• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(FOTOT) Përmbytjet/ Ministrja Xhaçka dhe ambasadorët presin ardhjen e ndihmave nga BE

by Java News
15/12/2017 15:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në Qendrën e Pritjes dhe Administrimit te Ndihmave për përmbytjet e fundit pranë Komandës Mbështetëse, ka filluar ardhja e ndihmave të para nga jashtë.Deri tani, veç vendeve fqinje që kanë dërguar ndihma, Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, i janë përgjigjur pozitivisht edhe disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, nëpërmjet Qendrës Koordinuese për Reagimin ndaj Emergjencave (Emergency Response Coordination Centre, ERÇ). Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe përfaqësuesit diplomatikë të këtyre vendeve, ishin në  Komandën Mbështetëse, ku panë nga afër ndihmat e ardhura nga vendet e tyre, si dhe takuan një pjesë të efektivëve që kanë qenë të angazhuar në përballimin e përmbytjeve.

Ministrja Xhaçka falënderoi përfaqësuesit e vendeve që kanë ofruar ndihma për përballimin e kësaj situate dhe vlerësoi angazhimin e ushtarakëve shqiptarë, jo vetëm gjatë ditëve më të vështira, por edhe në fazën e post – menaxhimit. “Ndihma juaj është e çmuar për popullsinë në nevojë, por edhe për ne si Ministri e Mbrojtjes, pasi edhe sot që flasim, forcat tona të komandës mbështetëse vazhdojnë të jenë në krye të detyrës, duke u qëndruar pranë njerëzve më të rrezikuar,si pasojë e reshjeve të rënda që goditën vendin tonë. Struktura të veçanta të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë angazhuar fuqishëm për menaxhimin dhe shpërndarjen e të gjitha donacioneve ndërkombëtare. Në emër të Qeverisë shqiptare ju siguroj se të gjitha donacionet do të përdoren edhe për të ndihmuar, edhe për të rikuperuar gjendjen pas katastrofës, dhe se shpërndarja do të jetë e hapur dhe transparente”- u shpreh ministrja Xhaçka.

Në fjalën e saj, ambasadorja e  Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, vlerësoi investimet e qeverisë për parandalimin e përmbytjeve edhe më të mëdha, dhe falënderoi efektivët e angazhuar në zonat e prekura. “Dëshiroj të falënderoj të gjithë ju për këto arritje që janë bërë tashmë edhe përsa i përket parandalimit të rezultateve negative që sjellin përmbytjet sepse ajo që kemi parë është që Shqipëria është më mirë e përgatitur se më parë, kjo edhe në sajë të investimeve që janë bërë në lumin Vjosë. Dëshiroj t’ju falënderoj ju që jeni këtu përpara nesh për punën e shkëlqyer që keni bërë sepse ju keni qenë atje gjatë gjithë kohës me të gjithë ata njerëz që kanë pasur këto probleme dhe që kanë përjetuar fatkeqësitë dhe duke qenë atje ju iu keni dhënë atyre shpresë”- tha ambasadorja Vlahutin, e cila premtoi në të ardhmen asistencë më të mirë, më të shpejtë dhe më të organizuar, nga BE.

Nga ana e tyre, ambasadorët e Austrisë, Greqisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë vunë në dukje funksionimin e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, si dhe premtuan të jenë bashkëpunues sa herë të jetë e nevojshme. Ndihmat e para nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së kanë ardhur nga Greqia dhe Sllovenia, ndërkohë që ditën e sotme e në vijim pritet të vijnë ato nga Austria, Franca dhe Sllovakia. Italia ka dërguar një mision për të vlerësuar kushtet e urave të dëmtuara, si dhe po shqyrton ofertën e mëvonshme. Përveç produkteve ushqimore dhe veshmbathjeve, vendet anëtare të BE kanë ofruar edhe mjete dhe pajisje të ndryshme logjistike, për të përballuar situata të tjera të ngjashme. Ndërkohë, Forcat e Armatosura, nëpërmjet Komandës Mbështetëse kanë filluar shpërndarjen e ndihmave pranë banorëve të prekur nga përmbytjet e këtij fillimuaji.  /MA.ME

Next Post
“Isuf Kalo u hoq nga Enveri për shkak se desh vdiq Sokoli, për një gabim trashanik diagnostik”

“Isuf Kalo u hoq nga Enveri për shkak se desh vdiq Sokoli, për një gabim trashanik diagnostik"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet në Fier autori i krimit makabër në Lushnje

August 24, 2026
Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

Stuhia e fuqishme godet Baltikun! Mbi 200 mijë familje pa energji në Letoni dhe Lituani, dy viktima

August 24, 2026
Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

Degjeneron protesta para Kryeministrisë! Burri godet me shkop gruan (VIDEO)

August 24, 2026
Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

Netanyahu: Irani tentoi të vriste një nga djemtë e mi, komploti u mbajt sekret për muaj

August 24, 2026
E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

E rëndë në Lushnjë! Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

August 24, 2026
Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

Pse u shtuan eksportet në korrik 2026?

August 24, 2026
Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

Ministri Nufi: Koordinojmë prioritetet e qeverisë, në qendër qytetari dhe Shqipëria 2030 në BE

August 24, 2026
Alarm për sulme ajrore në Kiev, Antonio Costa dhe Presidenti finlandez evakuohen në strehë

Alarm për sulme ajrore në Kiev, Antonio Costa dhe Presidenti finlandez evakuohen në strehë

August 24, 2026
Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

August 24, 2026
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë shuar 14 vatra, 6 ende aktive

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com