• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT+ REPORTAZH/ Mallkimi i Liqenit, që zoti e krijoi për të shëruar sëmundjet

by Java News
20/09/2017 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Cikli: “Antiheronjtë e “qyteteve të harruara”*

Nga Armando Meta & Javanews.al/

Teksa kalon me makinë urën e re të Bunës, ura antike, që qëndron prej më shumë se një shekulli, duket sikur të vështron me xhelozi, pasi ajo tashmë ka mbetur si një relike mbi 120-vjeçare e që shërben vetëm për kalimtarët dhe peshkatarët. Në rrugëtimin drejt Shirokës, 6 kilometra larg qendrës së Shkodrës, përmendet një histori të hershme të mjekëve që u kërkonin njerëzve që të mos vizitoheshin tek ai për sëmundjet pulmonare, por të shkonin të pushonin në Shirokë e Zogaj, pasi atje është vendi ideal kurativ.

Shiroka & Zogaj

Shiroka dhe Zogaj janë zonat më atraktive për zhvillimin e turizmit pranë Liqenit të Shkodrës. Territoret e dy fshatrave të Shirokës dhe Zogajt, me sipërfaqe respektive 66 hektarë dhe 80 hektarë, janë përfshirë brenda kufirit administrativ të qytetit të Shkodrës, e kjo që nga janari i vitit 1997. Ka një sipërfaqe prej 600 hektarësh, e cila shërben si zonë turistike, me një gjatësi vije ujore rreth 14.5 km, nga e cila rreth 10 km kanë breg shkëmbor dhe 4.5 km fushor. Shiroka ndodhet rreth 6 kilometër larg qytetit. Ndërsa Zogaj është 4 km larg Shirokës, e 10 km larg Shkodrës. Përgjatë kësaj distance në dy fshatrat jetojnë rreth 500 familje, një pjesë e të cilëve janë vendosur pas viteve 1990 e këtej. Në qendër të Shirokës “zyrtarisht” shfaqen vetëm dy hotele, me tabela jo shumë larg njëra-tjetrës. Kabinat e kohës së monizmit nuk ekzistojnë, janë prishur ose tjetërsuar. Bujtës janë banorët e shtëpive, të cilët i lëshojnë me qira ambientet e tyre, kundrejt një pagese që shkon deri 25 mijë lekë të reja për 15 ditë. Buzë liqenit, pronari i lokalit ka vendosur disa çadra prej kashte dhe shezlongë, por aty nuk ka asnjë plazhist.

“Plazhistët” e vetëm janë rosat (rikat siç quhen në Shkodër) që notojnë të qeta. Liqeni i Shkodrës, para viteve ‘90, për shumë të rinj të brezave të ndryshëm ishte i vetmi vend për pushime e zbavitje për qytetin, pasi ishte e pamundur të udhëtoje drejt Velipojës, që ndodhet 40 kilometra larg qytetit. Në vitet ‘90 kishte disa kabina të pakta pushimi, e këto në qendër të Shirokës. Administroheshin nga Komiteti Ekzekutiv i PPSH-së që asaj kohe. Në atë kohë ekzistonte dhe Shtëpia e Pushimit për Fëmijët. Tashmë godina antike i është kthyer pronarit, familjes së trashëgimtarit të Mbretit Zog. Edhe sot e kësaj dite, plazhistët janë të pakët, numërohen me gishta, ku dominojnë sërish fëmijët. Nëse pyet për numrin e turistëve ndër vite, zyrtarët e bashkisë nuk dinë se çfarë shifre të japin. Udhëtimi drejt Zogajt, duket sikur do të japë ndonjë panoramë tjetër. Por, rruga nuk ka ndryshuar që në kohën e komunizmit, e shkurtër në gjerësi, gjarpëruese, me kthesa të shumta. Ajo është njëkalimëshe. Shoferët duhet të kenë kujdes të mos i dalë ndonjë makinë tjetër përpara, pasi nuk ke mundësi të ndërrohesh. Pas 10-15 minutash udhëtim, shfaqet qendra e Zogajt. Me shtëpitë e vjetra karakteristike dhe shkallët prej guri që përdoren për ngjitje. Dhe këtu ka shumë vila të reja. Janë të ndërtuara dhe në buzë të liqenit. Te pista e ndërtuar si shëtitore, që quhet si pjesë e molit, janë disa fëmijë të cilët e përdorin këtë vend si trampolinë për t’u hedhur. Kola, banor i kësaj zone, thotë se po të kërkosh shtëpi pushimi mund të gjesh, madje t’i tregon dhe me vendet bosh se ku janë. “Për 15 ditë mund të paguani 200 mijë lekë (të vjetra)”, thotë Kola, i cili zanatin e përhershëm ka peshkimin. Atë e gjejmë pranë godinës së peshkimit të Zogajt, pak metra më tutje, nën hije pushojnë dhe disa peshkatarë. E pyes nëse ka pushues. “Këtë sezon veror ishin të pakët në numër. Por ka njerëz që vijnë nga Durrësi dhe Tirana”, thotë 45-vjeçari Kola, ndërsa gjerb cigaren e dredhur nga qesja e duhanit me markën ‘Tarabosh’. Ai shpreh pakënaqësi dhe për investimet, ku thotë se “Zogaj asht lan në harresë”. Ndërsa i lumtur shprehet për peshkimin. Sipas Kolës, krapi, “mbreti” i liqenit po zihet mirë sivjet.

Investimet

Prej 20 vitesh nuk ka ndonjë investim të mirëfilltë, si nga shteti apo privati për ndërtimin e ndonjë resorti të mirëfilltë. Në kohën e regjimit komunist ka ekzistuar teoria që qyteti duhet të qëndrojë larg ujit. Pra ndërtimet duhet të jenë larg pjesës së detit apo liqenit. Tashmë ka dyndje të ndërtimeve pa leje, kryesisht në zonën e Livades, matanë bregut të Shirokës, në periferi të qytetit të Shkodrës. Ndërtimet e krijuara në këtë zonë janë kërcënim për banorët që jetojnë atje, pasi në dimër, liqeni i rikthehet shtratit të tij natyral. Problemi kryesor, përveç mungesës së investimeve në zonën e Shirokës, është ai i tokave.

Kërcënimet nga ndotja

Që nga viti 2005, liqenit të Shkodrës i është dhënë një status i veçantë, që detyron shtetin shqiptar të mbrojë këtë pasuri të rrallë në Ballkan. Liqeni i Shkodrës dhe lumi i Bunës janë të ligjëruara si zona të Mbrojtura (Category IV and V of IUCN), dhe bëjnë pjesë në Konventën e Ramsar. Vendimi për shpalljen e kësaj zone u mor nga qeveria e atëhershme në vitin 2005, e cila prek një sipërfaqe prej 49,562 ha, por hyri në fuqi në shkurt të 2006-s. Paradoksi qëndron se Mali i Zi e ka shpallur Park Kombëtar pjesën e liqenit që në vitin 1983. Profesor Mahir Hoti, drejtuesi i Forumit për Mbrojtjen e Mjedisit për Liqenin e Shkodrës, shprehet se ka ardhur momenti që kësaj zone t’i ndryshohet statusi. Qeverisë i është propozuar që liqenit të Shkodrës, pjesës shqiptare, t’i jepet statusi i Rezervës së Biosferës.

Duke e ruajtur si tip rrathësh këtë zonë, duke i lënë mundësi zhvillimit të kontrolluar për turizmin, si dhe deri për mbrojtjen e ekosistemit. Kombinati i Aluminit, në Malin e Zi, i derdh mbetjet e kimikateve në lumin Moraça, dega kryesore e furnizimit me ujë për liqenin e Shkodrës. Ky lum që ka prurje 200 metër kub në sekondë, i transporton mbetjet kërcënuese për liqenin nga Mali i Zi deri në Shkodër. Ky është një ndër problemet kryesore të ngritura nga ambientalistët, ndotjet kimike që krijohen nga shkarkimet e fabrikës. Profesor Mahir Hoti jep alarmin se liqeni i Shkodrës po shfaq një dukuri të frikshme, atë të cektëzimit. Tashmë, edhe pse me një strukturë tektonike, nuk mund të flitet se thellësia e liqenit shkon deri në 5 metra. Pra tharja e liqenit është fenomeni i ri. Në pjesën hyrëse të qytetit dukshëm të shfaqet ngushtimi i pjesës ujore, e kjo nga hedhja pa kriter të inerteve, që bëhen me qëllim të caktuar për të fituar tokë dhe për të ndërtuar. Rritja e barishteve është e frikshme në këtë pjesë. Problem tjetër është hedhja e ujërave të zeza në liqen, që kryesisht është në zonën e Malësisë së Madhe, pjesa e Koplikut, e Tuzit të Malit të Zi. Gropat septike pranë bregut të liqenit janë një problem më vete.

Epilog

Përfundimi i impiantit për përpunimin e ujërave të ndotura Shirokë-Zogaj, si dhe pyllëzimi gradual i bregut perëndimor të zonave Shirokë – Zogaj do të ndikonte në ruajtjen dhe përmirësimin e ekosistemit ujor të liqenit të Shkodrës. Gjithashtu kërkohet sensibilizimi i popullatës për zonat e ndotura të liqenit, ku paralajmërohet shmangia e kryerjes së plazhit në sezonin e verës nga plazhistët e rrallë. Faji për këtë situatë nuk mund t’u vihet vetëm institucioneve, por edhe banorëve të zonës, të cilët nuk e mbrojnë si duhet këtë ‘dhuratë të Zotit’. Nuk ia dinë vlerat e papërsëritshme që ofron zona e Shirokës dhe Zogajt. Ata duhet të ndërgjegjësohen në mënyrë që të mos jetë tepër vonë, për të shpëtuar liqenin më të madh të Ballkanit.

*“Ky botim u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë- Soros. Mendimet dhe opinionet e shprehura në të i përkasin autorëve dhe nuk përkojnë domosdoshmërisht me qëndrimet e Fondacionit Soros”.

 

Next Post
Ja deri kur do ketë reshje, fundjava befason sërish…

Ja deri kur do ketë reshje, fundjava befason sërish...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

“Do ngremë flamurin amerikan mbi tokën e Jerusalemit”, SHBA nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e ambasadës së re

July 1, 2026
Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

Vangjeli: Adresimi i shqetësimeve të protestuesve, prioritet urgjent! Nevojitet rishkrimi i Kushtetutës dhe rithemelimi i Republikës

July 1, 2026
VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

VIDEO/ Tkurret protesta para Kryeministrisë në ditën e 32-të, ja sa ishte pjesëmarrja në orën 21:45

July 1, 2026
Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

Protestë e paralajmëruar nesër para Kuvendit, aktivistët: T’i ndalojmë deputetët të futen! Merrni vezë e miell me vete

July 1, 2026
Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

Deputeti i PS: Qeveria, e gatshme të dëgjojë një përfaqësi të protestuesve! Duhet transparencë në çdo veprim

July 1, 2026
Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

Lista e votimit për Kryesinë e PD, Zhupa: Po krijojmë një ekip për zgjedhjet e reja! 40% e përfaqësuesve gra dhe 40 % të rinj

July 1, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Mandati i zgjedhur i Veliaj doli se është më i fortë se prangat e SPAK

July 1, 2026
Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

Protesta në Tiranë/ Imitohet rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës me foton e Ramës (FOTO)

July 1, 2026
Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

Serbia futet në epokën e re të mbrojtjes ajrore me sistemin kinez HQ-9, rritet shqetësimi në NATO

July 1, 2026
SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

SHBA: Irani do fitojë më shumë duke respektuar Marrëveshjen sesa duke vendosur taksa në Hormuz

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In