• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Momentet më pikante nga festa në Tiranë për Ditën e Verës

by Java News
14/03/2018 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Tirana u kthye sot në qendrën e festimeve të Ditës së Verës. Mijëra qytetarë të të gjitha moshave iu bashkuan aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga ana e Bashkisë së Tiranës që nisën që në orët e para të ditës.
Ndërsa vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e nisi ditën duke mbjellë pemë me fëmijët në Parkun e Liqenit, ndërsa për qytetarët festa nisi me muzikë të luajtur nga DJ tek Liqeni Artificial dhe paradën e fëmijëve të shkollave nga që u bënë pjesë e Karnavaleve të Tiranës nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial. Nuk munguan as varkat dhe kanoet për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve te Liqeni Artificial. Këngëtarët Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa,Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band dhanë shfaqje dhe argëtim në zonën ededikuar të rinjve në një koncert përballë kryeministrisë.
Po ashtu për të apasionuarit e muzikës moderne ishte menduar edhe koncerti “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës me Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj. Natyrisht që “qershia mbi tortë” në këto festime ishte “Tirana Open Air Shoë” ku një nga pilotët më të mirë në botë, Martin Sonka, dhuroi një shfaqje në qiellin mbi Sheshin “Skënderbej” me aeroplanin e tij sportiv. Por natyrisht që festa nuk ka mbaruar ende, pasi pasdite deri në mesnatë do të ketë tjera aktivitete.
Kështu 3 Musketjerët do të japin një koncert të Pazari i Ri në orën 20.00, ndërsa “Street Party” me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic do jetë një mundësi e mirë për gjithë të rinjtë për tu argëtuar deri në mesnatë në rrugët e ish – Bllokut. Por natyrisht që më shumë se sa fjalët atmosferën festime që mbizotëroi sot në kryeqytet e sjellin pamjet e mëposhtme ku janë fiksuar disa nga momentet më të veçanta.  /a.ç
Next Post
Lënia e duhanit ka një ndikim të dysfishtë

Doni të lini cigaren? Disa mënyra efektive për të luftuar duhanpirjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Momenti kur Agron Shehaj rrëmben marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

VIDEO / Momenti kur Agron Shehaj rrëmben marrëveshjen me SHBA dhe ikën me vrap

July 27, 2026
Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona

Protesta para Parlamentit, shoqërohen nga Policia 6 persona

July 27, 2026
U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit

U arrestuan të premten, Gjykata u ndalon dy protestueve daljen jashtë shtetit

July 27, 2026
Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

Kritikat për Kupën e Botës, Infantino: Kush ushqeu urrejtjen, humbi emocionet dhe gëzimin

July 27, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Jo më shumë se 50 bashki, PS do të depozitojë brenda këtij sesioni projektligjin e ndarjes territoriale

July 27, 2026
Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i Posaçëm zbut masën ndaj 35-vjeçarit

Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, Apeli i Posaçëm zbut masën ndaj 35-vjeçarit

July 27, 2026
Berisha, akuza të reja ndaj Ramës: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet!

Berisha, akuza të reja ndaj Ramës: Zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet!

July 27, 2026
“Transformim sizmik para syve tanë”, Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë për demokracitë evropiane

“Transformim sizmik para syve tanë”, Hoxha: Mbrojtja e hapësirës së informacionit është sfidë për demokracitë evropiane

July 27, 2026
Sot, seancë maratonë në Kuvend. Shtatë institucione ‘japin llogari’ para deputetëve

Me 75 vota pro, Kuvendi kalon me procedurë të përshpejtuar huanë 302 milionë $ nga SHBA

July 27, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In