• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Pasojat e tërmetit të tmerrshëm, shkon në 27 numri i viktimave në Meksikë

by Java News
08/09/2017 15:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meksika u trondit nga një tërmet i fuqishëm mbi 8 ballë, sipas sizmiologëve meksikanë. Njoftohet për shkatërrime dhe të paktën 27 viktima në zonën e brigjeve të paqësorit në Jug të Meksikës.

Pas një mbledhjeje të Qendrës Kombëtare për Kujdesin në Katastrofa, presidenti i vendit Enrique Peña Nieto, deklaroi, se në shtetin federal Oaxaca ka dhjetëra të vdekur. Instituti i Sizmiologjisë në Meksikë fillimisht komunikoi një forcë prej 8,4 ballësh të tërmetit duke e ulur më pas atë në 8,2 ballë. Tërmeti ndodhi, sipas këtyre të dhënave, 137 km në juglindje të Tonalas në një thellësi prej 19 km. Ky ishte tërmeti më i fortë qysh prej 100 vjetësh në vend, duke iu referuar presidentit të vendit Enrique Peña Nieto.

Të tilla tërmete të forta çlirojnë një energji, e cila akumulohet prej dekadash nga lëvizjet e pllakave tektonike, i tha agjencisë DPA, prof. Marco Bohnhoff, drejtues i seksionit të gjeomekanikës dhe reologjisë në Qendrën gjermane të Hulumtimeve të Gjeodezisë në Pocdam (GFZ). Gjatë një tërmeti të forcë 8 ballë dy pllaka tektonike në përmasat 300 me 50 km lëvizin brenda sekondash duke u zhvendosur disa metra nga njera-tjetra.

Kjo lëvizje çliron energji në formën e valëve, që shkaktojnë lëkundje deri në largësinë prej 100 km, shpjegon më tej Bohnhoff. Kësaj i shtohet edhe fakti që rajoni i qytetit Meksiko është ndërtuar në territorin e një liqeni të tharë. Kjo ka bërë që të intensifikohen lëvizjet e tokës, si në rastin e tërmetit të fundit në këtë rajon në vitin 1985, tha Bohnhoff. Ky territor është pjesë e unazës së zjarrit përreth Paqësorit.

Aty ndodhin vazhdimisht tërmete të fuqishme, që mund të arrijnë deri në 9 ballë të shkallës Richter. Për Meksikën dhe të tjerë vende përreth Paqësorit deri në Ekuador pati edhe paraljëmrim për Cunami. Tërmeti ishte i lokalizuar në brigjet e paqësorit në shtetin federal Chiapas dhe lëkundjet e tij janë ndjerë dukshëm deri në kryeqytetin Meksiko 700 km larg si dhe në vende të tjera të rajonit.

Lëkundjet janë matur madje edhe në Berlinin 10.000 km larg Meksikës, tha  Josef Zens nga qendra GFZ. Në Berlin ka pasur një luhatje lartë e poshtë të valës prej 8,5 milimetrash.dw

a.ç

Next Post
Ish-ministri i rëndësishëm mungon në mbledhjen e grupit të PS

Ish-ministri i rëndësishëm mungon në mbledhjen e grupit të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt

“Vetëm me iranianët ka lidhje, jo me UÇK-në”, ministri Nufi i përgjigjet Goxhajt

June 23, 2026
Rama për Bloomberg: Protestat s’do të ndalin projektet luksoze në Zvërnec dhe Sazan

Rama për Bloomberg: Protestat s’do të ndalin projektet luksoze në Zvërnec dhe Sazan

June 23, 2026
Miliarda dollarë mund të rikthehen në ‘duart’ e Teheranit

Miliarda dollarë mund të rikthehen në ‘duart’ e Teheranit

June 23, 2026
Deputetja e PS sulmon Dritan Goxhajn: Karikaturë gjeopolitike, antiamerikan!

Deputetja e PS sulmon Dritan Goxhajn: Karikaturë gjeopolitike, antiamerikan!

June 23, 2026
“Më mori në telefon”, banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

“Më mori në telefon”, banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

June 23, 2026
Ndryshimet klimatike po e bëjnë Evropën më të ekspozuar ndaj valës ekstreme të të nxehtit

Ndryshimet klimatike po e bëjnë Evropën më të ekspozuar ndaj valës ekstreme të të nxehtit

June 23, 2026
As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

As këtë herë! Ylli Zalla ‘u shpëton sërish’ kontrolleve të policisë

June 23, 2026
Hoxha sulmon protestuesin, reagon Rama: Po ti, për llogari të kujt je futur në protestë?

Hoxha sulmon protestuesin, reagon Rama: Po ti, për llogari të kujt je futur në protestë?

June 23, 2026
Fshihej në Shëngjin, arrestohet 22-vjeçari i kërkuar nga Spanja për tentativë vrasjeje

Në kërkim për tentativë vrasjeje, arrestohet 41-vjeçari

June 23, 2026
Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

Bejruti: Negociatat ballë për ballë me Izraelin, e vetmja mënyrë për të siguruar fundin e luftës

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In