harta vendore ndër vite! Nga rrethet, te bashkitë e zgjeruara, ja historiku i ndarjes administrative në Shqipëri

October 9, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Kushtetuesja merr vendimin, pranon pjesërisht kërkesën e Berishës! E rikthen çështjen e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë

October 9, 2026
Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

Sfida direkte me Finlandën, kuqezinjtë kërkojnë mbështetje dhe një stadium të tejmbushur! Luhet për vendin e parë në Ligën e Kombeve

October 9, 2026
“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

“S’do lejoj njerëzit e gabuar të pengojnë përmbushjen e qëllimit”- Rama mesazh me AI: Jo të gjithë ata që ecin pranë teje, e vazhdojnë rrugën bashkë me ty

October 9, 2026
Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Kukësit!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com