• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Nga “Ujësjellsi i Vranishtës” tek “Ura e Vashës”, shpallen zonat e mbrojtura për 12 monumente të reja të trashëgimisë

by Java News
16/11/2017 15:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me propozim të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar zonat e mbrojtura për 12 objekte me status monument kulture.  Me anë të këtij vendimi, për monumentet e kulturës përcaktohet një sipërfaqe toke ose trualli përreth, si zonë mbrojtëse, në përputhje me vlerat e tyre arkitektonike, me përshtatshmërinë e tyre urbanistiko-estetike, me rrethinën si dhe me rrethanat ekologjike.

12 zonat e mbrojtura të miratuara së fundmi i shtohen listës prej 89 zonave të tjera të monumenteve të kulturës të shpallura  përgjatë periudhës 2014-2017  nga Instituti i Monumenteve dhe Ministria e Kulturës.

Mbrojtja e zonave përreth objekteve të trashëgimisë ka qenë një ndër masat e para që ministrja Mirela Kumbaro ndërmori në mandatin të saj të parë në krye të Ministrisë së Kulturës duke pezulluar edhe lejet zhvilllimore që preknin këto zona për shkak të gjendjes alarmante që paraqitej 4 vjet më parë.

Tashmë zonat përreth objekteve të trashëgimisë mbrohen si pasuri publike dhe si pjesë përbërëse e panoramës dhe e peizazhit natyror, i cili ndihmon në ruajtjen dhe evidentimin e Trashëgimisë Kulturore.

Përmasat e zonës mbrojtëse përcaktohen pas një studimi të bërë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, me qëllim mbrojtjen e territorit përreth monumentit të kulturës, ku ndalohet çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor.

Lista e Zonave të Mbrojtura të Monumenteve të Kulturës të miratuara në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Restaurimeve janë:

  1. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Kisha e Shën Mëhillit”, Vithkuq, Korçë
  2. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ujësjellësi i Vranishtit”, fshati Vranisht, Bashkia Vlorë

3.Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Bratajt”, fshati Brataj, Bashkia Vlorë

4.Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Frëngut”  fshati Gjorëm, Bashkia Vlorë

5.Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur “Ura e Kaurit (frëngut)” fshati Poshnje, Bashkia Ura Vajgurore

  1. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ura e Tamarës mbi lumin Cemi i Vuklit dhe Hani pranë saj”, fshati Tamarë Kelmend, Bashkia Shkodër
  2. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ura e Vashës”, fshati Klos, Bashkia Mat
  3. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ujësjellësi i Bënçës”, fshati Bënçë, Bashkia Tepelenë,
  4. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ura e Kamares”, në Fshatin Mirakë, Bashkia Librazhd
  5. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ura e Mesit mbi Përroin e Kirit Mes”, Bashkia Shkodër
  6. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Ura e Zotos”, Vithkuq, Bashkia Korçë
  7. Miratimin e propozimit të IMK-së për shpallje të Zonës së Mbrojtur“Kisha e Shën Mërisë, Vithkuq” Bashkia Korçë

Next Post
Bizneset serbe e shqiptare paguajnë më shumë taksa në raport me fitimin

Raporti i BB, 3.8 % rritja ekonomike për 2017-ën, në 2018-ën zbret në 3.6 %

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com